Fëmijët e programit "Tungjatjeta...Jetë" në Prrenjas

You are here

  • 24-09-20 |

Fëmijët e programit "Tungjatjeta...Jetë" në Prrenjas

Njihuni në këtë fotogaleri me disa nga fëmijët me aftësi të kufizuara në Prrenjas që prej 6 muajsh po marrin shërbime të specializuara në shtëpi nga terapistët e programit social “Tungjatjeta...Jetë”.

Me shumë punë dhe përkushtim nga fëmija, familja dhe terapistët, përmirësimet e para kanë filluar të duken.

Ekipi i specializuar i programit social “Tungjatjeta...Jetë”  i përbërë nga një punonjës social, një psikolog, një fizioterapist dhe një logoped ka hartuar plane individuale zhvillimi në bazë të nevojave specifike të secilit prej fëmijëve me aftësi të kufizuara që janë pjesë e programit.

Prrenjasi është bashkia e pestë në vend që po zbaton këtë program ku për herë të parë ndërthuret ofrimi i shërbimeve shoqërore dhe arsimore. për 33 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara në këtë bashki me mbështetjen e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PNUD) në Shqipëri, World Vision Albania (WVA) dhe në bashkëpunim me Bashkinë Prrenjas.

Shërbimet e ofruara janë ndërthurur në mënyrë të tillë që fëmijët me aftësi të kufizuara të marrin shërbimin  e specializuar në shtëpi ose në mjediset e shkollës “Qybra Sokoli” ku zbatohet modeli i Hapësirave Zhvillimore.  Modeli i Hapësirave Zhvillimore synon ofrimin e shërbimeve të targetuara dhe të specializuara në hapësiren shkollore duke ndërthurur punën e profesionistëve të arsimit, shërbimit psiko-social dhe profesionistëve te tjerë nga shërbimet shoqërore/ shëndetsore duke u bazuar në nevojat individuale të fëmijëve por duke konsideruar si parësore parimet e arsimit gjithëpërfshirës.

Tungjatjeta.al

 
Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni