Çfarë duhet të kenë parasysh burimet njerëzore gjatë menaxhimit të situatave të krizave?

You are here

  • 18-06-20 |

Çfarë duhet të kenë parasysh burimet njerëzore gjatë menaxhimit të situatave të krizave?

Sedika Fushekati

Drejtuese Skuadre Departamenti Njerëz & Kultura

Ndodhitë në vitet e fundit kanë treguar një trend në rritje të fatkeqësive natyrore dhe krizave të mundshme anë e mbanë botës. Shqipëria, më shumë se çdo vend tjetër ballkanik, i ka përjetuar thellësisht këto ndodhi duke filluar, që nga kriza e krijuar nga tërmetet e muajve shtator – nëntor 2019 dhe pa e marrë veten mirë përballet me krizën e radhës, kësaj radhe mbarëbotërore.

Në këtë artikull, dëshirojmë të prekim disa prej çështjeve kyç që Burimet Njerëzore duhet të mendojnë, influencojnë në lidhje me aftësimin e punonjësve për të përmbushur potencialin e tyre si dhe për të jetuar një jetë/karrierë në plotësi.

Përballja me krizat dhe efektet e thella që ato kanë tek punonjësit, në mirëqenien e familjeve dhe komuniteve ku jetojmë (WVA, 2020), është një moment i rëndësishëm ku çdo drejtues institucioni dhe i Burimeve Njerëzore përballet faktorë detyrues të tillë si zbatimi i ligjeve vendore, arritjen e qëllimit / objektivave të institucionit; por edhe me zgjedhjen për t’u kujdesur për mirëqënien e punonjësve. Zgjedhja për t’u kujdesur për mirëqënien e punonjësve bën dallimin si një instituicion i së ardhmes.

Çfarë duhet të kenë parasysh burimet njerëzore gjatë menaxhimit të situatave të krizave?

Së pari, komunikoni dhe dakordësohuni me drejtuesit e lartë për prioritizimin e sigurisë, të kujdesit dhe mirëqënies së punonjësve. Është e rëndësishme që drejtuesit e lartë jo vetëm të dakordësohen, por edhe të bëhen nismëtarë të këtij procesi, të japin shembullin dhe të modelojnë ndryshimin e dëshiruar (Bock, 2015). Ndryshimet nuk janë asnjëherë të lehta, prandaj filloni aty ku jeni.

Së dyti, zhvillimi i paketave të benefiteve, të përshtatshme për punonjësit, dhe që kontribuojnë si në përmbushjen profesionale të tyre ashtu edhe në mbajtjen e talenteve brenda institucionit. Një mënyrë praktike e hartimit të këtyre paketave është përfshirja e vetë punonjësve, dëgjimi aktiv i sugjerimeve në lidhje me kujdesin dhe mirëqënien e tyre. Kjo praktikë do t’jua lehtësojë shumë procesin e hartimit të politikave dhe strukturave të punës të përshtatshme për familjet e punonjësve e të suksesshme për institucionin tuaj. Në rolin tuaj si drejtues / specialistë të Burimeve Njerëzore, sigurohuni të ofroni benefite jofinanciare, të tilla që të mund të përftojnë sa më shumë kategori të forcës tuaj punëtore, si p.sh. të punuarit nga shtëpia kur kjo gjë është e mundur, shtimi i ditëve të pushimit vjetor, ofrimi i lejes të pagueshme të sëmundjes pa nevojën e sigurimit të raportit mjekësor (p.sh. në rastin e pandemisë COVID-19), sigurimi i mjeteve mbrojtëse personale, kritere favorizuese të sigurisë shëndetësore si p.sh. për punonjëset shtatzënë, ata me probleme komplekse shëndetësore, ata me fëmijë të vegjël që duan kujdesin prindëror, etj.

Së treti, dhe shumë e rëndësishme është promovimi i përgjegjësisë së ndërsjelltë. Nëse dëshira, kujdesi dhe ofrimi i përfitimeve, financiare dhe jofinanciare, është i njëanshëm atëherë qëndrueshmëria nuk është afatgjatë. Është i rëndësishëm investimi në një kulturë, performancë dhe përgjegjësi të dyanshme, strategjikisht i harmonizuar me vlerat dhe misionin e institucionit që përcillet që nga drejtuesit e lartë deri tek punonjësit me detyrat më të thjeshta në institucion.

Kur përballemi me kriza të njëpasnjëshme, është normale të ndihemi të stresuar, të shqetësuar dhe të pasigurt për të ardhmen, për shëndetin apo të ardhurat e familjes. Ndikimi i stresit të zgjatur mund të na çojë në sjellje negative ose jo-ndihmuese. Ndjenja e frikës është një reagim i natyrshëm i njeriut ndaj çdo kërcënimi, i cili e çon dikë në reagime të tjera fizike, emocionale ose psikologjike. Për shembull, stresi i zgjatur mund të na bëjë të debatojmë, të hubasim durimin, marrim më shumë kohë për të kuptuar diçka, gjë që mund të krijojë situata të pakëndshme gjatë punës me kolegët dhe brenda familjes. Të kuptuarit e nevojës për mbështetje, kërkimi / pranimi i ndihmës dhe kujdesi i mirë për veten duhet të jenë pjesë e veprimeve të gjithkujt drejt vetë-kujdesit dhe mirëqenies personale. Stresi nuk bën dallim në hierarki, gjini, apo statusin shoqëror. Të gjithë duhet të punojmë shumë për ndërtimin e rezistencës, për përshtatjen me ndryshimet dhe për t’u akomoduar sa më parë me jetën dhe punën e re normale.

Institucionet që mbështeten shumë tek punonjësit për prodhimin e produkteve të tyre ose ofrimin e shërbimeve, duhet të jenë të kuptueshëm dhe të ofrojnë mbështetje për punonjësit dhe familjet e tyre gjatë këtyre kohërave. Një ekip fizikisht, mendërisht dhe emocionalisht i shëndetshëm do të performojë më mirë dhe për pasojë do të ofrojë produkte ose shërbime me cilësi më të mirë. Siç e përmendëm në fillim të artikullit, duket se krizat nuk do të jenë në ulje, përkundrazi, tani duhet të përgatitemi për krizën e radhës, qoftë kjo kriza ekonomike post COVID-19 apo ndonjë krizë tjetër. Prandaj institucionet duhet të fillojnë të konsiderojnë të investojnë (nëse nuk e kanë bërë derimë tani) seriozisht në krijimin e ndërhyrjeve të rritjes së mirëqënies së punonjësve, e sidomos në mbrojtjen dhe sigurinë e tyre gjatë periudhave të krizave.

Referenca

Bock, L. (2015). Work rules! : insights from inside Google that will transform how you live and lead. New York: Twelve Hachette Book Group.

WVA, W. (2020). Impact assessment of the COVID-19 outbreak on wellbeing of children and families in Albania. Tirana, Albania: World Vision Albania.

 

Tungjatjeta.al

 
Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni