Suada vullnetarja nga Durrësi: Dua t’ju rikthej buzëqeshjen fëmijëve

You are here

  • 07-02-20 |

Suada vullnetarja nga Durrësi: Dua t’ju rikthej buzëqeshjen fëmijëve

Nëna e dy fëmijëve që humbi shtëpinë gjatë tërmetit, tregon për forcën për t’iu rikthyer përditshmërisë.

Ende i ka shumë të forta kujtimet që lidhen me 26 Nëntorin 2019, kur mes errësirës dhe frikës, përpiqej të shpëtonte fëmijët, Alvin 10 vjeç me aftësi të kufizuara dhe Arlin disa muajsh…

Për Suadën 32-vjeçare ajo datë ka shënuar jetën e saj, por krahas frikës, ndjenjës së humbjes dhe tragjedisë, tërmeti që i shkatërroi shtëpinë bëri që ajo zbulojë tek vetja një forcë të madhe.

Nëna e dy fëmijëve, pjesë e komunitetit egjyptian në Durrës, nuk u zhyt në dhimbje e humbjes së shtëpisë nga tërmeti. Ajo zgjodhi të bëhet vullnetare në Hapësirën Miqësore për Fëmijë në hotelin ku Suada bashkë me familjen e saj ishte strehuar.

(Familja e Suadës)

Një shtëpi e shumëpritur

Vetëm dy vite më parë Suada, bashkëshorti dhe djali i tyre Alvi që është diagnostikuar 10 vite me parë me epilepsi, mundën të përfitojnë banesë sociale në Bashkinë Durrës. Prej më shumë se 10 vitesh jetonin me qira në vështirësi shumë të mëdha ekonomike, po më në fund ata mundën t’i ofronin Alvinit, një ambient të sigurtë dhe të qetë.

"Pasi e morëm shtëpinë, jetuam dy vite të qeta dhe të lumtura, shëndeti i Alvit përmirësohej dita-ditës, ishte më i qetë nga ana shëndetsore. Unë ndjehesha e plotësuar, sepse tashmë kisha krijuar një strehëz të sigurt dhe nga ana ekonomike ishim më të qetë sepse mund të siguronim më shumë të ardhura për familjen. Më pas në shtëpinë tonë u shtua një anëtar i ri, Arlin, që sot është 6-muajsh”- kujton Suada.

Por jeta e saj atë mëngjes nëntori, ashtu si ajo e 14 mijë banorëve të tjerë të Durrësit, Thumanë, Kurbinit, Lezhës, Kamzës dhe Tiranës do të ndryshonte tërësisht.

"Natën që ra termeti, mendimi i parë që na erdhi ishte si të shpëtojme të katër dhe të dalim të gjallë. Kemi parë tmerr me sy… sepse djalin e vogël e zuri rafti, por falë Zotit ai shpëtoi. Atë natë mes lotëve jemi përqafuar të 4 dhe vetëm kemi qarë dhe kemi falënderuar Zotin që jemi bashkë,”- tregon Suada.

Pas atij momenti të frikshëm, Suada rrëfen se Alvin kaloi një traumë dhe natën zgjohej duke bërtitur “-Tërmet!”. Familja nga frika e paslëkundjeve është strehuar në Kosove për një javë.

Rikthimi dhe përballja e realitetin e trishtë

Rikthimi në Durrës e përballi familjen me një realitet shumë të trishtë. Shtëpia ishte dëmtuar rëndë, me dy fëmijë të vegjël për dy ditë i vetmi vend ku mund të gjenin strehë dhe të flinin, ishte makina.

“E dëshpëruar për të gjetur një vend të sigurt kam shkuar në Bashki, por aty ishte një rrëmujë shumë e madhe dhe askush nuk të jepte përgjigje. Falë ndihmës së stafit të World Vision në Durrës, arritëm që të sigurojmë një dhomë tek një kompleks në Durrës. (Hotel FAFA.) Për mua dhe familjen ishte vërtet një mrekulli”- rrëfen me lotëve nëna e dy fëmijëve.

