RI-IN-VEST/Punësim një ndër shtyllat kryesore të projektit

Punësimi i 100 të kthyerve nga emigracioni në Shqipëri brenda vitit 2020, do të bëhet i mundur falë projektit “Riintegrimi i të kthyerve nga emigracioni dhe investimi për ta në Shqipëri”(RE-IN-VEST), financuar prej Qeverisë Gjermane dhe implementohet nga GIZ Albania.

Ky qëllim do të arrihet në sajë të bashkëpunimit me zyrat rajonale dhe vendore në vlerësimin e tregjeve të punës, krijimin e urave lidhëse për informacione mbi vendet e lira të punës, si dhe kategorizimin e aksesimin e kthyerve nga emigracioni në kurset profesionale.

Projekti që zbatohet nga World Vision në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes u prezantua në bashkinë e Dibrës. Punësimi si një ndër shtyllat kryesore të riintegrimit të këtyre të kthyerve, u diskutua me zyrtarë të pushtetit vendor, me përfaqësues të zyrave të punës dhe emigracionit.

 

#REINVEST