Aktiviteti "Vijmë pranë jush", një mundësi më shumë për fëmijët me aftësi të kufizuar

You are here

  • 24-08-20 |

Aktiviteti "Vijmë pranë jush", një mundësi më shumë për fëmijët me aftësi të kufizuar

50 fëmijë të moshave 15-19 vjeç, mes tyre 36 fëmijë me aftësi ndryshe nga Elbasani dhe fshatrat përreth si Kuqan, Bradashesh, Shushicë, Shelcan, Labinot kanë marrë pjesë në aktivitetet verore “Vijmë pranë jush” të zhvilluara në datat 27-31 Korrik 2020, në ambjente të hapura si oborre shtëpish, oborre shkollash, apo fusha sportive.

Në aktivitete morë pjesën mësues profesionistë, mësues ndihmës nga shkolla 9- vjeçare në Kuqan, psikologë klinik, studentë të logopedisë, studentë të punëve sociale,  si dhe drejtoresha e shkollës speciale ‘Zëra Jete’. Të pranishëm ishin edhe 37 prindër të cilët shoq;ronin fëmijët e tyre.

”Eshtë një mundësi ndryshe për fëmijët tanë. Nuk ma merrte mendja që një ditë shtëpia ime do të mbushej me kaq shumë fëmijë, prindër, mësues dhe studente,” – thotë një prind nga Kuqani.

Ideja e zhvillimit të këtyre aktiviteteve në ambiente të hapura, duke respektuar protokollin e sigurisë për rregullat kundër përhapjes së pandemisë Covid-19 , është vazhdimi i ndjekjes së aktiviteve të cilat për shkak të pandemisë për një fare periudhe u zhvilluan online për t’ju ardhur në ndihmë prindërve të cilët kanë vështrirësi në realizimin e ushtrimeve të caktuara me fëmijët e tyre.

Mes lojës, mësimit dhe zbavitjes fëmijët jo vetëm mësuan, por edhe u argëtuan. Në fund ata prezantuan punimet e tyre, si vizatime apo krijime me mesazhe të veçanta që kishin zgjedhur për të ndarë me njëri-tjetrin.

“Më pëlqeu shumë ardhja në shtëpinë time e shokëve dhe shoqeve të mi bashkë me prindërit e tyre. U  kënaqa shumë me fëmijët dhe me mësueset”, -shprehet Arjola, një nga fëmijët pjesëmarrës në aktivitet.

“Personalisht e pata shumë të vështirë të punoja me fëmijën tim siç po punoni ju sot. Jam lodhur dhe stresuar shumë atë periudhe, se ndryshe është prindi , ndryshe mësuesi.  Ju falenderoj nga zemra që erdhët”-shprehet me mirënjohje një prind nga Labinoti.

World Vision për këto aktivietete mundësoi mbështetjen me bazë materiale të mjetetve të nevojshme për fëmijët dhe stafin, si dhe transportin e ekipit levizës në fshatrat ku kishin shtëpinë fëmijët me aftësi ndryshe.

Aktiviteti veror  “Vijmë pranë jush” kishte si qëllim promovimin e  kujdesit psikologjik, mbështetjen edukative, trajnimin për prindërit të femijëve me aftesi te kufizuar, gjithëpërfshirjen dhe bashkëveprimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar në jetën sociale duke respektuar të drejtën për barazi dhe diversitet.

 

Tungjatjeta.al

 
Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni