T’u mësosh të rinjve si të jenë aktivë në komunitet, trajnimi për 177 mësues vullnetarë

20181117_102150

“Gjatë punës me grupet kam parë nxënës që kanë ndryshuar idetë dhe botëkuptimin e tyre dhe që janë rritur në aftësi dhe kapacitete. Nxënës që jam e sigurt që do të jenë agjent ndryshimi për veten dhe komunitetin ku jetojnë.”

Kështu shprehet Elvana Stambolli mësuëse në Fushë-Labinot dhe prej 3 vitesh drejtuese vullnetare e një prej klubeve IMPACT, e cila është një prej 177 mësuesve që morën pjesë gjatë muajit Nëntor, në trajnimet e World Vision sesi të nxisin rreth 3500 të rinj të zhvillojnë potencialin e tyre, për të qenë qytetarë aktiv në komunitetet ku ata jetojnë dhe të kontribuojnë në fuqizimin ekonomiko-social të qyteteve e tyre.

“Çfarë më pëlqen te modeli Impact është se çdo aktivitet synon një rezultat, por mënyra e realizimit të këtij rezultati shkon krah për krah me argëtimin. Çdo aktivitet duhet të jetë interesant, të tërheqë vëmendjen e fëmijëve.”- shprehet Anita Koka, mësuese në Durrës.

177 mësuesit  që morën pjesë në trajnim i përkasin shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve të Elbasanit, Durrësit, Dibrës, Kurbinin, Tiranës, Kamëz, Korçës, Maliq, Përrenjas, Librazhdit, Shkodrës dhe Lezhës dhe falë njohurive të marra ata si vullnetarë do të përcjellin tek 135 grupet IMPACT mënyra të reja të të të nxënit, nëpërmjet lojërave dhe të mësuarit duke u shërbyer të tjerëve.

IMPACT do të thotë ndikim pozitiv në shkollë, komunitet dhe kudo. Si i tillë modeli i klubeve IMPACT do të ndikojë drejtpërdrejt tek nxënësit, do të bëhen me aktivë, më të lirshëm në të shprehurit e ideve të tyre dhe qytetarë aktive në komunitet. Më parë diçka e tillë ka qenë tepër e kufizuar, nxënësit kanë qenë të ndrojtur dhe komuniteti pasiv. Me futjen e modelit IMPACT në shkollën tonë gjithçka është duke shkuar në rrugën e duhur. Mbi të gjitha janë duke u formuar lidera për të ardhmen që do i shërbejnë vendit të tyre.”- thotë Fatjon Zeneli, mësues në Librazhd.

Çfarë janë klubet IMPACT?

Programi i klubeve IMPACT është një mënyrë për të sjellë bashkë të rinj të grupmoshës 12-18 vjeç, sidomos ata që kanë më pak mundësi në jetë.  Në takimet me bashkëmoshatarët e tyre ata mësojnë aftësi, sjellje dhe qëndrimet të nevojshme që u duhen në jetën e tyre dhe se si mund të ndihmojnë komunitetin e tyre.

Moduli IMPACT I jep mundësinë të rinjve për të fituar aftësi, sjellje dhe qëndrime që janë te nevojshme për të marrë pjesë në jetën sociale, civile dhe ekonomike të vendit. Ky model zhvillon te rinjtë për të qënë konfident, te ndërgjegjshëm dhe të përgatitur për te kontribuar në komunitetin e tyre nëpërmjet projekteve sociale.

Ky model ka katër shtylla kryesore të mësuarit si Qytetari Aktive, Punësim, Sipërmarrje Sociale dhe Udhëheqje. Nëpërmjet këtyre temave, fëmijët dhe të rinjtë zhvillojne 5 (pesë) kompetenca kryesore si menaxhimi i një projekti, komunikimi, menaxhimi i grupit, kompetenca teknike dhe kreativitetin e risinë. E gjithë kurrikula bazohet në 9 (nëntë) vlera kryesore si: Integriteti; respekti; dhembshuria; këmbëngulja, besimi, kurajo, përgjegjshmëria, solidariteti dhe pjesëmarrja.

Nëpërmjet IMPACT, të rinjtë kuptojnë që mund të sjellin një ndryshim pozitiv në shoqëri. Modeli u mëson të rinjve të përfytyrojnë ndryshimin social, të diskutojnë sëbashku, të shkruajnë dhe të zbatojnë projekte në shërbim të komunitetit. Duke mësuar nëpërmjet lojërave dhe të mësuarit duke u shërbyer të tjerëve, IMPACT u jep mundësi të rinjve të kuptojnë problemet në komunitet dhe të punojnë sëbashku për t’i zgjidhur ato.  Ky proces i ndihmon të rinjtë të mësojnë aftësi për jetën por dhe të zhvillohen nga ana shpirtërore dhe të ndërtojnë karakterin moral.