Një dritë në fund të tunelit

You are here

  • 02-09-20 |

Një dritë në fund të tunelit

Ndihma nga World Vision për familjen tonë ishte si një dritë në fund të tunelit... Të gjendur pa shtëpi dhe pa punë, çdo shpresë për ditë më të mira po shuhej për familjen tonë....”- thotë Nexhmija, nëna e tre fëmijëve nga Durrësi.

Familja e Nexhmijes dhe Azbiut nga Durrësi ishte një ndër familjet që u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit, shtëpia e tyre u shndërrua në të pabanueshme. Që nga ai moment e deri më sot strehimi për ta ka qënë një ndër problemet kryesore, për familjen që u gjend në qiell të hapur...

Familja përbëhet nga bashkëshortët dhe tre fëmijët e tyre, Amarildo 13 vjeç, Arnildo 8 vjec dhe Alteo 4 vjeç dhe jetojnë në një fshat të Durrësit. Shtëpia e tyre është e vendosur në kodër larg shkollës, Qendrës Shëndetësore, Njësisë Administrative dhe ndihma për ta ka qenë e vogël.

Pas tërmetit

Pas tërmetit familja mbeti jashtë, pas një dokumenti të lëshuar nga autoritetet përkatëse që e klasifikonte shtëpinë e dëmtuar të pabanueshme. Për këtë arsye, ata u strehuan përkohësisht në një çadër plasmasi në oborrin e shtëpisë.

Por dimri erdhi më shpejt për familjen e tyre, pasi në kushtet e një moti të ftohtë, në çadrën e improvizuar përbënin rrezik për shëndetin e fëmijëve. Stafi i World Vision u përkushtua të orientojë familjen për hapat dhe procedurat që duhet të ndiqnin në mënyrë që të plotësonin dokumentat e duhura për të kërkuar një strehë të sigurtë për familjen.

“Ne kontaktuam me personat përgjegjës në Njësinë Administrative përkatëse ku kërkuam mbështetje që të futej në listën e familjeve që janë në nevojë urgjente për t’u ndihmuar për strehim,” – thotë Migena Muhaj, drejtuese e skuandrës së World Vision, në Durrës.

Edhe falë ndërmjetësimit të World Vision Albania tek autoritet vendore, sot familja jeton në një kontenier të siguruar nga ana e Bashkisë. Por krahas shtëpisë, familja kishte edhe nevoja emergjente për të përballuar jetesën... 

Në kuadër të një projekti të dedikuar për familjet e prekuara nga tërmeti, mbështetur nga World Vision US, familja është mbështetur që të plotësonin nevojat bazë në këtë periudhë të vështirë, dhe është ndihmuar me sete dimërore, paketa ushqimore, lodra për fëmijët dhe mbështetje psikologjike.

“Ju falenderojmë që na keni qëndruar pranë në këto ditë të vështira, edhe një vizitë juaja na jep forcë, ju na keni ndihmuar shumë, falë jush jetojmë në kontenier, falë jush kemi ushqim në tavolinë, falë jush fëmijët kanë lodra, falë vizitave tuaja të shpeshta nuk jemi ndjerë asnjëherë vetëm,”- thotë Azbiu, kryefamiljari.

Ndërsa për më të voglin në familje lodrat kanë qenë një gëzim i papërmbajtshëm.

“Unë u gëzova shumë kur mora dhuratat, nuk më kishin dhuruar kurrë lodra kaq të bukura” – u shpreh Arnildo 8 vjeç.  

Ne siguruam disa ushqime si: oriz, makarona, vaj, sheqer, vezë, miell…. dhe ndonjëherë mami na përgatiste edhe ëmbëlsirë” – thotë Amarildo, djali i madh.

Pandemia e COVID-19

Vështirësitë e familjes do të shtoheshin dhe më shumë si pasojë e pandemisë si COVID-19. Azbiu, kryefamiljari e kishte të pamundur të punonte në ndërtim (siç punonte deri në ato momente dhe ishte dhe i pasiguruar) për shkak të izolimit, dhe kështu mbeti i papunë dhe pa ndihmë për 3 muaj rresht. Në këto kushte, u ndërpre edhe e vetmja mundësi për të siguruar të ardhura për familjen. 

Përgjatë kësaj periudhe të vështirë World Vision na ka qëndruar pranë si familje dhe na ka mbështetur që ta kalojmë këtë situatë të rëndë duke na siguruar disa nga nevojat urgjente që kishim, kryesisht për ushqim, sepse për shkak të pandemisë unë nuk munda të punoja dot për 3 muaj. Ne kaluam shumë ditë të vështira dhe kishim shumë nevoja por, falë World Vision që na u gjend pranë në çdo gjë, ne i kaluam këto ditë më lehtë,” - thotë Azbiu. 

E tashmja me shpresë

Pas sfidave të kaluara familja nuk e ka humbur besimin, sot ata ndjehen më të fortë, kanë shpresë që gjërat do të permirësohen duke qenë se po arrijnë të sigurojnë gjërat më të domosdoshme. Gjithashtu, ata kanë më shumë informacion për hapat që duhet të ndjekin për t’u siguruar që Njësia Administrative do t’I përfshijë ata në listat e personave, shtëpitë e të cilëve do të rindërtohen.

“Falë jush ne patëm mundësi ta kalonim këtë situatë më të qetë, duke i ardhur në ndihmë fëmijëve, sepse shumë pak janë interesuar për situatën tonë dhe shumë pak janë ofruar të na ndihmojnë. ’ – janë fjalët e Nexhmijes, zonja e familjes.

 

Tungjatjeta.al

 
Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni