Treg i sigurt për fermerët, nis ndërtimi i Pikës së Grumbullimit në Librazhd

DSC_8162
English below
 
Prej disa ditësh ka nisur puna për ndërtimin e një Pikë Grumbullimi që do t’iu vijë në ndihmë fermerëve për të garantuar treg të sigurt për produktet e tyre bujqësore. 
 
Investimi po realizohet në kuadër të projektit “Jo drogë! Pikë Grumbullimi! Një alternative e qëndrueshme zhvillimi për të rinjtë dhe komunitetet në Librazhd”, që financohet nga European Union in Albania dhe zbatohet nga Bashkia Librazhd në partneritet me World Vision Albania.
 
Paralelisht me punimet, vijon edhe trajnimi i fermerëve për njohjen me praktikat më të mira për rritjen e prodhimit dhe të cilësisë së produkteve. Së fundmi, 28 fermerë vreshtarë nga fshatrat Karkavec, Fanjë dhe Qukës janë trajnuar se si mund të mbrojnë dhe trajtojnë hardhitë e rrushit në periudha të ndryshme të vitit. Specialisti i bujqësisë i njohu fermerët me trajtimin më të ri me medikamente në luftimin e sëmundjeve që prekin hardhinë, si dhe trajtoi çështje të shumta lidhur me spërkatjen, plehërimin, krasitjen dimërore apo verore dhe punimin e tokës.
 
Përmes angazhimit të fermerëve, kontratave të shitblerjes dhe certifikimit të produkteve, Pika e Grumbullimit do të krijojë mundësi për të gjithë banorët për të gjeneruar aktivitete fitimprurëse. Projekti synon gjithashtu të nxisë të rinjtë e zonës që të shfrytëzojnë burimet natyrore, duke shmangur në këtë mënyrë përfshirjen e tyre në aktivitete të paligjshme.
 
***

Gathering point and joint market for farmers in Librazhd

Work has begun on the construction of a Collection Point that will help guarantee farmers a safe market for their agricultural and livestock products.

The investment is being carried out in context of the project: “No drugs! FoodHub! A sustainable development alternative for youth and communities in Librazhd” funded by the Europian Union in Albania and implemented by Librazhd municipality.

At the same time, farmers’ training continuous to introduce them to the best practices for producing and increasing product quality. Recently, 28 vinicultural farmers from the villages of Karkavec, Fanja and Qukës have been trained on how to protect and treat grape vines at different times of the year. The agricultural specialist introduced the farmers to the latest medical treatments in the fight against diseases that affect vines, as well as addressed numerous issues related to spraying, fertilizing, winter or summer pruning and tillage.

Through the engagement of farmers , sales contracts and certification of products, Food Hub will create opportunities for all residents to generate profitable activities. The project also aims to encourage youth in the area to use natural resources to avoid getting involved in illegal activities.