Mbi të gjitha...familja

You are here

  • 22-08-19 |

Mbi të gjitha...familja

“Është një eksperiencë jashtëzakonisht e bukur, unë dhe bashkëshorti e kemi shijuar pa fund. Nga stresi i punës ne harrojmë t’u kushtojmë kohë fëmijëve, qoftë edhe për një shëtitje, apo thjesht për të folur me ta. Trajnimi  “Festojmë familjen” i organizuar nga World Vision më bëri të reflektoj për këtë. Veçanërisht që t’i lë më shumë hapësirë djalit dhe të mos e ngarkoj shumë. Prej pamundësisë ekonomike nuk e kam çuar vajzën në kopësht, ia lë djalit të kujdeset për të, por tani e kuptoj që e kam mbingarkuar. Ai është shumë i përgjegjshëm dhe i mbyllur. Bashkëshorti punon rregullisht dhe kur vjen në shtëpi është i lodhur dhe nuk gjen kohë të bisedojë me djalin, që tashmë është adoleshent, por e shikoj që këto tre ditë e kanë bërë të reflektojë dhe të kuptojë rëndësinë e komunikimit për një familje të shëndoshë”,- thotë Nazmija, 33 vjeç nga Tirana, e cila kohët e fundit është bërë pjesë e trajnimit “Festojmë Familjen”.

Fjalët e saj vlejnë për shumë prindër shqiptarë, të cilët në vrapin me kohën, me angazhimet dhe ngarkesat e përditshme, pa dashur dhe pa kuptuar, nuk arrijnë të përqëndrohen tek ajo që e bën familjen më të lumtur; tek ato gjërat e thjeshta, tek ai komunikimi i përditshëm që iu shërben të gjithëve.

Prandaj përmes trajnimeve të modulit "Festojmë Familjen" punohet duke ndarë me prindërit tematika, që ata të kuptojnë rëndësinë dhe realitetet në familje.  Bashkëshortët ftohen të bëhen pjesë e trajnimeve së bashku, jo vetëm për të kaluar kohë më shumë në qetësi pranë njëri-tjetri, por të për të hapur zemrën.

Endri, mami të kërkon të falur që nuk arrita të kuptoj në kohë problemin që ti ke. Më fal mami që nuk arrita të të kuptoj që në fillim kur ti nise të pish duhan dhe të të ndihmoj ta lësh atë. Do të përpiqem të të rri afër sa më shumë! Më fal që të kam goditur dhe rrahur kur ishe i vogël. Jam penduar shumë! Mami uron më të mirat e kësaj bote për ty! Shpresoj që Zoti të të mbrojë që ti t ë jesh i shëndetshëm dhe të të ndihmojë të lësh cigaren! Ti je jeta e mamit, të dua shumë”.  Këto janë fjalët e Emirës nga Tirana në letrën e saj, shkruar për të birin gjatë një prej sesionet në trajnimin, ku prindërit pjesmarrës inkurajohen që t’i kërkojnë të falur një personi që e kanë lënduar.

Prindërimi është një proces, gjatë të cilit gjithmonë ka vend për t'u përmirësuar. Këtë e kanë mësuar gjatë viteve edhe cifti Tafçiu, nga Kllobiçishti në Maqellarë të Dibrës, prindër të tre fëmijëve. Florina është 44 vjeç dhe punon si mësuese në fshat, së bashku me bashkëshortin Beharin, iu bashkuan workshopeve për t’i dhënë vetes një mundësi më shumë, që familja e tyre të jetë sa më e shëndetshme.

Jam shumë e kënaqur me përkushtimin që bëni ju në edukimin e familjes dhe të fëmijëve. Kjo na jep modelin që edhe ne të përpiqemi dhe të bëjmë të pamundurën që t’i edukojmë sa më mirë fëmijët. Eshtë hera e parë që së bashku më bashkëshortin për ne që marrim pjese në një aktivitet të tillë dhe jemi vërtet të kënaqur”, - na rrëfen Florina.

Jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që mora pjesë, mësova disa gjëra më mirë në lidhje me familjen dhe gruan. Ne tani do të komunikojmë dhe do të ndajmë më shumë gjëra bashkë. Jam kenaqur vertet”, -pranon Behari 53-vjeç, që merret me bujqësi.

Duke u mësuar prindërve rëndësinë e komunikimi mes tyre, rëndësinë e të dëgjuarit të fëmijëve, atë të të falurit dhe të mbështeturit tek njeri-tjetri, trajnimi prek shumë nga sfidat që përjetojnë familjet shqiptare ditë e sotme.  

“Një sfidë që ne kemi kaluar është adoleshenca e djalit. Kemi pasur vështirësi në edukimin e tij, në zbatimin e rregullave, në faktin që t’i mësonim dashurinë për familjen. Shoqëria është ajo që ndikon shpesh në jetën e fëmijëve tanë dhe ne duhet të jemi shumë të duruar dhe t’iu qëndrojmë gjithmonë pranë. Në trajnim diskutuam për këto gjëra dhe kuptuam disa aspekte të komunikimit më fëmijët dhe fazat e tyre të zhvillimit që nuk dinim me parë”- tregon Florina.

Gjatë këtij viti rreth 1200 prindër janë bërë pjesë e trajnimeve të “Festojmë Familjen” të organizuara nga World Vision në Shqipëri dhe Kosovë. Prindërit luajnë rolin kryesor që familja të jetë një ambient ku të gjithë ndihen të dashur dhe pranojnë njëri-tjetrin. Përmes trajnimeve World Viison synon që prindërit të kuptojnë rëndësinë dhe realitetet në familje. 

Tungjatjeta.al

 
Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni