Me krahët e shpresës…

You are here

  • 24-12-19 |

Me krahët e shpresës…

"Më ka dhënë Zoti një forcë jo sikur jam me një dorë, por sikur kam katër duar, arrij t’i bëj të gjitha prandaj mora dhe inicitivën për të bërë një kurs kuzhine,”- shprehet Aurela. 

Ajo jeton në Korçë, në një shtëpi të vogël, me vjehrrën, burrin dhe dy djemtë. Që në vegjëli, pasioni i saj më i madh ishte gatimi, megjithatë asnjëherë nuk kishte gjetur mundësinë të zgjeronte njohuritë rreth artit të kuzhinës përtej mësimeve të para nga e ëma.

Prej kohësh, dita e saj niste dhe mbaronte me përpjekjet për të gjetur një punë. Por, vetëm gjatë muajve të fundit, ajo filloi një kurs kuzhine, falë programit RE-IN-VEST për formimin profesional të të rikthyerve nga emigracioni në 13 bashki të vendit.

"Nuk dua të kaloj kohën duke vegjetuar, jam rritur me punë dhe dua të punoj e të ndihmoj familjen," – këto ishin fjalët e para të bisedës me Aurelën.

Ajo na tregon se si 11 vite më parë u gjend në një situatë të vështirë që ia kufizoi shumë mundësinë për të punuar, por nga ana tjetër edhe hapësirat e punësimit.

 “15 vitet e para të jetës sime kam bërë punë të ndryshme: në rrobaqepësi, byrektore, ushqimore e shumë vende të tjera. Pas 4 vitesh pune në një sallameri, pa e kuptuar as vetë se si, pësova një aksident dhe humba njërën dorë.  Edhe sot kur e kujtoj atë moment, më vjen të ulëras, se si ka mundësi që njeriu mos të shpëtojë dot veten e tij. U mbylla në vetvete, ndihesha e pafuqishme për të ndihmuar familjen dhe nuk kisha as mundësi rekuperimi. Ishim të papërgatiutur për atë që na ndodhi,”- thotë mendueshëm Aurela.

Koha kalonte dhe vetëm pas një viti Aurela e pranoi faktin se kishte ardhur koha të rifillonte jetën…

 “Fillova të mësohesha me faktin e hidhur që duhet të bëja çdo gjë vetëm me njërën dorë, të laja me njërën dorë, të pastroja shtëpinë me njërën dorë, të gatuaja me njërën dorë, gjithçka me njërën dorë. Dorën e fshija në xhep sa herë që dilja pasi më vinte turp ta shihnin njerëzit. Isha e re, tek të 30-at atëherë dhe sikleti im më i madh ishte që njerëzit më shihnin çuditshëm,” – vijon ajo. 

Në këto kushte, Aurela vendosi të largohej nga Shqipëria bashkë me familjen e saj.

Shkuan në Gjermani dhe gjatë kohës që qëndruan atje, lëvizën në disa kampe të ndryshme derisa një çift të moshuarish në një fshat afër Berlinit u ofruan ndihmë.

“Ata m’i futën fëmijët në shkollë, ne na regjistruan në kurs gjermanishteje, dhe çdo gjë dukej shumë mirë. Na bënë pjesë të të gjitha festave dhe gëzimeve të tyre, iu hymë në zemër dhe krijuam marrëdhënie vërtet të mira me të gjithë në fshat. E vetmja gjë që na mundonte ishte fakti që mund të ktheheshim sërish. T’ju them të drejtën, me ankthin se mos ktheheshim kemi jetuar gjatë gjithë kohës. Nuk vonoi as një vit dhe na erdhi letra e refuzimit. Ahh sa jemi mërzitur!! U përpoqëm shumë ta zgjasnim qëndrimin tonë atje, morëm dhe një avokat për të na ndihmuar, madje edhe vetë Kryetari i fshatit u angazhua për këtë, por nuk ia dolëm dot dhe u rikthyem,”- thotë nëna e dy fëmijëve. 

(Aurela me djalin e saj të vogël)

I gjithë fshati doli për t’i përcjellë atë ditë që u nisën për në Shqipëri. Edhe pse  qëndruan një periudhë të shkurtër atje, dashamirësia e njerëzve ia bëri edhe më të vështirë largimin dhe ripërshtatjen në vendin e lindjes. Këtu gjetën shtëpinë e parregulluar, ashtu siç e kishin lënë, vjehrra që jetonte me ta u sëmur rëndë, fëmijët të paregjistruar në shkollë dhe sërish të dy pa punë.

Një shoqe kishte dëgjuar për projektin RE-IN-VEST dhe më drejtoi tek World Vison. 

Sot jam e lumtur se kam filluar të gjej sadopak mbështetje, gjë e çmuar për mua dhe besoj edhe për të tjerë si ne. Bashkë me disa të rikthyer këtu në Korçë, kam marrë pjesë në trajnime për familjen; për prindërimin pozitiv e tani edhe për fuqizimin ekonomik. Kam filluar të ndjehem më mirë. Madje, kam edhe një ide biznesi. Uroj shumë që të jem unë një ndër fitueset e programeve start up të këtij projekti,”  – thotë Aurela. 

Ajo do të hapë një byrektore ku të punësohet e gjithë familja dhe të krijojë më shumë mundësi për fëmijët e saj.

Kjo ështe historia e pazakontë e Aurelës nga Korça e cila pavarësisht sfidave që e ka përballur jeta, sot është më e fortë se kurrë. 

World Vision përmes projektit RE-IN-VEST, të financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Albania po i vjen në ndihmë familjeve të rikthyera nga emigracioni në 13 bashki në Shqipëri, të cilat po përballen me probleme të mëdha sociale dhe ekonomike. Ky projekt po zhvillohet në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes.

#REINVESTproject #socialinclusion #socialprotection #economicempowerment #youthempowerment #buildfutureinthehome

 

Tungjatjeta.al

 
Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni