Të rinjtë në Kosovë, 8 projekte komunitare gjatë muajit Mars

54268013_1604558576355478_7847499063380410368_n

8 nisma në shërbim të komunitetit që kanë patur në fokus problematika si bullizmi dhe braktisja e shkollës, por dhe përkrahja e fëmijëve me aftësi të kufizuara janë realizuar në Kosovë nga 200 të rinj, pjesë e projektit “Rritja e Integrimit Socio-Ekonomik i të Rinjve të Kosovës-SKYE”.

I titulluar “Së bashku drejt së ardhmes” në datat 15 dhe 16 mars në qytetin e Vushtrrisë, u realizuan aktivitete dhe lojëra të ndryshme argëtuese me fëmijët me aftësi të kufizuara. Nisma e ndërmarrë nga klubi SKYE Viciana. Projekti u mbështet nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Vushtrri.

Në qytetin e Gjakovë më datat 13 deri me 18 Mars nga klubi SKYE “The young visionaries” realizuan projektin “Bullying Proof”. Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte që nëpërmjet një murali, të bëhet vetëdijësimi mbi parandalimin e bullizmit. Murali synonte që të rinjtë të kuptojnë mesazhin se bullizmi nuk është zgjedhja e duhur, ai nuk zgjedh asnjë problem, perkundrazi  vetëm e dëmton edhe më shumë një person. Projekti pati mbështetje edhe nga Këshilli i Veprimit Lokal Rinor- Gjakovë.

Po nga ky grup, një tjetër ka patur në fokus fëmijët që janë të shtruar në pavionin e pediatrisë në Gjakovë. “Joy and Love“ nga datat 18 – 23 Mars, nëpërmjet pikturimit dhomave të këtij pavioni, vogëlushët që janë të shtruar në këtë repart tashmë ndihen në një vend më të ngrohtë.

“Mozaiku i buzëqeshjes”, ishte projketi që iu dedikua fëmijëve me aftësi të kufizuara të qendrës burimore “Nënë Tereza” në Mitrovicë. Ky projket u realizua nga klubi SKYE “Ambicia e së ardhmes” në datën 22 Mars, ku fëmijët u argëtuan nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, si ngjyrosje, vallëzime, etj.

“Metamorfoza”, projekti komunitar nga të rinjtë e Malishevës, nga ku përfituan rreth 200 nxënës nga 3 shkolla të mesme, kishte si qëllim vetëdijësimi i të rinjve për mos braktisjen e shkollave, dukuri e cila ka shënuar rritje së fundmi në komunen e Malisheves. Projekti u implementua gjimnazin e përgjithshëm “Hamzi Berisha”, në shkollën e mesme “Lasgush Poradeci” dhe në shkollën profesionale qendra e kompetencës “Kujtim Gashi” me nga dy sesione. Ligjëruese për të rinjtë ishte Zj. Shenaj Shala – trajnere e certifikuar dhe Zj. Rina Gosalci, përfaqësuese e Këshillit Rinor Kosovar.

Projekti “Instalacioni”, i cili kishte për qëllim  zbukurimin e parkut të qytetit të Malishevës dhe rritjen e vetëdijësimit të qytetarëve për mirëmbajtjen e tij. Ky projekt u mbështet nga Kuvendi Komunal i Malishevës dhe kryetari i Qendrës Rinore të Malishevës dhe qytetarët e shumtë që u bashkangjitën.

Përmirësimi i ambienteve të shkollës “Lasgush Poradeci” në Kijevë, ishte në fokusin e dy projektet komunitare “Green Nature” dhe “Rest and Chill”. Të rinjtë mbollën pemë dhe lule të ndryshme,  si dhe rregulluam dhe stolat duke i bërë Projekti gjeti mbështetje direkte nga stafi i gjithë shkollës dhe njerëzit e komunitetit që kalonin aty pranë.