“Fjalët e qiririt”

You are here

  • 19-01-18 |

“Fjalët e qiririt”

Era* ka 6 muaj që përpiqet të mos e lerë më shkollën për të shitur qirinj. Ka filluar gjimnazin dhe e ëma është në kërkim të një pune që mund t’ia plotësojë nevojat familjes.

Që në klasë të 6-të kam dalë të shes qirinj tek rruga e kishës këtu në Laç. Pas vdekjes së babait kam braktisur orët e mësimit çdo të martë për të ndihmuar familjen. Na mungonte ekonomia, por mami na ka falur shumë dashuri dhe përpiqej të na qendronte afër. Asnjëherë nuk na ka kërkuar të dilnim bashkë me të për të shitur, përkundrazi më qortonte vazhdimisht”- tregon adoleshentja që kërkonte medoemos të mos ishte indiferente  ndaj problemeve familjare.

Edhe pse nuk e dinte që do të shkonim për ta takuar atë të martë, e ëma na lajmëroi se ishte në shkollë. Ishte ora e fundit dhe menjëherë pas mësimit, kur kishte marrë rrugën për të shkuar drejt shtëpisë, e takojmë pak metra larg derës kryesore të shkollës. Eshtë një nga nxënëset më të mira të klasës, por e veshur thjeshtë, një palë xhinse e një xhaketë të hollë. Rreket të na tregojë se ndjehet krenare që iu gjend të ëmës pranë, edhe pse kur ishte ende fëmijë nuk e kishte menduar se një ditë do i duhej të punonte për të siguruar disa të ardhura më shumë. I duket sikur gjithçka që ka përjetuar e sheh tanimë nga larg, si një shikuese, përmes videos imagjinare që e ka ruajtur thellë në kujtime, na pëshpërin:“Kur shikoja bashkëmoshatarët e mi ose mësuesit bëhesha shumë keq dhe doja vetëm të fshihesha diku, ku mos të më shikonte njeri. Po si unë kishte dhe vazhdon të ketë ende shumë fëmijë e të rinj të tjerë.

Kishte menduar të shkonte të kërkonte ndihmë, por nuk dinte institucione apo njerëz ku mund të mbështetej për të kërkuar të drejtat e saj, por edhe e fëmijëve të tjerë si ajo. E gjendur mes shumë pyetjesh pa përgjigje, dëshirës për të mos braktisur orët e mësimit, por edhe paragjykimeve të bashkëmoshatarëve të saj, para rreth 2 vitesh u bë pjesë e World Vision në grupin e mbrojtjes së fëmijëve. “Unë kam qenë shumë e turpshme, por tani kam shokë e shoqe në këto grupe dhe me kalimin e kohëve kam mësuar të komunikoj më shumë me të tjerët, të them çfarë mendo, të bashëpuno me fëmijë e të rinj të tjerë për të përmirësuar jetën tonë, por edhe për të minimizuar problematikat e qytetit tonë. World Vison nuk më ka ndihmuar vetëm mua, por të gjithë fëmijët. Kam marrë shumë trajnime dhe tani njoh jo vetëm të drejtat e mia dhe të miqve të mi, por njoh dhe insitucionet se ku duhet të drejtohem për të referuar një rast të shkeljes së të drejtave të fëmijëve. Nëse do të shikoja një rast të tillë do të isha unë e para që do ta raportoja dhe do të jepja ndihmën time për ta nxjerrë nga situata në të cilën ndodhej” – shpjegon Era.

Ajo shpreson që një ditë të mos i duhet të kthehet në vendin ku dikur shiste, jo se ka turp, por sepse nuk do të mungojë asnjë ditë në mësim sepse vetëm kështu do mundet që jo thjesht të ketë një dëftesë prej kartoni në sirtar, por të marrë njohuri që do e ndihmojnë të ngrejë zërin për të drejtat e saj, të komunitetit, të vazhdojë shkollën e lartë, një vend pune e një jetë të mirë.

 

*Era nuk është emri i vërtetë i vajzës

Tungjatjeta.al

 
Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni