Një zanat për Patrisin

You are here

  • 13-11-19 |

Një zanat për Patrisin

Një zanat për Patrisin

45-vjeçari i rikthyer nga emigracioni nis kursin për hidraulik

 

Më në fund do të fitoj një zanat me të cilën mund të gjej një punë, ” - shprehet Patris Rexho, 45 vjeç, nga Rëmbeci i Korçës.

Patrisi sapo është bërë pjesë e një kursi 4 mujor për hidraulik në saj të projektit RE-IN-VEST, i cili po iu vjen në ndihmë të rikthyerve nga emigracioni që po përballen me sfida të mëdha jetese.

Ai është baba i katër  fëmijëvë dhe në prill të 2019 për shkak të refuzimit për azil në Gjermani, së bashku me familjen është kthyer në Shqipëri.

I gjendur në mes të katër rrugëve, Patrisit i kanë ardhur në ndihmë prindërit e tij të cilët e kanë strehuar përkohësisht në shtëpine e tyre. Aty ai jeton me gruan dhe katër fëmijët. Patrisi tregon se pas rikthimit jeta për të nuk ka qënë e lehtë. Prej muajsh ai është pa punë dhe jeton vetëm me një ndihmë ekonomike e cila, siç thotë, nuk i del as për të siguruar ilaçet për vajzën e tij të vogël. E vogla ështa diagnostikuar me Spina Bifida dhe kjo ka qenë një nga arsyet e largimit të tyre nga Shqipëria.

Kur vajza ishte një vjeç, mjekët na thanë se ajo vuante nga një sëmundje, fare e panjohur për ne, quhet Spina Bifida dhe nuk kurohet këtu. Ndërkohë, furra e bukës ku punoja u mbyll dhe mbeta pa punë. Në këto kushte vendosa të marr familjen dhe të nisem drejt Gjermanisë për t’u vendosur aty dhe për të kuruar vajzën time” – tregon Patrisi.

Largimi  nga Shqipëria, jeta në Gjermani

Me vajzën e sëmurë dhe probleme të mëdha ekonomike familja Rexho vendos të largohet nga Shqipëria për të kërkuar azil në Gjermani. Udhëtimi bëhet me autobus, nëpërmjet një firme udhëtimi, e cila fillimisht dukej e rregullt, por siç tregon Patrisi, drejtuesi vazhdonte të shtonte çmimin e udhëtimit nën presionin se do t’i zbriste në mes të rrugës. Pas mbërritjes atje, familjes Rexho i është dashur që për një vit të ndërrojë tre kampe refugjatësh.

Familja në atë kohë përbëhej nga Patrisi, gruaja e tij shtatzanë dhe 3 fëmijët e vegjël, një vajzë dhe dy djem. Pas shume vështirësish, Patrisi kishte arritur të siguronte disa trajnime profesionale në ndërtim dhe të lidhte një kontratë si bojaxhi.

Ky ishte një lajm i mirë për familjen pasi kryefamiljari tashmë kishte një punë me të cilën mund t’i vinte në ndihmë atyre ekonomikisht, pavarësisht mbështetjes që shteti gjerman iu ofronte si azilkërkues.

Ndërkohë, bashkëshortja kujdesej vetëm për fëmijët. Pas ca kohësh, familja shtohet me një tjetër pjestar. Ajo ishte sërisht një vajzë, e cila gjatë muajve të parë të jetës dukej e shëndetshme, por me rritjen e saj prindërit kuptuan se vajza kishte probleme me të folurin. Megjithatë, ata kishin shpresa se mund të përmirësohej, pasi vajza po merrte kujdesin e duhur nga mësues të posaçëm, të cilët e ndihmonin atë me fizioterapi dhe problemet e komunikimit.

Kështu, gjërat po ecnin mirë deri në momentin që ata morën përgjigjen se kërkesa e tyre për azil ishte refuzuar.

 ‘Lajmi që duhet të ktheheshim na preu krahët, sapo kisha filluar të mendoja se fëmijët mund të përmirësoheshin me shërbimet që po merrnin andej dhe vajza e vogël kishte përmirësim, por u kthyem,” - thotë Patrisi.

Rikthimi…

Mbërritën në Shqipëri, por nuk kishin asgjë. Dy muajt e parë familja Rexho gjen mbështetje ekonomike tek motra e Patrisit, e cila kishte emigruar vetë në Holandë prej vitesh. Me shumë vështirësi ata arrijnë të regjistrojnë dy fëmijë në kopësht. Bashkëshortja e tij për shkak të problemeve shëndetësore të Klevisit, djalit të vogël 4 vjeçar, detyrohet të udhëtojë herë pas herë drejt Tiranës për të ndjekur trajtimet mjekësore të tij. Mjekët i kanë thënë se djali ka çrregullime të spektrit të autizimit.

Sot, Patrisi është pa punë ndërsa gruaja e ka të pamundur punësimin pasi i duhet të kujdeset gjatë gjithë kohës për fëmijët e saj të mitur.

Ai kërkoi ndihmë tek projekti RE-IN-VEST, i cili ka në fokus pikërisht familje si kjo e Patrisit të cilët pas rikthimit në vendin tonë përballen me probleme të mëdha si sociale, ashtu edhe ekonomike.

Në sajë të fuqizimit ekonomik, në aktivitetin ‘Open Days’ të mbajtur në Bashkinë e Maliqit, Patrisi u regjistrua në formularin e komponentit ekonomik dhe u përzgjodh si përfitues i një kursi profesional për hidraulik.

Një zanat i ri..

Për 4 muaj Patrisi do të ndjekë këtë kurs dhe pas përfundimit të tij do të shihet mundësia për ta punësuar në zanatin e tij. Ndërkaq, po në kuadër të projektit, në bashkëpunim me bashkinë e Maliqit është arritur t’i sigurohet atij asistencë sociale për familjen dhe një pagesë për kujdestarin e djalit të vogël, që ka çrregullime të spektrit autik.

Projekti RE-IN-VEST është në fazën e fuqizimit ekonomik të të rikthyerve dhe deri më tani janë regjistruar rreth 20 individë në Kurse të Formimit Profesional, në mënyrë që duke fituar një zanat,  ata do ta kenë më të lehtë më pas për t’u punësuar apo vetëpunësuar.

World Vision përmes projektit RE-IN-VEST, të financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Albania po i vjen në ndihmë familjeve të rikthyera nga emigracioni në 13 bashki në Shqipëri, të cilat po përballen me probleme të mëdha sociale dhe ekonomike. Ky projekt po zhvillohet në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes.

 

Tungjatjeta.al

 
Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni