Përtej errësirës ka dritë…

You are here

  • 27-08-20 |

Përtej errësirës ka dritë…

Këtu ku jetoj unë është shumë e vështirë që dikush të kuptojë se ke nevojë për një psikolog, pasi për ta psikologu është vetëm për personat që kanë probleme të rënda të shëndetit mendor. Unë nuk jam aspak dakord me këtë gjë. Biseda me psikologen për mua është inkurajim dhe më bën të ndjehem shumë mirë. Më dha forcë për të ecur përpara, kur çdo gjë më dukej e zymtë. Tani kam plot energji për t’u kujdesur për veten dhe për familjen time,”- thotë Sonila nga periferia e Tiranës.

Kështu e nis rrëfimin e saj Sonila, e cila jeton në periferi të Tiranës së bashku me bashkëshortin dhe 3 fëmijët.

Falë pasionit për punimet artizanale Sonila përpiqet të mbulojë sa më shumë shpenzime të familjes Prej 10 vitesh, ajo bën në shtëpi punë dore, si shporta, apo vazo të krijuara me rruaza dhe më pas i shet. Fitimet e këtyre punimeve janë burimi i vetëm i të ardhurave për familjen e tyre.

Lodhem shumë dhe shpenzoj për të blerë materialet, por i shes me çmim të ulët vetëm që të ushqej fëmijët,”- tregon ajo.

“Kam vuajtur shumë, kam vuajtur për bukën e gojës. Bashkëshorti më parë pinte, fëmijët ishin të vegjël, ndërsa unë u detyrova nga rrethanat të isha shtylla e shtëpisë. Por sot, falenderoj Zotin që më ndyshoi bashkëshortin dhe sot e kam krah dhe më mbështet,”- rrëfen Sonila.

Pandemia që ngriu’ ëndrrën

“Kam patur një ëndërr, që të kisha një dyqan ku të shisja produktet e mia dhe nisa ta bëja realitet. Pastaj filloi pandemia e COVID-19 që më bëri pesimiste dhe më shtoi stresin. Kaq muaj të mbyllur, pa punë, nuk dija çfarë të mendoja për të ardhmen. Kush do t’i blinte punimet e mia?”- janë fjalët e Sonilës, kur kujton ditët e qëndrimit mbyllur në shtëpi. Gjatë kësaj kohe, World Vision Albania ka mbështetur familjen e saj me paketa ushqimore për të mbuluar nevojat më urgjente.

Isha aq e stresuar, duhet të siguroja paratë për qiranë, ushqimin e çdo gjë tjetër.  Dilema a do t’ia dilnim dot, apo jo, më gërryente çdo ditë. Një një ditë i thashë bashkëshortit: Të lutem më ço diku se dua të bërtas fort, sepse kam një lëmsh shumë të madh në fyt e nuk mundem më ta mbaj,”- shprehet 33-vjeçarja.

Por falë besimit të madh në Zot dhe duke kërkuar ndihmë tek stafi i World Vision Albania ajo arriti të gjente një zgjidhje.

 “Falë Zotit munda të gjej një vend ku të “bërtisja fort”. I kërkova ndihmë stafit të World Vision të më mbështeste me një psikologe. Sot nuk bërtas më, sot bisedoj”-tregon buzagaz Sonila.

E tashmja dhe e ardhmja me shpresë

 “Sot jam tërësisht ndryshe, sepse falë bisedave me psikologen kam rigjetur buzëqeshjen dhe shpresën. Falë bisedave me të unë gjeta shpëtim tek lutja dhe loja me fëmijët, që është një terapi shumë e mirë. Fëmijët dhe bashkëshorti janë shumë të lumtur me ndyshimin tim dhe kjo ma mbush zemrën” – nxiton të tregojë me padurim për ndryshimin e saj Sonila.

Gjithashtu ajo shikon dhe ndryshim tek familja e saj dhe shprehet se ndryshimi i saj ka ardhur edhe falë trajnimeve si “Festojmë Familjen”.

Një ditë filloi shiu dhe bashkëshorti vuri re se na pikonte çatia dhe uji futej brenda. Unë u mërzta po ai më tha: “Na pikon çatia, por nuk na pikon shpirti, duke u mbështetur tek njëri-tjetri dhe tek Zoti, do t’ia dalim.”- vijon Sonila.

Sot e gjithë familja është e angazhuar dhe e ndihmojnë 33 vjeçaren në realizimin e punimeve me rruaza dhe besojnë fort tek ëndrra e Sonilës për të ecur përpara. Edhe ajo vetë është e mbushur me optimizëm dhe në zemër ka një dëshirë humane.

Dashtë Zoti me ecën mirë dhe do të ndihmoja me gjithë zemër tre familje në muaj me disa ushqime bazë, sepse e di sa e dhimbshme është të vuash për ushqim.”- thotë ajo.

33-vjeçarja është një nga 78 personat (të rritur dhe fëmijë) që kanë përfituar shërbim të specializuar psiko-social, nëpërmjet këshillimit online, në Tiranë dhe Kamëz. Ky shërbim erdhi si përgjigje ndaj emergjencës së krijuar nga tërmeti i Nëntor 2019-tës dhe vazhdoi për të lehtësuar pasojat emocionale, nga pandemia e COVID-19.

*Shënim: Sonila nuk është emri i vërtetë i personazhit

Tungjatjeta.al

 
Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni