Sfidat e rikthimit në atdhe...

You are here

  • 27-09-19 |

Sfidat e rikthimit në atdhe...

"Para 2 vitesh mora rrugën e vetme me djalin vetëm 5 vjeçar drejt Gjermanisë për të kërkuar azil se këtu nuk kisha as ushqim dhe as shtëpi. Për të siguruar pasaportën jam detyruar të shes dhe gjakun tim. Atje më është dashur të rri dhe pa bukë, të flija përdhe vetëm me djalin e vogël,” - kështu e nis rrëfimin e jetës së saj Fidaria nga Korça, sot nënë e tre fëmijëve, e cila kohët e fundit është bërë pjesë e projektit RE-IN –VEST për familjet e rikthyera nga emigracioni.

Fjalët e saj ngjajnë me shumë gra të tjera, pjesë e familjeve shqiptare të cilat për shkak të kushteve të vështira ekonomike janë detyruar të emigrojnë jashtë Shqipërisë për të kërkuar një jetë më të mirë për fëmijët e tyre. Pas rikthimit, shumica prej tyre jetojnë me qira, apo në shtëpitë e dhëna hua përkohësisht nga familjarët e tyre. Fëmijët qëndrojnë të mbyllur brenda mureve të shtëpisë, ndërsa prindërit ndihen të pafuqishëm për të siguruar të mirat materiale për të cilat ata kanë nevojë.

Disa fëmijë përpiqen të ndihmojnë prindërit duke mos kërkuar gjë tjetër veç nevojave bazike. Prindërit orvaten aty këtu për të gjetur ndonjë punë të vogël sa për të siguruar ushqim, por ata vetë thonë se mundësitë janë të pakta. Mes shumë mundimesh sjellin ndërmend jetën larg Shqipërisë. Pavarësisht vështirësive në emigracion, disa prej tyre shpresojnë sërish të ikin…

Në Gjermani jetonim tre familje në dhomë me një banjo e një kuzhinë, edhe pasi mësova për shtatzaninë, me djalin e dytë akoma vazhdoja jetoja në kushte të vështira, por mernim një ndihmë sado të vogël. Ushqimi nuk na mungonte, kontrollet e shtatzanisë dhe spitali gjithashtu. Kishim atë që na mungonte këtu, megjithatë jetonim me stresin se një ditë do të na rikthenin.”- shprehet nëna 32 vjeçare.

Por ky nuk ishte shqetësimi i vetëm për familjen nga Korça. Fidaria tregon se djali i vogël, tre muaj pas lindjes shfaqi shqetësime shëndetësore; nuk flinte, nuk ushqehej mirë…

Ajo tregon që kjo situatë vijoi derisa djali u bë 6 muajsh dhe kuptoi se diçka me të nuk shkonte. Nuk hezitoi ta vizionte tek mjekët në Gjermani të cilët i drejtuan vetëm një pyetje që i ka mbetur në mendje.

“A qesh bebi?” - më pyeti doktori gjerman.  Nuk e di pse mu dha instikti i nënës dhe i thash PO, qesh. Bëra shumë gabim sepse ai nuk qeshte, ai thjesht buzëqeshte, nuk qeshte me zë si çdo beb,” – shton Fidaria.

Ajo kujton se në atë periudhë, përveçse bartnin me vete shqetësimin për djalin, ndodhi ajo situatë që e gjithë familja i druhej. Policia i nxori nga shtëpia ku ishin strehuar në Gjermani pasi prej disa muajsh iu kishin dërguar tre letra refuzimi njëra pas tjetrës. Të detyruar nga rrethanat u rikthyen në atdhe më të varfër seç ishin larguar. Shtëpi nuk kishin, djali sikur nuk po normalizohej, burri i cili i vuante nga epilepsia kishte probleme, u gjendën sërisht mes katër rrugëve. Prindërit e Fidaries të cilët kishin emigruar për azil i dhanë çelësin e shtëpisë së tyre për t’u strehuar përkohësisht derisa ata të kthehen nga jashtë. Përpos kushteve të vështira ekonomike, mungesë së ushqimit, punësimit të bashkëshortit, familja Podgarija po përballej tashmë edhe me një tjetër sfidë, shqetësimin se çfarë e mundon djalin e tyre të vogël.

Enesi ishte 9 muaj e gjysëm kur erdhëm këtu, vazhdonte të shfaqte shenja agresiviteti. Kur mbushi 1 vjeç unë mësova se isha shtatzanë me fëmijën e tretë, gjë që nuk e prisja fare, nuk doja ta abortoja, dhe e mbajta fëmijën. Kur Enesi bëri 2 vjeç, unë vendosa t’i bëja një vizitë tek një mjek specialist. Sa e dërgova tek doktoresha, ajo më tha duhet të ikësh në QSUT, ta vizitosh. Atje më thanë se djali vuan nga autizmi. Ishte një situatë e rëndë për mua, nuk e di si e kam përballuar. Isha vetëm me të kur mora lajmin e trishtë,” –vijon rrëfimin Fidarija.

Në këtë situatë të vështirë, ajo bëhet nënë për herë të tretë, kësaj radhe me një vajzë. Me tre fëmijë të vegjël, me djalin e vogël të sëmurë, Fidarija gjendet sot e vetme dhe pa ndihmë. Dita e saj nis dhe përfundon duke u kujdesur për tre fëmijët e saj, por veçanërisht për djalin e vogël i cili ka më shumë nevojë për kujdes. Do ta regjistrojë në kopësht, por druhet se mos nuk ia pranojnë.

Mjekët e kanë këshilluar që djali të ndjekë fizioterapi dhe seanca psikoterapeutike, por ajo nuk ka mundësi për shkak të kushteve ekonomike. Burri së fundmi punon fare pak, sa për të siguruar ushqim, ndërsa ajo nuk punon dot se s’ka ku të lë djalin. Ajo do të ketë një shtëpi, pasi jeton me frikën se nga dita në ditë prindërit e saj mund t’i rikthejnë në atdhe.

 

Mendoj se Zoti më ka përballur me shumë sfida në jetë, por lutem vetëm që Enesi të përmirësohet. Pavarësisht se jam e pastrehë, e papunë dhe nuk i përballoj dot, dua vetëm shëndetin e djalit”- shton ajo.

World Vision përmes projektit RE-IN-VEST, të financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Albania po i vjen në ndihmë Fidaries dhe të tjera familjeve të rikthyera nga emigracioni në 13 bashki në Shqipëri, të cilat po përballen me probleme të mëdha sociale dhe ekonomike. Familja Podgorija po ndihmohet me paketa ushqimore për pjestarët e familjes, aktualisht janë shpërndarë pako ushqimore për 226 individë në 56 familje.

Ky projekt po zhvillohet nga World Vision në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes të cilët po ofrojnë mbështetje në aspektin social dhe ekonomik. 

#REINVESTproject

 

 

Tungjatjeta.al

 
Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni