Barrierat e tua bëhen barrierë për mua!

You are here

  • 06-04-20 |

Barrierat e tua bëhen barrierë për mua!

Agoni, ankth, izolim, vështirësi, pritje, shpresë…Këto janë disa prej ndjesive që shumë qytetarë po përjetojnë në këtë periudhë - në karantinë dhe izolim social. Ndërsa, për personat me aftësi të kufizuar shpeshherë këto janë ndjesi të zakonshme, kjo është rutina! - Rutinë e ndërtuar mbi barrierat dhe pengesat që ofron mjedisi përreth. Dhe gjithnjë e më shumë në këtë përiudhë ne po i përjetojmë barrierat dhe vështirësitë me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuar në përditshmëri.

Shumë qartë këto pengesa janë të shprehura edhe në Raportin e Monitorimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuar (2016-2020), të zhvilluar në kuadër të projektit “Forcimi i kapaciteteve të shoqërisë civile për zbatimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri”, financuar nga #Bashkimi Europian dhe zbatuar nga World Vision Albania, #ADRF dhe #MEDPAK – ku “rreth 68% e personave me aftësi të kufizuara raportojnë se në Bashki, Komisione Mjekësore të Vlerësimit të Aftësisë për Punë, qendra ditore dhe ato shëndetësore në zonat ku jetojnë, nuk ka aspak mundësi komunikimi të përshtatur për nevojat e tyre”. #akses në informacion

Aksesi në informacion është shpesh barrierë për personat me aftësi të kufizuar të cilët kanë nevoja specifike për komunikim dhe rrjedhimisht ndihen të izoluar dhe veçuar. Sidomos në këto momente personat me aftësi të kufizuar kanë nevojë për informacion të saktë, të kuptueshëm dhe përfshirje.

Ndaj, World Vision Albania së bashku me dy partnerët #MEDPAK dhe #ADRF risjellin në vëmendje dy #rekomandime nga Raporti i Monitorimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuar (publikuar në Prill 2019):

1 - Në të gjitha institucionet, ku personat me aftësi të kufizuar duhet të marrin shërbime është thelbësor komunikimi i përshtatur përmes gjuhës së shenjave, formateve audio, shkrimit Braille, apo formateve të thjeshtuara.

2 - Aktivizimi i pikave të kontaktit për aftësinë e kufizuar, përgjegjëse për informimin, mbledhjen e të dhënave, koordinimin dhe raportimin për çështjet e aftësisë së kufizuar. Kjo ndërhyrje rrit nivelin e informimit, por edhe të orientimit dhe adresimit të çështjeve për personat me aftësi të kufizuara, familjarët dhe organizatat që punojnë në këtë fushë.

Për më shumë detaje në lidhje me Raportin e Monitorimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Personat me Aftësi të Kufizuar (2016-2020) dhe rekomandimet mund të lexoni ⬇⬇:

https://www.worldvision.al/raport-i-monitorimit-te-planit-kombetar-te-veprimit-te-personave-me-aftesi-te-kufizuar-2016-2020

Tungjatjeta.al

 
Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni