Familjet e Kopshteve Komunitare, dhurojnë produktet e para tek mensa e Metropolisë

You are here

  • 19-08-20 |

Familjet e Kopshteve Komunitare, dhurojnë produktet e para tek mensa e Metropolisë

“Për ne ky kontribut vullnetar që po japim ka vlerë dyfish. Ka vlerë për ne si familje, iu japim fëmijëve një parim të shëndetshëm dhe praktik dhe ka vlerë për komunitetin që na rrethon, japim një shembull të mirë për të gjithë. Kemi kënaqësi kur shikojmë që frytet e duarve tona do të shkojnë në ndihmë të atyre që kanë nevojë. Urojmë t’i japim një vlerë të shtuar këtij kontributi komunitar,’- thotë Alberti i cili sëbashkë me bashkëshorten dhe dy vajzat e tij janë angazhuar në kopshtet komunitare në Korçë.

Prej një muaj, 14 familje vullnetare në Korçë, janë bërë pjesë e miniprojektit ‘Kopshtet komunitare’.

Nisma bën bashkë familjet dhe fëmijët për të ofruar një kontribut komunitar në ndihmë të njerëzve të nevojë.

World Vision në bashkëpunim Bashkinë Korçë, ka nisur miniprojektin që synon që familjet dhe fëmijët të mësojnë aftësi të reja, për të zhvilluar frymën komunitare dhe kujdesin ndaj hapësirave të perbashkëta, por dhe që ata të kalojnë kohën cilësore, që të mësojnë, të komunikojnë dhe ndërveprojnë së bashku. 

Familjet si komunitet i bashkuar

“Është shumë i bukur ky angazhim. Unë nuk mendoja se do të përjetoja këtë ndjesi kaq pozitive. Miqësia e krijuar mes familjeve na dhuron një tjetër ndjesi pozitive. Për ne fjala komunitet ka marrë vërtet kuptim. Ne nuk flasim vetëm për të mbjellat, zhvillojmë biseda dhe për prindërimin, kemi diskutuar për profesionet dhe sfidat që po hasim këto kohë.”- shprehet Klorjana, bashkëshortja e Alberit.

Familjet të cilat janë angazhuar në mënyrë vullnetare, përkujdesen për të gjitha elementet si: mbjellja, ujitja, plehërimi, punimi tokës, apo kujdesi në tërësi i frutave dhe perimeve.

Angazhimi i fëmijëve

Hosana, vajza e madhe e familjes tregon se pjesa që i pëlqen më shumë tek të mbjellat është kujdesi ndaj pjeprave, specave dhe perimeve të tjera.

Mua më pëlqen shumë të marr motrën dhe shkojmë tek parcela jonë. Më pëlqen kur mami më thotë “Bravo!” kur unë pastroj vendin, ose kur vadis parcelën me ujë. Jo vetëm me motrën, por dhe me fëmijë të tjerë aty kalojmë kohë të bukur,” thotë ajo.

Produktet e para

Këto ditë disa prej familje tashmë kanë mbledhur perimet e para dhe i kanë dhuruar tek Mensa e Metropolisë në Korçë, duke iu ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë aty, ndërsa angazhimi dhe mirëmbajtja e kopshteve vazhdon. Familjet kanë shprehur dëshirën që përveçse dhurimit, t’i gatuajnë edhe vetë ata ndonjë ditë prodhimet e tyre për të ofruar një vakt të ngrohtë për familjet në nevojë.

 

Tungjatjeta.al

 
Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni