Pas tërmetit, një strehë e ngrohtë për Leonorën dhe familjen e saj në Kamëz

You are here

  • 30-11-20 |

Pas tërmetit, një strehë e ngrohtë për Leonorën dhe familjen e saj në Kamëz

U trembëm shumë nga tërmeti. Por, pastaj më e keqja ishte se çfarë do bënim me shtëpinë e dëmtuar. Shumë herë uji është futur nga çatia dhe nga dritaret se ishin të çara. Ndonjëherë më dukej sikur çatia do na binte mbi kokë, se shihja pjesë të saj që vareshin poshtë. Tani jam më e qetë. Duket sikur ka dritë këtu brenda tani. Nëpërmjet ndihmës së World Vision tavanin e shtëpisë e kemi ngritur më lartë, çatinë e kemi ndërruar tërësisht, muret janë suvatuar dhe janë lyer dhe dritaret e dyert janë bërë të reja. Më duket si një shtëpi e re.” – thotë Leonora 12 vjeçarja nga Kamza.

Leonora jeton me gjyshën, nënën, motrën dhe vëllain e saj. Babai i saj është në emigrim prej një viti e gjysmë. Ajo e sheh të atin shumë rrallë pasi për shkak të pamundësisë për të gjetur një punë në Shqipëri, ai është zhvendosur në një shtet të Afrikës dhe punon atje në ndërtim. E ëma e Leonorës është e papunë, por përpiqet që të sigurojë të ardhura duke qepur vetë këpucë, për të cilat e ndihmojnë dhe Leonora e vëllai i saj. Vëllai është 16 vjeç por nuk ka vazhduar të ndjekë arsimin e përgjithshëm për shkak të vështirësive ekonomike të familjes ndërsa për vështirësitë me shikimin, World Vision e ka mbështetur atë me syze. Familja jeton në Bathore dhe dita e tyre është shumë e zakonshme: mami qep këpucë, gjyshja e moshuar gatuan, ndërsa Leonora 12 vjeçe ndjek klasën e gjashtë.

Me familjen e Leonorës e cila prej vitesh është pjesë e programeve të World Vision, kontaktuam fill pas tërmetit të 26 Nëntorit. Ajo na tregon se e gjithë familja e perjetoi shumë keq atë momenti, si të gjithë shqiptarët...të gjithë u trëmbën dhe kishin frikë të rrinin brenda për shkak të dëmtimeve që kishte pësuar shtëpia.

 “Të nesërmen folëm në telefon me babain dhe i treguam tmerrin që përjetuam. I thamë që shpëtuam por ai ishte shumë i shqetesuar për shëndetin tonë dhë nuk na besonte që të gjithë ishim mirë,”- thotë Leonora.

Tërmëti dëmtoi muret, dyshemenë dhe çatinë e shtëpisë së tyre. Edhe pse shtëpia ishte e dëmtuar, ne e kishim të pamundur të jetonim diku tjetrër, shprehet Leonora. Ndaj familja u strehua në dhomën që kishte dëmtime më të vogla.

World Vision Albania më mbështetjen e inxhinierit të Bashkisë Kamzë, bëri vlerësimin e dëmtimeve dhe shtëpia e tyre rezultoi e dëmtuar në nivelin DS3. Duke vlerësuar shkallën e dëmtimit,  iu sigurua e gjithë baza materiale (dyer, dritare, tjegullat për çatinë, çimento etj.) për rikonstruksionin e shtëpisë. Punimet zgjatën rreth tre javë dhe gjatë kësaj kohe familja nuk u largua nga shtëpia, por qëndroi në një dhomë të banesës e cila ishte më pak e dëmtuar se të tjerat.

Pandemia e ka bërë të vështirë edhe kthimin e kryefamiljarit nga emigracioni. Aktualisht ai është pa punë, por ende nuk ka gjetur një mundësi kthimi. E ëma vazhdon të sigurojë të ardhura të vogla për familjen duke qepur këpucë në shtëpi.

Familja e Leonorës është një ndër 11 familjet e ndihmuara në Kamëz si përgjigje ndaj emergjencës së shkaktuar nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019-ës. Gjatë këtij viti World Vision ka mbështetur me paketa dimërore 150 familje, si edhe ka ofruar shërbim psikologjik të specializuar për 108 fëmijë dhe të rritur të cilët për shkak të ngjarjes, po përjetonin ankth dhe pasiguri.

 

Tungjatjeta.al

 
Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni