RE-IN-VEST/ Alma nga Laçi, fituese e biznesit start-up, hap sallonin e parukerisë pranë shtëpisë

You are here

  • 07-07-20 |

RE-IN-VEST/ Alma nga Laçi, fituese e biznesit start-up, hap sallonin e parukerisë pranë shtëpisë

“Një grua e angazhuar edhe përtej shtëpisë është një vlerë e shtuar për familjen shqiptare, pasi bashkimi i forcave burrë dhe grua është e vetmja mënyrë për të përballuar vështirësitë e jetës,” kështu shprehet Alma nga Laçi.

Alma, 33 vjeçe nga Laçi është mamaja e tre fëmijëve, 2 vajzave dhe një djali.

Familja e saj prej pak kohësh është bërë pjesë e projektit RE-IN-VEST për familjet e rikthyera nga emigracioni në këtë bashki dhe sot ajo është e lumtur që më në fund do të bëj ëndrrën e saj realitet.

Falë mbështetjes së ofruar nga projekti më synim fuqizimin ekonomik të të rikthyerve nga emigracioni, Alma sot do të ketë biznesin e saj.

Ajo do të hapë sallonin e parukerisë në lagjen ku jeton në Laç, një dëshirë e madhe e saj e lënë pezull për shkak të pamundësisë ekonomike për të blerë pajisjet e nevojshme, por edhe si pasojë e largimit të saj drejt Gjermanisë bashkë me familjen.

 “Më në fund do të kem dyqanin tim të parukerisë. E kam patur gjithmonë passion, kam bërë edhe një kurs për këtë por m’u desh të largohesha drejt Gjermanisë dhe nuk e ushtrova dot si zanat. Me mbeti peng që nuk arrita dot atëherë, por edhe tani që u kthyem këtu i kisha humbur shpresat sepse nuk plotësoja dot kushtet për ta nisur si biznes duke qënë se në familjen tonë punon vetëm burri. Fëmijët janë në rritje dhe kërkesat sa vijnë e shtohen,’- tregon Alma.

Alma është një grua me shumë vullnet për punën, por kujdesi për tre fëmijët ka bërë që ajo deri më tani te jetë një mama e përkushtuar vetëm brenda ambjenteve të shtëpisë. Bashkëshorti i saj është me profesion saldator por siç tregon Alma, ai nuk ka një punë stabël por punon me ditë kur e thërrasin që ka punë. Një qetësi familjare të munguar prej kohësh, pa shumë stres ata e provuan kur jetuan si azilkërkues në Gjermani.

“Mungesa e punës na detyroi të largoheshim larguar nga Shqipëria pak vite më parë. Burri punonte shumë pak, un kisha fëmijët e vegjël që më duhej të kujdesesha për ta. Atje në Gjermani pavarësisht vështirësive të fillimit ku na u desh të ndërronim disa kampe, ata na dhanë një shtëpi dhe ndihmë ekonomike me të cilën arrinim të hiqnim shpenzimet dhe të bënim një jetë normale, pa shumë stress. Fëmijët i regjistruan në shkollë dhe ecnin shumë mirë dhe me gjuhën dhe me mësimet. Mua dhe burrin na regjistruan në kurs gjuhe dhe çdo gjë shkonte mirë. Por, nga dyndjet e mëdha të shqiptarëve atje edhe neve na refuzuan qëndrimin për më gjatë në Gjermani. Jemi mërzitur shumë kur u kthyem sepse i njihnim problemet këtu. Ishin të njëjtat, madje ndonjëherë na është dukur dhe më e rënduar situata pas rikthimit sepse ishim mësuar me jetën atje,”-shprehet Alma.

Por pas kthimit, pavarësisht vështirësive për të gjetur një vend pune në zonat ku jetojnë, nuk u dorëzuan. Në kërkim të ndonjë mundësie më shumë për veten e saj, Alma u bë pjesë e projektit RE-IN-VEST përmes vajzës së saj e cila ishte bërë pjesë e grupeve “IMPACT” për të rinjtë në shkollë. Që nga ai moment familja e Almës është mbështetur me paketa ushqimore dhe higjienike, ndërkohë që fëmijët e saj janë bërë pjesë e aktiviteteve psiko-sociale. Ndërkohë që edhe ajo me bashkëshortin kanë marrë pjesë në të gjitha trajnimet me fokus prindërimin pozitiv apo mirëqënien e familjes.

Së fundmi, falë mbështetjes së ideve të bizneseve start- up për vetëpunësimin e të rikthyerve në zonat ku jetojnë si një mënyrë e mirë për të ndihmuar të gjithë familjen, Alma sot është në hapat e parë të nisjes së punës në sallonin e saj të parukuerisë.

“Jam falenderuese për mundësinë që po me jepni.Mbështetja juaj na ka dhënë forcë për të ecur përpara. Mendoj se gruaja duhet të japë kontributin e saj edhe jashtë shtëpisë, jo vetëm për tu ndjerë e barabartë me burrin e saj por edhe për të ndihmuar familjen në rimëkëmbjen ekonomike”,- kështu e mbyll rrëfimin e saj Alma.

Në bashkinë e Laçit pritet të hapin dyert e biznesit10 familje të rikthyera të cilët po mbështeten nga projekti RE-IN-VEST me idetë e tyre start up.

World Vision përmes projektit RE-IN-VEST të financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Albania përmes programit “Migracion për Zhvillim”, i vjen në ndihmë familjeve të rikthyera nga emigracioni në 13 bashki të vendit. Ky projekt po zhvillohet në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes me qëllim riintegrimin socio-ekonomik të familjeve të rikthyera nga emigracioni.

 

Tungjatjeta.al

 
Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni