RE-IN-VEST mbështet me ide biznesi start-up 8 familje të rikthyera nga emigracioni në Dibër

You are here

  • 30-07-20 |

RE-IN-VEST mbështet me ide biznesi start-up 8 familje të rikthyera nga emigracioni në Dibër

Me anë të bletëve ne mund të ndihmojnë familjen, sepse angazhohemi të gjithë dhe kështu mund të sigurojmë diçka për familjen tonë. Ndihma juaj është një mundësi për ne,’- thotë Arjana nga Peshkopia.

Oborri i shtëpisë së Arjanës është sot më i bukur se kurrë. Kosherët shumëngjyrëshe të bletëve i kanë shtuar bukurinë, por dhe gëzimin familjes në nevojë.

Arjana dhe bashkëshorti i saj shprehen të lumtur që më në fund do të realizojnë dëshirën e tyre për t’u marrë me bletërritjen në oborrin e shtëpisë pasi zona ku ata jetojnë ka kushte të përshtatshme për rritjen dhe zhvillimin e bletëve.

Familje si ne që jetojnë në fshat nuk kanë shumë mundësi për t’u punësuar përveçse në bujqësi dhe blegtori. Ne kemi patur gjithmonë dëshirë të meremi me bletët por nuk kemi patur mundësi ekononike për të blerë materialet e nevojshme për t’i zhvilluar ato. Fshati ynë ka klimë të mirë, gjelbërim e lule plot dhe bletët ku më mirë se këtu mund të rriten tjetër”,- thotë Arjana e entuziasmuar që sot oborri i saj është mbushur me koshere blete. 

Djali i vogël i Arjanës,  Safati 5 vjeçar e shpreh në sytë e tij gëzimin e madh që në familjn e tij ka tashmë “mysafirë të ëmbël’ siç janë bletët të cilët në të ardhmen do të sjellin të ardhura për të dhe familjen.

Arjana tregon se problemet shëndetësore të djalit por edhe kushtet e vështira ekonomike i shtynë ata të emigronin drejt Gjermanisë dy vite më parë.

“Burri ishte pa punë, un po ashtu, djalin e kishim me probleme në veshka, varfëri e madhe, thamë të provojmë një mundësi më të mirë jashtë Shqiqërisë”,- thotë ajo. 

Por të detyruar nga refuzimi i kërkesës për azil ata janë rikthyer në Shqipëri dhe siç tregon ajo gjërat për të pas rikthimit nuk kanë qënë aspak të lehta.

Kur u kthyem nga Gjermania u gjendëm në një situatë të pazakontë: nuk kishim shtëpi, strehim, nuk punonim as unë, as burri, arsyeja jonë e largimit ishte varfëria dhe s’kishim zgjidhje, s’kishim lekë me ndërtu shtëpi, s’kishim ekonomi, apo mundësi që të punësoheshim unë apo burri . E vetmja mundësi e jona jeni ju, që na keni ndihmuar me ushqime, dhe tani po na jepni një mundësi për të mbajtur familjen, - thotë Arjana.

Familja Arjanës është mbështetur nga projekti RE-IN-VEST me paketa ushqimore dhe higjienike, ilaçe si dhe janë bërë pjesë të trajnimeve të ndryshme me fokus mirëqënien e familjes dhe fëmijëve. Arjana u përfshi në trajnimin CEFE ku u ofrua ekspertizë sesi familjet e rikthyera mund të zhvillojnë idetë e tyre të biznesit për vetëpunësim në zonat ku jetojnë. Së fundmi i janë ofruar edhe pajisjet e nevojshme për rritjen e bletëve.Ajo sot është një prej fituese të 8 ideve start up në bashkinë e Dibrës.

8 ide biznesi si: bletërritje, hostel, pulari, stalle lope dhe viçash apo pemtari po mbështeten nga projekti RE-IN-VEST në bashkinë Dibër dhe pritet qe mbështetja për familjet e rikthyera të vazhdoj.

World Vision përmes projektit RE-IN-VEST të financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Albania përmes programit “Migracion për Zhvillim”, i vjen në ndihmë familjeve të rikthyera nga emigracioni në 13 bashki të vendit. Ky projekt po zhvillohet në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes me qëllim riintegrimin socio-ekonomik të familjeve të rikthyera nga emigracioni.

 

 

Tungjatjeta.al

 
Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni