Të gjesh një punë...

You are here

  • 24-10-19 |

Të gjesh një punë...

“Më ndihmoni ju lutem, dua të punoj, të mbaj familjen, e kam djalin të vogël,” - këto ishin fjalët e para që më mbetën në mendje nga takimi i parë me Eriseldën, gjatë vizitës në familjen e saj për identifikimin e tyre si të rikthyer nga emigracioni kohët e fundit. 

 

Eriselda jeton në fshatin Katjel të Bashkisë Përrenjas, bashki në të cilën prej muajsh në kuadër të projektit RE-IN-VEST, mbështetur nga Giz dhe zbatuar nga World Vision në bashkëpunim me partnerët Diakonia Agpaes dhe SHKEJ,  po punohet për identifikimin e familjeve të rikthyera nga jashtë të cilat shfaqin probleme të theksuara sociale dhe ekonomike.

Ne trokitëm edhe në derën e saj. Ajo ishte e trishtuar, më djalin e vogël pranë, jetonte me disa të afërm, në një shtëpi jo në kushte të mira jetese, dhe kërkesa e saj e vetme ishte: “Më gjeni një punë, dua të ushqej djalin e vogël”.

Eriselda...

Në vitin 2014 Eriselda sëbashku me bashkëshortin e saj për shkak të kushteve të vështira në të cilat jetonin, vendosën të emigrojnë në Gjermani me shpresën se jeta e tyre do të ndryshonte për mirë.

Por e gjendur tashmë në një vend të ri, Eriselda tregon se iu desh të përballej me shumë sfida dhe pavarësisht përpjekjeve të mëdha, refuzimi për t’u kthyer në Shqipëri ju erdhi më shpejt se ç‘e kishin menduar. 

‘U vendosëm atje, por në një vend ku nuk njihja askënd, ishte një vend i huaj për ne. Kishim nevojë për mbështetje, por kush do të na ndihmonte atje, të gjithë shikonin punët e tyre. Ishte më e vështirë nga sa e menduam me bashkëshortin. Asgjë nuk ishte e lehtë, atje asnjë nuk na priti krahë- hapur. Kemi vuajtur shumë, gjithmonë dilnin probleme të reja dhe nuk dinim sesi të vepronim. Gjuhën nuk e dinim, rrugët jo, nuk dinim ku të drejtoheshim. Më pas kërkuam azil që të qëndronim atje dhe të gjenim një punë që të jetonim.

Ditët kalonin dhe ne e mbanim veten me shprese së gjërat do të ndryshonin.

Unë isha shtatzënë, në pritje të djalit. Me lindjen e tij menduam se do të ishte më ë lehtë të përfitonim azil, por jo. 7 muaj pas lindjes  së djalit na kthyen në Shqipëri.

Aty çdo gjë u shemb përpara nesh, nuk dinim si të vepronim. Na mbyti stresi, madje edhe më shumë se në fillim, pasi tani kishim edhe djalin e vogël,”- tregon Eriselda.

Ajo tregon se pasi u rikthyen ata nuk kishin asgjë. Ishin pa të ardhura për të jetuar dhe pa një strehë mbi kokë. Përveç këtyre, nuk kishim asnjë dokument shëndetësor ku të merrnim shërbime për vete, apo për djalin. Në këto kushte ajo u detyrua të gjente një punë shpejt,  por fati edhe këtë herë nuk ishte me të...

‘Pasi u kthyem këtu filluam të kërkojmë punë, por ishte shumë e vështirë. Për pak kohë u punësova në Bashkinë Përrenjas, por për fatin tim të keq, kjo zgjati shumë pak. Më pushuan nga puna dhe ishim sërisht në të njëjtën situatë. Pa punë, me overdraft dhe pa shpresë,” - shprehet Eriselda.

Me lot në sy Eriselda tregon se ata sot kanë nevojë për ndihmë më tepër se kurrë.

As ajo, dhe as bashkëshorti nuk punojnë, nuk kanë as kushtet më minimale të jetesës.

Djali do të ushqehet, por unë nuk mundem t’ia plotësoj kushtet. Ne mezi shtyjmë muajin. Jemi familje e madhe, aty jetojmë të gjithë dhe më besoni, çdo ditë kemi grindje dhe sherre familjare, dhe nuk bëjmë dot asgjë për këtë pasi ne nuk po jetojmë, po mbijetojmë. Kam nevojë të punoj, nuk kërkoj asgjë tjetër vetëm të jem në punë, të ushqej djalin dhe të kemi shtëpinë tonë ku të jetojmë të tre sëbashku,” - shton ajo.

Në këto kushte, ajo  u bë pjesë e projektit RE-IN-VEST dhe bashkë me Eriseldën diskutuam për mënyra të mundshme sesi mund ta ndihmonin atë.

Familja e saj u bë pjesë  e ndihmës me paketa ushqimore dhe higjienike për 3 muaj. Më pas, Eriselda me ndihmën e skuadrës së projektit RE-IN-VEST, arriti të përfitojë Kartat e Shëndetit dhe u regjistrua në Zyrën e Punës, si e papunë.

Sot,  në saj të ndërmjetësimit ng ana e Projektit RE-IN-VEST, Eriseldës i është siguruar një vend pune në qytetin e Përrenjasit, në fabrikën e peshkut “Rozafa”. Prej një muaji ajo punon aty, dhe arrin të ndihmojë familjen e saj.

Ndërkaq puna e projektit RE-IN-VEST vazhdon.

Vetëm në pak muaj, nën kujdesin e Diakonia Agapes në Bashkitë Përrenjas, Cërrik dhe Belsh janë ndihmuar me pako ushqimore 58 familje të rikthyera nga emigracioni, gjatë muajve të fundit.

Shumë individë po bëhen pjesë e ndihmës që do të sigurohet në sajë të komponentin ekonomik i cili pritet që së shpejti të shënojë të tjera rezultate sa i takon punësimit të të rikthyerve.

Projekti RE-IN-VEST mundësohet nga GIZ Albania dhe zbatohet nga World Vision në partneritet me Diakonia Agapes dhe SHKEJ.

 

#REINVESTproject

#DIMAK Albania
#Jetënëplotësipërçdofëmijë
#20YearsWorldVisionAlbaniaandKosovo
#20VjetWorldVisionShqipëridheKosovë

 

 

 

 

Tungjatjeta.al

 
Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni