Një verë ndryshe - mes pushimeve në shtëpi dhe në kampin veror

You are here

  • 21-09-20 |

Një verë ndryshe - mes pushimeve në shtëpi dhe në kampin veror

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë ajo që kaluam dhe që do mbetet shumë gjatë në mendjen tonë. Ishte shumë e veshtirë të pranoja dhe të besoja që të gjitha planet, ëndërrat që kisha thurur për këto pushime verore do të anulloheshin. Kampi erdhi si një dritë në mes të errësirës. Për të kompensuar të gjithë ato muaj që nuk kemi patur mundësi për të zhvilluar aktivitete, për t’u mbledhur me shokët dhe shoqet,”- shprehet Erisa.

13 vjeçarja nga Kamza është një prej 100 fëmijëve dhe të rinjve që kanë qenë pjesë e kampeve 5 ditore të zhvilluara në 11 zonat e Shqipërisë, duke u bërë pjesë e një sërë lojërash dhe aktivitetesh sëbashku. Aktivitetet e realizuara nga vetë fëmijët në kampe i ka ndihmuar ata të zgjerojnë njohuritë mbi kujdesin ndaj COVID-19, shëndetin emocional apo ushqyerjen e mirë dhe jetën e shëndetshme. 

“Për mua kampi ishte eksperienca më e bukur që kam kaluar deri më sot pasi u krijua dhe u bë si një familje e madhe, ku të gjithë punonim bashkë, në harmoni me njëri-tjetrin, ku të gjithë respektonim, mbështesnim njëri-tjetrin, dhe kishim interesa të përbashkëta. Kjo na bëri të ndihemi mirë dhe të mësojmë shumë nga njëri tjetri,”- shprehet Leortina.

Ajo dhe të rinjtë e tjerë kanë treguar angazhim maksimal në aktivitetet dhe lojërat e organizuara dhe shumë dashuri për njëri tjetrin. Grupet kanë përgatitur prezantime në kuadër të Covid-19 me materiale informuese, fletëpalosje, postera të cilët i kanë prezantuar përpara grupeve të tjera dhe në fund kanë votuar për grupin që ka bërë prezantimin më të mirë dhe më të plotë mbi Covid-19.

Kampi ka shërbyer si një katalizator për të vënë dhe për të nxjerrë në pah të gjitha vlerat, aftësitë, dhuntitë, talentet e fëmijëve dhe të rinjve pjesëmarrës. Dhe kjo falë sesioneve dhe guidës mjaft të larmishme të prezantuar mes tyre. Guida kishte një ndërthurje të pjesës teorike me atë praktike. Fëmijët duhet të përgatisnin prezantimet mbi Covid-19, të gjithë grupet duhet të përgatisnin këngën, koreografinë e grupit të cilën e performuan ditën e fundit të kampit. Guida gjithashtu përfshinte sesione ku fëmijët do të vinin në punë kreativitetin e tyre siç mund të përmendim “Crazzy hair” ku do të realizonin modele flokësh me letra dhe materiale të thjeshta si fiongo, gërshërë, ngjyra etj. Kampi i ka aktivizuar shumë fëmijët, të gjithë u treguan të gatshëm për tu përfshirë dhe punuar sëbashku,”- shprehet Urimja, organizatorja e kampit.

Tani që kampi i mbushur me aktivitete, lojëra, nisma, debate, sfida dhe konkurencë ka përfunduar Leortina ka një mesazh reflektues për të gjithë bashkëmoshatarët e saj: “Falë këtij kampi kam mësuar të jem më e lirshme për t’u shprehur, për të argumentuar dhe për të punuar në grup. Kuptova që shumë gjëra i kemi ne në dorë nëqoftëse duam apo jo t’i ndryshojmë. Edhe duke ndenjur në shtëpi mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe, siç thotë Nënë Tereza. Ne jemi e ardhmja e këtij vendi kështu që angazhohuni, lexoni, përfshihuni dhe bëni gjithçka që keni në dorë për veten tuaj.”

Kampet verore janë realizuar në 11 rrethet e tjera ku pjesëmarrja dhe dëshira e fëmijëve për të qënë pjesë ka qënë shumë e madhe. Edhe në rrethet e tjera kampi është shtrirë gjatë një jave. Gjatë kësaj jave fëmijët kanë qenë të angazhuar në pjesën më të madhe të ditës duke u argëtuar, mësuar dhe duke kaluar një kohë me të vërtetë cilësore me njëri tjetrin.

Tungjatjeta.al

 
Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni