Hera e parë e Domenikos në kamp veror

You are here

  • 07-08-18 |

Hera e parë e Domenikos në kamp veror

Domeniko është 6-vjeç nga Korça dhe vuan nga Hidrocefalia...  Ai dëgjon, kupton, por nuk flet dot dhe ka vështirësi në të ecur dhe në të qëndruar për kohë të gjatë në këmbë.

Këtë verë për këtë të parë ai është bërë pjesë e një kampi veror në qytetin e tij.

Kampi veror “Miqësia” organizuar nga Bashkia e Korçës dhe mbështetur nga World Vision, ka funksionuar gjatë muajit Korrik dhe ka mirëpritur rreth 100 fëmijë, ku disa prej tyre kanë qenë me aftësi të kufizuara.

Për nënën e tij, Kristina, pjesëmarrja e tij në kamp është jo vetëm një mundësi shumë e mirë që Domeniko të qëndrojë dhe të shoqërohet me fëmijët e tjerë, por dhe një lehtësim që ai gjatë ditëve të kampit është asistuar nga mësuese të trajnuara dhe të dedikuara ndaj fëmiëjve.

“Sakrifica që bëjmë ne prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar është shumë e madhe, sepse mungon çdo gjë. Nuk ka një transport për këta fëmijë, unë si nënë jam e detyruar që ta çoj me autobus në kopësht dhe ta sjell me këmbë në shtëpi, sepse nuk gjej më autobus. Nuk ka një qendër ku këta fëmijë të rrinë të paktën një orë të mësojnë, të trajtohen, t’iu shërbehet për problemet specifike që ata kanë. Nuk ka kushte për fëmijë si Domenikoja ,që mezi mban ekuilibrin dhe që pas disa metrave ecje, bie.....mungon çdo gjë. Madje për shkak se as shkollat nuk kanë kushte, përsëri edhe këtë vit do e çoj në kopësht se në shkollë nuk ka kush të ma mbajë, të kujdeset se mos rrëzohet...”- rrëfen Kristina për vështirësitë me të cilat ajo, si prind i një fëmije me aftësi të kufizuara  përballet çdo ditë.

Domeniko dhe nëna e tij, Kristina në kampin veror "Miqësia", në Korçë mbështetur nga World Vision

“Të paktën në këtë kamp veror ai kalon disa orë dhe kënaqet; unë e kuptoj që ai kënaqet sepse rri...Rri për një kohë të gjatë pa u mërzitur... Pa u ankuar, merret me lapsat, me puzzle, por mbi të gjitha rrethohet nga fëmijë të tjerë...Që në përditshmëri e kam shumë të vështirë ta shoqërizoj, sidomos në këtë periudhë që nuk ka dhe kopësht.”- thotë Kristina, nëna e tij.

Këtë vit rreth 3000 fëmijë nga shtresat me vulnerabël, por dhe me aftësi të kufizuara janë pjesë e kampeve verore që World Vision organizon në të Shqipërinë . Këto kampe janë për ta e vetmja mundësi argëtimi përgjatë stinës së verës. Prej 15 vitesh World Vision është angazhuar që në këto kampet të ofrohet jo vetëm argëtim, por edhe veprimtari kulturore dhe edukative duke marrë njohuri për të drejtat e tyre.

Tungjatjeta.al

 
Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Irena, 10 vjeçe
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Alesia, 9 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Jasmina, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Klajdi, 11 vjeç
Librazhd

I diagnostifikuar me Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet e tij.

Soni, 11 vjeç
Librazhd

Altin, 3 vjeç
Librazhd

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Librazhd

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Gabriela, 15 vjeçe
Librazhd

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Arjani, 15 vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Selma, 4 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Spinofibi ( deformime të shtyllës kurrizore).

Ana, 15 vjeçe
Librazhd

Diagnostikuar me epilepsi. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Oligerta, 14 vjeçe
Librazhd

Ka zhvillim të vonuar. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Emanueli, 4 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia dhe paraliza e gjymtyrëve të poshtme. Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndr

Arta, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Donaldi, 10 vjeç
Librazhd

Sara, 6 vjeçe
Librazhd

Sara vuan nga encefalopatia dhe epilepsia.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Ka kaluar temperaturë të brendshme. Diagnozë e papërcaktuar.

Marigleni, 9-vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Bruna, 7 vjeçe
Librazhd

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Leonora, 16 vjeçe
Librazhd

Vuan nga encefalopatia epileptogjene. Ka nevojë për seanca logopedie.

Emiljano, 2 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni