Ivana: Rruga ime nga shtëpiake në drejtimin e Këshillit të Biznesit

You are here

  • 13-11-18 |

Ivana: Rruga ime nga shtëpiake në drejtimin e Këshillit të Biznesit

Në Libonik të Korçës, prej disa vitesh nuk gjen më toka të lëna djerrë. Gati i gjithë fshati i ka kthyer sytë dhe shpresat tek prodhimet e tokës. Ivana Demiri, para disa vitesh u gjend e pashpresë dhe pa asnjë mundësi për të ndihmuar fëmijët e saj. 

 “Kam punuar në rrobaqepësi. Më pas u bëra shtëpiake, sepse fëmijët ishin në rritje dhe kishin nevojë që t’u qëndroja tek koka. Më pas dëgjova që disa fermerë po blinin bagëti dhe se ishin shumë të kënaqur me fitimin, kështu që rrezikova dhe bleva një lopë. Në atë kohë nuk kisha njohuritë që kam sot për biznesin, kështu që dështova. Nuk u dorëzova, këmbëngula dhe bleva dy dhi,  të cilat dalë ngadalë po i jepnin rezultatet”- tregon për fillimet e saj, Ivana.

Ajo ishte e vendosur që të ecte përpara, t’ia dilte dhe që të mund ta bënte këtë i duheshin njohuri. Për këtë arsye ajo vendosi të përfshihej në projektin “Lehtësimi i Biznesit”, nga World Vision.

Brezi ynë gjatë viteve të demokracisë mbeti i pashkolluar, fermeri sot është i pashkolluar dhe një nga gjërat më të mira që më ka bërë përfshirja në projektin e Lehtësimit të Biznesit është investimi në njohuri.  Ku e dija unë së çfarë ishte plani i biznesit? Aq më tepër të dija se ç’është vizioni i një strukture si Këshilli i Biznesit, çfarë janë strategjitë, partneritetet, çfarë parashikon ligji e me radhë.

Nuk kam lënë material të Lehtësimit të Biznesit pa lexuar, kam këmbëngulur që gjithmonë të jem e mirëinformuar për fushën në të cilën punoj”- rrëfen me shumë pasion për gjithçka ka mësuar 56-vjeçarja.

Sot, pas kaq vite përkushtim si fermere, pas shumë rrisqesh të ndërmarra Ivana ka arritur të 3-fishoj sipërfaqen e tokës që ka marrë me qira për të mbjellë. Një vit më parë ajo kishte vetëm 4 dylym tokë, ndërsa tani ka arritur në një hektar.

Falë projektit me World Vision kam arritur të siguroj shumë herë më shumë të ardhura për familjen time nga çfarë mund të kisha imagjinuar ndonjehërë. Mësova se si të aplikoj për një kredi dhe kështu arrita të blej derrat, të cilët më dhanë një  mundësi të mirë për të vazhduar përpara me planet që kam për biznesin tim”- tregon me krenari Ivana, e cila sot ia ka dalë mbanë të jetë e vetmja kryetare grua e Këshillit e Biznesit.

Ajo është kujdesuar që edhe fëmijët e saj, t’i përkushtohen ashtu si ajo fermës. Djalit, i ka kultivuar dashurinë për tokën, për fermën dhe ai nuk e ka për turp të punojë në tokat që kanë marrë me qera.

Ivana nuk është nga ato gra që mjaftohen me pak, ajo ka si qëllim që të vazhdojë t’a rrisë akoma biznesin dhe pse jo edhe për të krijuar mundësi për vende pune edhe për gra të tjera.

Gruaja ka forcë të jashtëzakonshme, vetëm duhet të dojë që të përfshihet dhe nuk ka gjë që e ndalon. Një grua e edukuar e bën një shoqëri më të mirë. Sa më të kulturuara të jenë gratë, aq më e mirë familja, aq më e mirë shoqëria”- këto janë fjalët të cilat Ivana, një grua energjike dëshiron që të gjitha gratë, vajzat, burrat, djemtë, ligjvënësit, ligjzbatuesit duhet të dëgjojnë.

Tungjatjeta.al

 
Bruna, 7 vjeçe
Librazhd

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Librazhd

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Marigleni, 9-vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Soni, 11 vjeç
Librazhd

Donaldi, 10 vjeç
Librazhd

Leonora, 16 vjeçe
Librazhd

Vuan nga encefalopatia epileptogjene. Ka nevojë për seanca logopedie.

Altin, 3 vjeç
Librazhd

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Ka kaluar temperaturë të brendshme. Diagnozë e papërcaktuar.

Gabriela, 15 vjeçe
Librazhd

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Emiljano, 2 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Oligerta, 14 vjeçe
Librazhd

Ka zhvillim të vonuar. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Irena, 10 vjeçe
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Sara, 6 vjeçe
Librazhd

Sara vuan nga encefalopatia dhe epilepsia.

Arjani, 15 vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Selma, 4 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Spinofibi ( deformime të shtyllës kurrizore).

Emanueli, 4 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia dhe paraliza e gjymtyrëve të poshtme. Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndr

Arta, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Jasmina, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Ana, 15 vjeçe
Librazhd

Diagnostikuar me epilepsi. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Alesia, 9 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Klajdi, 11 vjeç
Librazhd

I diagnostifikuar me Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet e tij.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni