RE-IN-VEST/ Të rikthyerit nga emigracioni nisin bizneset start-up, Patrisi nga Maliqi hap furrë buke

You are here

  • 31-08-20 |

RE-IN-VEST/ Të rikthyerit nga emigracioni nisin bizneset start-up, Patrisi nga Maliqi hap furrë buke

Në fshatin tim nuk ka furrë buke, ndaj dhe un mendova të hap një të tillë pasi vite më parë kam punuar si furrxhi dhe mendoj se di ta menaxhoj mirë si biznes,”- kështu shprehet Patrisi, nga fshati Rëmbec i Maliqit.

Patrisi është pjesë e projektit RE-IN-VEST si një i rkthyer nga emigracioni i cili pas kthimit në vendin e tij i është dashur të përballet me shumë sfida në familje.

Pavarësisht vështirësive, ai sot është një ndër fituesit e 11 ideve të bizneseve start- up në këtë bashki, dhe për këtë së fundmi projekti e ka mbështetur duke i ofruar  pajisjet dhe materialet e nevojshme për hapjen e një furre buke në fshatin e tij, një biznes të cilin ai e sheh si një mundësi të mirë zhvillimi për sa kohë që në fshatin në të cilin jeton nuk ka një të tillë.

Por historia e Patrisit nis 3 vite më parë, atëherë kur  rrjedha e jetës së tij ndryshoi nga rrethanat e vështira në të cilat ndodhej familja e tij në atë kohë...

Vendimi për t’u larguar nga Shqipëria

Tre vite me pare me vajzën e sëmurë e cila ishte diagnostikuar me Spina Bifida, dhe probleme të mëdha ekonomike Patrisi vendosi që sëbashku me familjen të largohej nga Shqipëria për të kërkuar azil në Gjermani. Familja në atë kohë përbëhej nga Patrisi, bashkëshortja dhe tre fëmijët, një vajzë dhe dy djem. Pas regjistrimit në kamp si azilkërkues, Patrisi kishte arritur të siguronte disa trajnime profesionale në ndërtim dhe të lidhte një kontratë si bojaxhi.

Ky ishte një lajm i mirë për familjen pasi kryefamiljari tashmë kishte një punë me të cilën mund t’i vinte në ndihmë atyre ekonomikisht, pavarësisht mbështetjes që shteti gjerman iu ofronte si azilkërkues.

Ndërkohë, bashkëshortja kujdesej vetëm për fëmijët. Pas ca kohësh, familja shtohet me një tjetër pjestar. Ajo ishte sërisht një vajzë, e cila gjatë muajve të parë të jetës dukej e shëndetshme, por me rritjen e saj prindërit kuptuan se vajza kishte probleme me të folurin. Megjithatë, atje vajza po merrte shërbimin e duhur dhe ishte nën kujdesin e mësuesve të posaçëm, të cilët e ndihmonin atë me fizioterapi dhe problemet e komunikimit.

Kështu, gjërat po ecnin mirë deri në momentin që ata morën përgjigjen se kërkesa e tyre për azil ishte refuzuar.

 ‘Lajmi që duhet të ktheheshim na preu krahët, sapo kisha filluar të mendoja se fëmijët mund të përmirësoheshin me shërbimet që po merrnin andej dhe vajza e vogël kishte përmirësim, por u kthyem,” - thotë Patrisi.

Rikthimi…

Kur mbërritën në Shqipëri ata nuk kishin asgjë,-tregon Patrisi. Dy muajt e parë familja Rexho gjeti mbështetje ekonomike tek motra e Patrisit, e cila kishte emigruar vetë në Holandë prej vitesh. Me shumë vështirësi ata arritën të regjistronin dy fëmijët në kopësht. Por nuk punonin asnjëri. Gruaja e tij qëndronte në shtëpi dhe kujdesej për katër fëmijët, ndërsa Patrisi ishte në kërkim të një pune. Në këto kushte, Patrisi gjeti mbështetje tek projekti RE-IN-VEST i cili iu ofron mbështetje socio-ekonomike familjeve të rikthyera të cilat pas rikthimit në Shqipëri përballen me probleme të mëdha socio-ekonomike.

Mbështetja nga RE-IN-VEST

Familja e Patrisit është mbështetur nga projekti me paketa ushqimore dhe higjienike. Në sajë të fuqizimit ekonomik, në aktivitetin ‘Open Days’ të mbajtur në Bashkinë e Maliqit, Patrisi u regjistrua në formularin e komponentit ekonomik dhe u përzgjodh si përfitues i një kursi profesional për hidraulik . Ai e përfundoi me sukses kursin 4 mujor, dhe kështu atij iu shtua një mundësi më shumë për t’u punësuar në të ardhmen në këtë zanat. Por, falë inicitivës së tij për t’u angazhuar edhe më shumë ai u bë pjesë edhe e trajnimeve CEFE për zhvillimin e një ideje biznesi start - up në zonën ku jeton, dhe është përzgjedhur si fitues për të zhvilluar biznesin e tij: hapjen e një furre buke në fshatin e tij.

Sot ai ka pajisur me materialet e nevojshme furrën e bukës dhe është entuziast pasi mezi pret të korrë frytet e para të punës.

Tani kam gjithçka duhet për të filluar punë në furrën time të bukës. Ndihma juaj duke me siguruar materialet e furrës është një ndihmë e madhe për mua, sepse e kam menduar disa herë si mundësi por nuk kam patur kushtet ekonomike për t’i blerë ato,”- thotë Patrisi..

World Vision përmes projektit RE-IN-VEST, të financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Albania po i vjen në ndihmë familjeve të rikthyera nga emigracioni në 13 bashki në Shqipëri, të cilat po përballen me probleme të mëdha sociale dhe ekonomike. Ky projekt po zhvillohet në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes.

 

Tungjatjeta.al

 
Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni