Në anën tjetër të monitorit...

You are here

  • 04-02-19 |

Në anën tjetër të monitorit...

Kush fshihet në anën tjetër të monitorit? A mund t’i besojmë të “vërtetave” në rrjetet sociale?

Sot adoleshentë dhe fëmijët përballen me rreziqe të paimagjinueshme, shpesh pa asnjë mbrojtje, që i ekspozojnë ata në rreziqe që mund t’i kushtojnë atyre jetë… Ashtu si Denisa 16-vjeçarja nga Laçi, e cila në Facebook mendoi se njohu njeriun e zemrës, por rezultoi si një ndër momentet më të hidhura për të në jetë.

Në moshën 16-vjeçare, ajo vendosi të hapë një profil Facebook, si jo pak moshatarë të saj.

“Fillimisht pranoja çdo ftesë për shoqëri që me vinte pasi doja sa më shumë ndjekës. Një ditë me vjen një ftesë nga një djalë. Ai sapo I pranova kërkesën më shkruajti në mesazh. I hapa profilin që t’i shikoja foto, dukej shumë i bukur dhe nga fotot tregonte që bënte një jetë luksoze. Vendosa t’i kthej pergjigje. Kemi chat-uar në Facebook me njëri-tjetrin rreth një muaj e me pas këmbyem edhe numrat e telefonit. Kisha filluar ta pëlqeja, ndoshta edhe ta doja. Flisja me orë të tëra në telefon me të fshehurazi prindërve, sepse ata po ta dinin do me mbyllnin llogarinë e Facebook-ut, madje jam e sigurtë që do më merrnin edhe telefonin. Edhe unë vetë e dija që po bëja gabim, por tani që kisha filluar ta doja s’mundja  ta ndërprisja komunikimin me të. Ai ishte 19-vjeç, ose me saktë kaq me tha se ishte.”- rrëfen ajo.

Aq e përfshirë ishte në këtë marrëdhënie me një njeri që nuk e kishte parë asnjëherë, sa vendos t’i tregojë shoqes së saj të ngushtë. Duke dëgjuar miken e saj të diskutojë kaq e përfshirë për një njeri që nuk e njihte aspak, shoqja e ngushtë u përpoq që ta binte që të tregohej më  

Si mund të fliste me dikë që e njihte nga fotot në Facebook? Si mund tregohej aq e pakujdeshme?

Denisa nuk donte t’ia dinte, madje ajo vendosi të takojë djalin me të cilin kishte 6 muaj që komunikonte. I vetmit person që ishte në dijeni të takimi ishte mikesha e saj, e cila i kërkoi që t’I tregonte detaje për vendin dhe orën e takimit.

Takimi me atë që duhet të ishte njeriu i saj i ëndrrave do të shdërrohej në ankthin më të madh në jetën e adoleshentes.

Në vendtakim pranë meje vjen një burrë rreth 40-vjeç. Më pyet nëse isha  Denisa.  E habitur i përgjigjem së isha unë. Ai prezantohet dhe më thotë se ishe personi që unë kisha shkruar dhe folur prej 6 muajsh. I gjithë vendi mu errësua, nuk e besoja dot… Ishte diçka e pamundur. Aq e pamundur, saqë mendoja ndoshta është ëndërr.”- rrëfen ajo.

Por ankthi dhe tmerri për 16-vjeçaren nuk kishte mbaruar…

“Vendi i përzgjedhur për takimin ishte paksa i veçuar dhe atë ditë s’kishte lëvizje. Ishim vetëm unë dhe ai. Unë tentova të largohesha dhe ai më kapi me forcë nga krahu dhe donte të me fuste në makinë, me forcë…”- tregon e dëshpëruar Denisa.

Në këtë moment dramatik në jetën e saj, dikush do të shfaqej për ndihmë..

“Gjatë gjithë jetës sime nuk kisha përjetuar shok më të madh…. Në atë moment mbaj mend që u shfaq, vëllai im i madh së bashku me babin dhe nënën time dhe policinë. Shoqja ime e ngushtë ju kishte treguar atyre gjithçka, u kishte dhënë adresën dhe orarin e vendtakimit. Shoqja që kisha filluar ta urreja, kur ajo më këshillonte në atë moment e adhurova. Asaj i detyrohem jetën time”- pranon ajo.

Që prej atij momenti tragjik, ajo e fshiu adresën e saj në Facebook dhe ende tani që kanë kaluar 6 vite “Denisa” nuk akseson në asnjë rrjet social.

Ajo ishte eksperienca më e hidhur e jetës sime. Shpresoj që historia ime t’i vlejë sado pak duke shpresuar që askush tjetër të mos bëjë gabim që kam bërë unë.”- është mesazhi I Denisës, e cila shpreson që asnjë fëmijë të mos përjetojë një tmerr të tillë.

 

Tungjatjeta.al

 
Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni