Panairi Malësia e Kurbinit

You are here

  • 26-07-18 |

Panairi Malësia e Kurbinit

Kjo është stenda e Marios dhe familjes së tij e mbushur me arra, lajthi, mjaltë, raki. Jemi në fshatin Gallatë, në Kurbin... Aty ku sot u organizua panairi “Panairi Malësia e Kubrinit” dhe u festua festa e “Shën Prendes”. Familja e Marios është një ndër 10 familje që Word Vison kanë mbështetur me nga 180 fidanë lajthi. Ata shpresojnë që në këtë mënyrë të rrisin prodhimin e tyre, të të sigurojnë ta shesin këtë produkt, në këtë mënyrë të përmirësojnë kushtet e tyre të jetësës dhe të krijojnë një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

Një panair me produkte bio

Produkte bio nga më të mirat të zonës së Malësisë, realizuar në mënyrë artizanale dhe me shijen më të mirë vendase. Më 26 Korrik 2018, u organizua “Panairi Malësia e Kurbinit". Një festë e madhe tek Kisha e Shën Prendes në fshatin Gallatë.

Për herë të parë produktet cilësore të rreth 14 biznese të zonës së Malësisë së Kurbinit, pjesë e programit të Lehtësimit në Biznes nga World Vision, erdhën bashkë me stendat e tyre në një panair.

“Programi ynë i Lehtësimit të Biznesit ndihmon nw mirëqenien ekonomike të qindra familjeve dhe në përmirësimin e jetës së mijëra fëmijëve jo vetëm në Kurbin, por edhe në shumë komunitete ku ne punojmë. Ky panair, i cili zhvillohet edhe në ditën e shënuar të Shën Prendes, tregon se bashkëpunimi mes institucioneve shtetërore të çdo niveli, shoqërisë civile dhe komunitetit është forma e vetme sesi mund të krijojmë mirëqenie e jetë në bollëk për çdo fëmijë”,- u shpreh drejtoresha ekzekutive e World Vision pwr Ballkanin Perëdimor, Eljona Boçe Elmazi.

Pjesë e festës ishin gjithashtu të pranishëm:  z.Artur Bardhi - Kryetari i Bashkisë Kurbin, z.Gjokë Ndoka - Kryetar i Qarkut, etj.

Prej 4 vitesh, që prej 2014-tës, World Vision ka punuar në fshatrat e thella të Malësisë së Kurbinit, me një investim prej 400.000 dollarë duke i siguruar banorëve e fshtatrave, Skuraj, Gallatë, Malbardhë, aftësimin se si mund të drejtosh një biznes, si mund të bëjnë një plan biznesi, si mund të aksesojnë në treg, por dhe duke ngritur një strukturë si Këshilli i Biznesi, që ka si qëllim nxitjen e biznesit në këto zona.

Krahas kësaj është punuar dhe me nisma të drejtpërdrejta, në mbështetje të familjeve të varfëra. Nisma të tilla, si duke përmirësuar sistemet vaditëse, rikontruksionin e Urës së Skurajt, investim familje me fidanë lajthie, rikonstruksion stallash, shpërndarje të bagëtisë së imët për familjet më në nevojë, etj.

Pjesë e Panairit ishte dhe një stendë e veçantë kushtuar programit social nga World Vision "Tungjatjeta", i cili nëpërmjet ekipit të specializuar lëvizës, ofron shërbim falas në shtëpi për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Gjatë panairit u shijuan produktet e zonës: mjaltë, djathë, mish, fruta dhe perime bio të stinës, fruta të thata, raki, gatime tradicionale, një shumëllojmëri shijesh që erdhi nga Malësia. Po edhe më shumë… Veshje popullore, bimë medicinale dhe botime për Malësinë.

Pjesëmarrësit u njohën me vlerat historiko-kulturore të zonës dhe shijuan shijen autentike të produkteve të Malsësisë së Kurbinit.

Tungjatjeta.al

 
Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Soni, 11 vjeç
Librazhd

Bruna, 7 vjeçe
Librazhd

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Altin, 3 vjeç
Librazhd

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Arta, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Irena, 10 vjeçe
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Leonora, 16 vjeçe
Librazhd

Vuan nga encefalopatia epileptogjene. Ka nevojë për seanca logopedie.

Jasmina, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Donaldi, 10 vjeç
Librazhd

Selma, 4 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Spinofibi ( deformime të shtyllës kurrizore).

Oligerta, 14 vjeçe
Librazhd

Ka zhvillim të vonuar. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Emiljano, 2 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Gabriela, 15 vjeçe
Librazhd

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Ka kaluar temperaturë të brendshme. Diagnozë e papërcaktuar.

Klajdi, 11 vjeç
Librazhd

I diagnostifikuar me Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet e tij.

Marigleni, 9-vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arjani, 15 vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Sara, 6 vjeçe
Librazhd

Sara vuan nga encefalopatia dhe epilepsia.

Emanueli, 4 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia dhe paraliza e gjymtyrëve të poshtme. Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndr

Ana, 15 vjeçe
Librazhd

Diagnostikuar me epilepsi. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Librazhd

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Alesia, 9 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni