Magjia e librave në “Qyteza e Fëmijëve Korçë”

You are here

  • 09-08-19 |

Magjia e librave në “Qyteza e Fëmijëve Korçë”

T’u mësosh fëmijëve magjinë e librit, nxitjen e imagjinatës së pakufijshme, aventurave që të shënojnë jetën... T’u japësh atyre mundësinë të pasyrojnë botën e tyre shpirtërore, fjalorin, të hapin horizonte të reja, por dhe t’i edukosh ata me modele pozitive që do t’i ndikojnë gjithë jetën.

Prej muajit korrik Biblioteka e Fëmijëvë ose e quajtur ndryshe Dhoma e Edukimit Magjik, në Qyteza e Fëmijëve Korçë ka nisur programin e Sfidave të Leximit Veror, një program i menduar për fëmijët e grupmoshës 7-10 vjeç, të cilët sfidohen të lexojnë 10 materiale të ndryshme (libra, revista dhe gazeta) për 10 javë deri në Shtator.

“Mësova që kishte një bibliotekë dhe që po fillonte një program leximi veror nga një shoku im. Unë kam lexuar edhe në shtëpi shumë libra, por në Bibliotekën e Qytezës së Fëmijëve në Korçë, më pëlqen më shumë. Më pas ftova dhe një shokun tim Mezi pres të fillojë shkolla që t’iu tregoj shokëve të klasës për sfidat e leximit veror”- tregon Vangjushi, 8 vjeç nga Korça.

Ai dhe Kimberli janë dy fëmijët e parë që kanë përfunduar me sukses sfidat e leximit veror, tek Biblioteka e Fëmijëve në Qyteza e Fëmijëve. Prej startimi i Dhomes se Edukimit Magjik, janë regjistruar 78 femijë nga mosha 4 deri ne 14 vjeç.

 “Sfidat nuk m’u dukën shumë të vështira. Sa mbaroja njërën mezi prisja të filloja të radhës. Kur i mbarova të 10 sfidat kisha mësuar shumë fjalë të reja. Libri që më ka pëlqyer më shumë deri tani është “5 javë në Balonë” nga Zhyl Vern. Më pelqejnë librat dhe komunikimi që kemi me njëri-tjetrin. Librat të pasurojnë fjalorin, zhvillojnë imagjinatën dhe të njohim më mirë njerëzit”- shprehet me pasion Kimberli, 9-vjeçare.

 “Të gjithë bashkëmoshatarëve të mi i them: Hajdeni të lexojmë dhe të mësojmë gjëra të reja” - bën thirrje vogëlushja.

Por Biblioteka e “Qyteza e Fëmijëve Korçë” ka një program për të gjitha grupmoshat.

Për ata nga 10-14 vjeç po zhvillohet një program tematik leximi për secilin nga 3 muajt e verës. Gjatë Korrikut fëmijë u përqëndruan tek Superheronjtë, në muajin gusht tema e materialeve janë Ishujt, ndërsa shtatori do të jetë i përqëndruar tek tematika e Gjuhëve të Huaja.

Gjithashtu biblioteka është menduar që të ofrojë programe për fëmijët e moshave 3-6 vjeç,  përmes risive si lojërave të tavolinës të mbeshtetura në metodologjinë Montessori, apo atyre puzzle.

 

 

Tungjatjeta.al

 
Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni