“Raporto dhe Reago”/ Trajnohen 78 profesionistë që punojnë me rreth 1200 fëmijë

9D23BCAB-9100-4C19-8995-6E163124770B

Çfarë duhet të dinë mësuesit, psikologët, punonjësit socialë, apo dhe profesionistë tjerë që punojnë me fëmijët për t’i ndihmuar ata në raste dhune? Si mund t’i fuqizojnë ata fëmijët, që të kuptojnë dhe t’i raportojnë këto raste?

78 mësues, psikologë, punonjës social që janë drejtues të grupeve IMPACT, ku përfshihen rreth 1200 fëmijë, janë trajnuar me njohuri të njohuri rreth sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, praktikave që pengojnë zhvillimin dhe mbrojtjen e fëmijëve, të praktikave që duhet të promovohen, si dhe të modulit “Raporto dhe Reago” të World Vision që i i vjen në ndihmë fëmijëve më vulnerabël.

Trajnimi synon që këta profesionistë të të kenë rol aktiv, prandalues dhe reagues për mbrojtjen, sigurimin e mirëqënies së plotë dhe zhvillimin e fëmijëve në Shqipëri, por edhe përcjelljen e informacionit tek rreth 1200 fëmijë, me qëllim jo vetëm ngritjen e njohurive dhe fuqizimin e tyre, por edhe krijimin e mundësive reale që ata të advokojnë për të drejtat dhe fenomenet shqetësuese, që prekin jetët e tyre.

#ItTakesAWorld