Një Hapësirë Miqësore për Fëmijët

Në ato momente të vështira, hoteli ku Suada strehohej do të bëhej edhe më i qetë  dhe mikpritës. Pikërisht në këtë ambient, World Vision kishte krijuar Hapësirë Miqësore për Fëmijë në Durrës. Një “strehëz“ ku krahas Alvinit edhe dhjetra fëmijë të tjerë pjesë e familjeve të prekura nga tërmeti, kishin të vetmen mundësi argëtimi, por dhe edukimi nëpërmejt aktiviteve psiko-sociale,

E përhumbur nga e gjithë eksperienca që kisha kaluar, këtu u ndjeva më e sigurtë. Djali im është pjesë e programeve te World Vision në Durrës prej 5 vitesh dhe e di sa shumë ata punojnë për të ndihmuar fëmijët. I kam kërkuar stafit të World Vision nëse mund të ndihmoja edhe unë tek Hapësira Miqësore në mënyrë vullnetare, për të qenë sa më pranë atyre të cilët ishin të dëmtuar njëlloj si unë dhe si djali im,” -rrëfen Suada.

Për çdo fëmijë jetë në plotësi

Dëshira për të qenë sa më pranë fëmijëve që ashtu si i biri kishin nevojë për mbështetje, bëri që 32-vjeçarja të kalonte situatën e vështirëë bashku me ta.

Ajo që doja ishte që të përqëndrohesha që të sillja buzëqeshje tek ata, t’i argëtoja dhe t’i mësoja lojra të reja. Këto kohë jam e sigurt që kam takuar më shumë se 70 fëmijë, të cilët vinin dhe kërkonin medoemos që të bëheshin pjesë e lojrave. Kur mbaja në krahë jelekun me logon e World Vision ndjeja që unë po ndikoja për mirë në jetën e fëmijëve, edhe pse përditshmëria e tyre dhe e jona nuk ishte më e njëjtë. Unë së bashku me ta kemi humbur shtëpitë, kujtimet në shtëpitë tona, fëmijët kanë humbur lodrat e preferuara, nuk shkojnë në shkollat e tyre dhe nuk takojnë dot miqtë e tyre. Të gjitha këto më dhanë zemër, që unë të kërkoja të isha vullnetare dhe të ndihmoja në Hapësirën Miqësore për Fëmijë, duke  qenë një shembull edhe për prindërit e tjerë. Ne duhet të jemi të fortë dhe të kontribojmë për fëmijët tanë.  Shumë nga prindërit që vinin së bashkuë më fëmijët më pyesinin se ku e gjeja fuqinë, energjinë dhe buzëqeshjen për të argëtuar fëmijët, edhe pse kisha kaluar të njëjtën trauma si ta. Përgjigja ime ishte “- Mua Zoti më dha forcë dhe durim që unë të ndikoja për fëmijët dhe për nënat të cilat janë akomoduar në këtë hotel. Ajo që është më e rëndësishme është që në të ecim përpara”, përfundon rrëfimin e saj Suada.

Hapësirat Miqësore për Fëmijë nga World Vision

 Hapësira Miqësore për Fëmijë është një hapësirë e sigurt në të cilën fëmijët dhe të rinjtë takojnë fëmijë dhe të rinj të tjerë për të luajtur, për të fituar aftësi që do t‘i ndihmonin të përballonin rreziqet me të cilat mund të ndeshen, mund të përfshihen në aktivitete edukative dhe të qetësohen në një vend të sigurt.

Synimi i hapësirës miqësore është të mbështesë rehabilitimin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve nëpërmjet aktiviteve të organizuara në një mjedis të sigurt, miqësor dhe stimulues për fëmijët.

Tungjatjeta.al

 
Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni