RE-IN-VEST/ Të rinjtë e "Impact" në Peshkopi realizojnë nismën e veçantë për dy vogëlushet

You are here

  • 15-09-20 |

RE-IN-VEST/ Të rinjtë e "Impact" në Peshkopi realizojnë nismën e veçantë për dy vogëlushet

“Dëshira jonë ishte të bënim disa fëmijë të lumtur dhe pasi na treguan për dëshirën e dy vëllezërve të vegjël, nuk nguruam për t’iu plotësuar kërkesën e shumë ëndërruar: një dhomë gjumi me të gjitha objektet e nevojshme, duke nisur me krevatët e rehatshëm që më parë iu mungonin,"- thotë Marisa, një nga pjesëtarët e grupit "Impact Club", në Dibër.

15 të rinj nga familjet e rikthyera nga emigracioni në këtë bashki, zgjodhën që nismën e tyre finale t'ja dedikojnë dy djemve të vegjël të një familje të rikthyer në këtë bashki, ashtu sikurse janë edhe vetë të rinjtë.

Pas refuzimit të kërkesës për azil  në Gjermani, dy vite më parë, familja e Arjanës u detyrua të kthehet në Shqipëri, në fshatin e vogël dhe të largët të Peshkopisë, aty ku jetonin më parë. Pas ditëve të para të çmalljes me të afërmit dhe me vendlindjen, sërish filluan vështirësitë sociale për t’u përshtatur pas rikthimit dhe vështirësitë ekonomike për të përballuar jetesën. Prindërit e Eraldit, dhe Safatit, 8 dhe 5 vjeç, ishin të papunë. Të ardhurat e vetme për familjen vinin nga ndihma ekonomike prej 4800 lekësh në muaj, të cilat siç tregojnë nuk mjaftojnë as për t’u ushqyer, jo më për të blerë edhe ilaçet që iu duhen. Kryefamiljari vuan nga diabeti, ndërsa mamaja nga veshkat dhe hernia diskale. 

Rasti i familjes së tyre u përcoll dhe tek të rinjtë e grupit “Impact” të World Vision në Dibër dhe nuk donin të rrinin duarkryq, por të ndihmonin me çfarë mundeshin. Ata bën një plan pune duke u konsultuar fillimisht edhe me një punonjës për mbrojtjen e fëmijëve. Krahas mbështetjes së projektit RE-IN-VEST, ata ngritën disa fonde edhe nga bizneset e zonës me anë të të cilëve siguruan transportin e materialeve deri tek shtëpia e djemve.

"Me të vërtetë djemtë kishin shumë nevojë për krevatë, sidomos Eraldi që ka probleme me veshkat. Krevatët janë të rehatshëm dhe djemtë gëzojnë që tani kanë dhomën e tyre me të gjitha kushtet e përshtatshme. Edhe rrobat e sjella nga ju ishin ndihmë për ne, sepse jo gjithmonë kemi mundësi t'ju blejmë për shkak të kushteve të vështira ekonomike,”- shprehet me mirënjohje Arjana, nëna e 2 fëmijëve.

20 të rinjtë, arritën të kompletojnë dhomën e fëmijëve me dy krevatë, me një tapet, dhe dhuruan disa rroba të reja për dy fëmijët, të cilëve familja nuk kishte mundësi ekonomike t’ia siguronte, pavarësisht nevojës dhe dëshirës së madhe që fëmijëve mos t’iu mungonte asgjë.

Kjo nismë, ndryshe nga ato të grupeve të tjera “Impact” ndonëse nuk kishte shumë përfitues në numër iu dhuroi një kënaqësi shumë të madhe grupit të të rinjve që ofruan jo vetëm ndihmë, por aq shumë dashuri për dy vogëlushet.

"Sytë e tyre shkëlqenin dhe krevatët dukeshin kaq bukur në dhomën e tyre, ia shtonin bukurinë dhe rehatinë shtëpisë së vogëlushëve,”- shprehet Laura, një nga anëtaret e grupit "Impact"

520 të rinj, 15-18 vjeç, pjesë e familjeve të rikthyera nga emigracioni në 13 bashki të vendit, janë organizuar në 26 grupe duke ndërmarrë 26 nisma në ndihmë të komuniteteve ku jetojnë. Idetë e të rinjve janë mbështetur nga projekti RE-IN-VEST, të financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ.

Ndërkohë prej XX muajsh kjo familje është mbështetur nga projekti RE-IN-VEST përmes këtij projekti me paketa ushqimore dhe higjienike, si dhe se fundmi janë shpallur dhe fitues të idesë së biznesit start- up për bletë-rritjen në oborrin e shtëpisë, një mundësi e mirë punësimi për ta, në kushtet e largësisë së shtëpisë larg qendrës së qytetit.

Ky projekt zbatohet nga World Vision Albania në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes.

 

 

 

Tungjatjeta.al

 
Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni