Të fitosh vetëbesimin…

Ilaz Hajra

Ilazi është 20 vjeç nga Vushtria në Kosovë. 6 muaj më parë ai ishte një djalë i rezervuar që e kishte të vështirë të shprehej publikisht, gjë që për një student në Fakultetin e Edukimit dhe që në të ardhmen dëshiron të punojë me nxënës, ishte një pengesë.

Me sygjerimin e një miku ai u bë pjesë e SKYE në Kosovë dhe që në javët e parë të mbedhjes së klubeve, ai nuk ka munguar asnjë ditë.

“Projekti SKYE ka bërë që unë të marr guximin të flas lirshëm para publikut, gjë që më parë më ka munguar, pasi gjithnjë kam pasur frikë”- shprehet 20- vjeçari.

Pas trajtimit me sukses të një prej temave që lidhej me vetëbesimin, Ilazi arriti të bëhej lehtësues dhe vullnetar i njërit prej grupve, gjë që e bëri të ndihet i vlerësuar, por dhe përgjegjës në të njëjtën kohë për kontributin ndaj të rinjve të tjerë.

“Të jesh vullnetar dhe lehtësues për mua nënkupton të japesh kontribut aty ku ke mundësi, në shoqëri, në rrethin ku jeton, në qytet, të kontribuosh edhe pa ndonjë përfitim material. Në të njëjtën kohë është edhe përgjegjësi, pasi duhet të jesh I përgatitur paraprakisht për tema të ndryshme që trajtojmë” –tregon ai.

Praktika në klubet SKYE, ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në profesionin e tij të ardhshëm, duke e ndihmuar në praktikën mësimore, që ai si student i fakultetit të Edukimi, realzion në shkolla të ndryshme. Menaxhimi i orëve mësimore për të ka qenë i sukseesshëm, falë përvojës dhe afëtësive tij paraprake në menaxhimin e lojërave dhe praktikës në klubin SKYE.

Ilazi është një prej 200 të rinjve që janë pjesë 10 klubve SKYE të përfshirë në projektin “Rritja e Integrimit Socio-Ekonomik e të Rinjve të Kosovës-SKYE” që po implementohet nga organizata World Vision në Kosovë dhe financohet nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Aktualisht 100 të rinj pjesë e 5 klubeve në Mitrovicë, Vushtrri dhe Ferizaj kanë arritur të përfundojnë me sukses kurrikulën e modelit të programit SKYE. 5 klubet në komunat e tjera (Malishevë, Graçanicë dhe Gjakovë) kanë përfunduar tri shtyllat e para dhe tashmë po fillojnë me shtyllën e katërt të Punësueshmërisë.

Kurrikula e grupeve SKYE përmban katër shtylla kryesore:

-Shtylla e parë: Qytetaria Aktive (të qenit qytetar aktiv, të jesh produktiv në shoqëri duke sjellur ndryshime pozitive, të ndryshuarit e vetvetes dhe komunitetit, të qenit proaktiv ndaj dukurive negative dhe implementimin e iniciativave/projekteve komunitare të cilat sjellin ndryshime sociale në komunitet.

-Shtylla e dytë: Leadership (nxjerrja në pah e vlerave dhe karakteristikave të anëtarëve të klubeve SKYE,të qenit udhëheqëd i klubit,lider i mire,drejtues i afte, dhe ndërmarrja e veprimeve konkrete për ndryshime në komunitet.

-Shtylla e tretë: Sipërmarrja Sociale (të njohurit me konceptin e Sipërmarrjes Sociale, vlerat, karateristikat, gjenerimi i ideve inovative, njohja me sfidat e pengesat dhe mënyrën për tejkalimin e tyre, sjellja e një folësi motivues për Sipërmarrja Sociale dhe më e rëndësishmja implementimi i ide projektit, i cili do jetë  model për të rinjtë në komunitet dhe më gjerë)

-Shtylla e katërt: Punësueshmëria (njohja me tregun e punës, kërkim pune, përgatitja për intervistim, orientimi në karrierë, përgatitja e CV dhe letrës motivuese dhe hulumtimi i tregut të punës.)

Në muajin Shkurt klubet SKYE do të fillojnë me implementimin e projekteve komunitare që synojnë të kontribuojnë në mirëqenien dhe mënyrën e jetesës në komunitetet e tyre.