Të kontribuosh për moshatarët e tu

51580563_316793978961550_3508402790890209280_n

Shkëlqim është 18 vjeç nga fshati Kijevë, komuna e Malishevës në Kosovë. 7 muaj më parë ai, si shumë të rinj të tjerë në fshatin e tij, ishte një i ri pa vetëbesim, me një përditshmëri bosh, pa aktivitete dhe mundësi angazhimi, si dhe pa një prespektivë punësimi në të ardhmen.

 “Kijeva është një zonë jo shumë e zhvilluar, me një mungesë të theksuar të aktiviteteve për të rinjtë dhe me shumë probleme që lidhen me papunësinë”- tregon Shkëlqimi.

Në muajin korrik 2018, 18-vjeçari së bashku me miq të tij u përfshinë në klubet SKYE ku vendosën të merrnin pjesë si antarë për t’i dhënë vetes një mundësi.

“Pasi nisa që të angazhohesha si anëtar në klubet SKYE, mbeta i befasuar. Pas çdo takimi më shtohej gjithmonë e më shumë dëshira për të qenë pjesëmarrës, e pse jo për t’i ndarë ato që mësoja me të tjerët”- pranon ai. Përvoja në klubet SKYE e ndihmoi Shkëlqimin jo vetëm në përvetësimin e aftësive të reja, por dhe në përmirësimin e temperamentit.

“Kujtoj që isha një natyrë që nuk besoja shumë tek vetja. Mosbesimi ishte pasojë e mungesës së motivimit dhe idesë se e kisha të vështirë që të arrija atë që dëshiroja. Por falë pjesëmarrjes në klubet SKYE, kuptova që jemi vetë ne ata që mund kontribojmë për komunitetit dhe të arrijmë qëllimet tona”- pranon i riu.

Kështu studenti i Juridikut në Universtietin e Prishtinës u kthye një ndër antarët më aktiv, që tetor u bë ndihmës lehtësues dhe në muajin dhjetor lider i një grup SKYE, të krijuar me iniciativën e tij në fshatin e lindjes. “Të jesh vullnetar është më e lehtë se të jesh një lidër grupi. Një vullnetar i mirë është jep gjithë nergjinë e tij për komunitetin, ndërsa një lideri ka përgjegjësi më e madhe ndaj komunitetit, sepse japim njohuri”- shprehet ai. 

Sot si lider i një grupi që përbëhët nga 25 anëtarë në Kijevë, ai ka ndërmarrë një nismë për krijimin e një ambienti sportiv në fshatin e tij që t’i japë bashkëmoshatarëve të tij mundësi për të qenë aktiv.

Shkëlqimi është një prej 200 të rinjve që janë pjesë e projektit “Rritja e Integrimit Socio-Ekonomik e të Rinjve të Kosovës-SKYE” që po implementohet nga organizata World Vision në Kosovë dhe po financohet nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Klubi që Shkëlqimi drejton është ndër 5 grupet me 100 të rinj që janë aktualisht duke punuar për shtyllën e Punësueshmërisë, pasi kanë përfunduar 3 shtylla: Qytetarinë Aktive, Leadership dhe Sipërmarrjes sociale.