"Një vizion i ri në fshatin tim"

You are here

  • 01-08-19 |

"Një vizion i ri në fshatin tim"

Për Asim Likën, 29 vjeç nga fshati Vinjollë në Malësinë e Kurbinit e ardhmja është e qartë dhe e lidhur me vendin e tij, me fshatin malor të të parëve, ku tashmë ai ka një vizion...

  “Vizioni i ri që unë kam, më ka bërë që të mos dëshiroj më të largohem nga fshati im, apo edhe më keq, që të jem emigrant në vendet e Europës, tashmë po ndërtoj të ardhmen time në fshatin tim”- na thotë ai.  

Një vizion i lidhur blektorinë, falë një biznesi familjar që është burimi i vetëm i të ardhurave për të dhe për 10 antarët e tjerë të familjes së tij.

“Familja ime përbëhet prej 11 anëtarësh dhe jemi të fokusuar tek blegoria dhe bujqësia. Burimi i vetëm i të ardhurave që kemi si familje është vetëm blegtoria. Familja ime ka një fermë prej 200 krerë dhi, me një traditë të vjetër të mbarështimit të tyre”- tregon 29 vjeçari.

Duke kërkuar më të mirën për familjen e tij, Asimi u bë pjesë e projektit të Lehtësimit të Biznesit në Kurbin.

Me aktivizimin në grupin e ngritur nga World Vision në Malësi, trajnimet që kemi marrë më kanë hapur një horizont të ri për biznesin tim familjar në menaxhimin dhe zhvillimin e tij. Stalla që unë kisha më parë ishte totalisht e amortizuar, ishte prej druri ku hynte i ftohti dhe shiu, jo më larg se vitin e kaluar më kanë ngordhur gjysma e kecave. Me një familje të madhe dhe me shumë shpenzime nuk kisha mundësi që të investoja për rehabilitimin e saj. Këtë mundësi ma dha World Vision dhe tani kam një stallë me kushte të përshtatshme dhe me më shumë metra katrorë. Përmirësimi i kushteve të stallës do bëjë të mundur minimizimin e humbjeve, e po ta krahasoj me vitin e kaluar do të dyfishohen të ardhurat e mia. Gjithashtu, duke qenë se tani kam kushte më të përshtatshme e kam shtuar tufën me 50 krerë”- rrëfen Asimi me entuziazëm.

Në Kurbin, World Vision e ka përqendruar punën me projektin Lehtësimi i Biznesit në fshatrat: Vinjollë, Gallatë, Malbardhë, Skuraj, Shkopet, Ferr-Shkopet, Fushë Milotit, Gjorem dhe Zheje.

Panairi i Malësisë së Kurbinit

Për t’u dhënë mundësi për të prezantuar prodhimet lokale, për të shkëmbyer eksperienca, kontakte dhe për të shitur produktet e fermerëve, Këshilli i Biznesit në Kurbin ka ideaur edhe një panair të përvitshëm, Panairi i Malësisë së Kurbinit.

Është viti i dytë që unë marr pjesë në Panairin e Malësisë, dhe këtë vit të gjitha produktet që kisha në tavolinën time janë shitur. Këto dy panaire kanë qenë një mundësi e mirë që unë të krijoj edhe kontakte për shitjen e djathit dhe mishit të kecit. Tashmë problem im nuk është shitja, por rritja e prodhimit edhe më shumë”- shprehet Asimi.

Në edicion e dytë të këtij panairi të mbajtur në fshatin Gallatë, në 26 Korrik 2019 ishin të përfshira stenda me produkte blegtorale, fruta dhe perime të zonës, punime artizanale, mjaltë, raki, verë, veshje popullore, etj.

Pjesëmarrës në këtë panair ishte, Mario 14-vjeçar dhe familja e tij. Ata janë ndihmuar nëpërmjet projektit të Lehtësimit të Biznesit me fidanë lajthie.

Jam i gëzuar sepse në vitin e dytë të Panairit kemi mundur të sjellim frutat e para të lajthive, duke fituar kështu paratë e para prej tyre”- tregon vogëlushi.

Si Mario janë me dhjetra fëmijë të tjerë që shpresojnë, që me bizneset e vogla të ngritura nga baballarët e tyre do të kenë më shumë shanse për një të ardhme më të mirë dhe të sigurtë.

Lehtësimi i Biznesit

Projekti i Lehtësimit të Biznesit nga World Vision është i shtrirë në Kurbin, Korçë dhe Librazhd. Brenda këtij projekti, janë formuar Këshillat e Biznesit, të përbërë nga familje me biznese familjare dhe përfaqësues nga komuniteti. Ata mbështeten duke u trajnuar për të drejtuar më mirë bizneset e tyre. Një pjesë e tyre janë përfitues, me pajisje, agregat, fidanë, stalla bagëtish dhe depozita uji për vaditje, ndërkohë që qindra familje të tjera janë përfituese indirekte, me anë të ndërtimit të urave lidhëse, përmirësimit të sistemeve vaditëse apo dhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore.

Gjatë viteve 2016-2018 projekti i Lehtësimit të Biznesit, ka mundësuar: trajnimin e 536 femerëve që kanë biznes familjar për të drejtuar biznesin e tyre, rehabilitimin e 2300 metër rrugë bujqësore në Laç dhe 2200 metër rrugë bujqësore në Maliq, janë pastruar 2200 metër kanal bujqësor në bashkëpunim me insitutucionet lokale në Maliq. Dy ura janë rikostruktuar në Skuraj dhe Vinjoll, në Kurbin. Janë siguruar 1000 fidanë gështenjash për familje në Vehcan, në Librazhd dhe 1800 fidanë lajthish për familjët në Skuraj, Gallatë, MalBardhë dhe Vinjollë, në Kurbin. Bizneset familjare janë mbështetur me pajisje për prodhimin e verës dhe pajisje bletarie.

 

 

 

Tungjatjeta.al

 
Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni