RE-IN-VEST/Mbështetje për 100 biznese të vogla për të kthyerit nga emigracioni

1

100 biznese të vogla (start-ups) për të kthyerit nga emigracioni do të mbështeten nga projekti “Riintegrimi i të kthyerve nga emigracioni dhe investimi për ta në Shqipëri”(RE-IN-VEST),  financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ.

Projekti synon të sigurojë punësim të qëndrueshëm nëpërmjet nismave start-up që gjenerojnë të ardhura të mjaftueshme për familjet e të rikthyerve dhe që shërben edhe si një mjet parandalues për emigracionin e paligjshëm. 

Këto ndërmarrje të vogla do të marrin jetë nëpërmjet identifikimit të ideve të biznesit të të rikthyerve, trajnimit intensiv të tyre për rritjen e njohurive dhe aftësimin në fushën e biznesit të vogël, si edhe financimit të ideve më të mira me fonde të projektit.

Këto objektiva u prezantuan gjatë ndalesës së rradhës së RE-IN-VEST zbatuar nga World Vision në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes, në qytetin e Korçës dhe të Maliqit, ndërkohë që projekti vijon rrugëtimin prezantues të tij në 13 bashki të Shqipërisë. 

Përfaqësues të këtyre dy bashkive u përfshinë në diskutime mbi rëndësinë e punësimit dhe identifikimin e ideve origjinale të biznesit që do të kontribuojnë në  zbatimin me sukses të projektit.

#REINVESTproject