Kontribuojmë për komunitetin!

Ambicia e se ardhmes Mitrovice 7

Nxitja e të rinjve në leximin e librave, orientimi i tyre drejt karrierës, por dhe promovimi i jetës së shëndeshme janë vetëm 4 ndër projektet komunitare të realizuara nga të rinjtë në Kosovë, që janë pjesë e projektit “Rritja e Integrimit Socio-Ekonomik e të Rinjve të Kosovës-SKYE” që po implementohet nga organizata World Vision në Kosovë dhe po financohet nga Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

Projekti SKYE ka filluar implementimin e projekteve komunitare në tri komuna të Kosovës: komunën e Vushtrrisë, Mitrovicës dhe Ferizajt. Të rinjvë gjatë realizmit të këtyre nismave kanë patur dhe përkrahjen e qytetarëve, kryetarëve të komunave, përfaqësueseve të institucioneve duke berë kështu, qe gjithsecili të kontribuojë në mënyrën e vet.  

400 libra të rinj për bibliotekën në Vushtri

“Dhuro libra për biblotekën e qytetit”, ishte projketi që u realizua  me datat 16, 17 dhe 18 Shkurt 2019 në sheshin e Vushtrrisë, ku u arrit të blihen 250 libra me rreth 71 tituj të ndryshëm. Bashkë me mbështetjen e qytetarëve dhe librarisë “Migros – 2”, rreth 400 libra të rinj iu shtuan biblotekës “Naim Frashëri” të qytetit.

Nismës se të rinjve  për të dhuruar libra iu bashkuan dhe kryetari i komunës Z. Xhafer Tahiri, drejtori i drejtorisë së Arsimit, Z. Afrim Namani dhe drejtoresha e drejtorisë së Prokurorimit Publik. Zj.  Saranda Cakaj, drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit Zj. Fatmire Cecelia, zyrtari për Kulturë në DKRS-ë, Z. Burim Rexhepi dhe drejtorin e Biblotekës së qytetit “Naim Frashëri” Z. Izet Miftari, i cili gjithashtu dhuroi disa libra të Historisë.

“Orientimi në karrierë” për 300 të rinj

 Në tjetër nismë komunitare e është ndërmarrë po në Vushtirri nga klubet SYKE ishte ai i “Orientimi në karrierë” me qëllim informimin e rreth 300 të rinjve të klasave të nënta për shumëllojshmërinë e drejtimeve, që iu ofrohen për të vazhduar studimet në shkollën e mesme. Në 5 shkolla të ndryshme, u mbajtën ligjerata para të rinjve rreth rëndësisë se informimit për përzgjedhjen e drejtimit që në moshë të hershme. Ky projekt u mirëprit nga të rinjtë, të cilët  theksuan mungesën e informacioneve te tilla dhe adresimit të kësaj teme në shkollat e tyre, gjë që ua veshtirëson atyre zgjedhjen se çfarë duan të studiojnë. Projekti u mbështet nga Drejtoria e Arsimit në komunën e Vushtrrisë.

Parku i Mitrovicës

Të rinjtë e klubit “Change ëith SKYE” në Mitrovicë zgjodhën të ndërhynin me nismën e tyre në rinovimin dhe riparimin e parkut “Artin Jashari”, i cili ishte në gjendje të mjerueshme. Pastrimi i tërësishëm nga mbeturinat dhe riparimin i të gjithë stolave si dhe vendosja e një koshi basketbolli, ku të rinjtë do të kenë mundësi që kohën e lirë ta kalojnë duke u argëtuar ishin ndërhyrjet e bëra.

Për një mjedis të pastër

I quajtur “Change with SKYE by using bycycles” dhe që synon të promovojë jetën e shëndetshme dhe gjithashtu mbrojten e mjedisit nga gazrat e makinave, më datën 26 Shkurt u zbatua në Ferrizaj projekti i të rinjve të grupve SKYE të kësaj komune.

Ata me ndihmën e disa profesionistëve dizejnuan dhe projektuan 4 vend qëndrime për bicikleta secili me hapësirë prej 9 vendparkime për bicikleta. Në aktivitet ishin prezent dhe kryetari i komunës së Ferizajit Z. Agim Aliu, dhe koordinatorja e Qendrës Rinore të Malishevës Zj. Dashurie Ahmeti.