Një rrugëtim i ri, për të gjithë familjen

You are here

  • 13-07-20 |

Një rrugëtim i ri, për të gjithë familjen

“Familja ime është paksa e ndarë, bashkëshorti punon jashtë shtetit për të siguruar të ardhura për familjen, vajzat ndjekin shkollën larg shtëpisë. Në shtëpi kam qenë vetëm me djalin për një kohë të gjatë. Kur filloi karantina dhe izolimi, falë Zotit bashkëshorti im dhe vajzat (binjake) ishin në shtëpi. Të qenit përsëri bashkë kishte kënaqesitë e veta, por dhe rutina e gjithësecilit u prish. Falë sfidës së "Stay at Home family challenge" u bashkuam si familje.”- kështu e nis rrefimin e saj Elsa, 40 vjeçare nga Elbasani.  Ajo është nënë e tre fëmijëve dhe bashkë ta dhe me bashkëshortin, janë bërë pjësë e programit me aktivitete psiko-sociale, të iniciuar nga World Vison Albania në mbëshetje psikologjike të familjeve gjatë pandemisë së COVID-19.

Një rrugëtim i ri, për të gjithë familjen

“Ishte një rrugëtim shumë sfidues, por dhe i bukur. Ia kam kaluar shumë mirë në bisedat shoqërore dhe informuese të bëra në grupet e mbështetjes së prindërve të realizuara me stafi i World Vision dhe me familjet e tjera në fshatin tim në Elbasan. Në fillim kur Ledi nga World Vision na ftoi dhe na prezantoi se çfarë do të bënim, isha në dyshim, por me kalimin e kohës dhe të zhvillimit të bisedave online, u ndjeva si në një familje të madhe. Mezi prisja orën e takimit”- na thotë Elsa.

Por rrugëtimi dhe angazhimi në këtë “sfidë” nuk i ka shërbyer vetëm Elsës, ajo i ka shërbyer gjithë familjes, për të krijuar një rutinë të shëndetshme, të rizbulojnë vlerën e familjes në periudha të vështira dhe forcojnë lidhjet familjare. Përmes një serie aktivitetesh ditore; këshilla, lojëra, ushtrime edukative dhe teknika komunikimi, familjet u bënë pjesë e një udhëtimi argëtues dhe të mësuari në karantinë.

"I kam shijuar çdo aktivitet që kemi bërë si familje. Koha me babin ishte një kohë që u kënaqa, pasi babi im punon jashtë vendit dhe nuk kam mundësi të kaloj shumë kohë me të. U ndjeva mirë, i mbrojtur, në qendër të vëmendjes dhe i përfshirë," – shprehet Antonio, 14 vjeç, djali më i vogël në familje.

Prindërit, gjyshërit, fëmijët e kthyen kohën e qëndrimit në shtëpisë në një investim të veçantë në jetën familjare, duke krijuar kujtime të ëmbla, duke shkëmbyer dashuri dhe duke u kujdesur për njëri-tjetrin.

"Karantina na mblodhi si familje, ishim të pestë në shtëpi. Kemi kaluar momente të bukura, por dhe jemi zënë me njëri-tjetrin. Kishim kohë që nuk ishim me njëri-tjetrin, pasi unë me motrën vazhdojme shkollën në Ohër, kurse vëllai në shtëpi. Një ndër momentet më të bukura ishtd kur gatuaja biskotat dhe ata mezi prisnin me padurim t’i provonin." – thotë Sara, 18 vjec, njëra prej binjakeve.

Kohë cilësore në familje

Por jo çdo gjë ishte e thjeshtë… Qëndrimi i izoluar në shtëpi, pamundësia për të punuar dhe mungesa e të ardhurave ishin pjesë e shqetësimeve të kryefamiljarit Altin dhe bashkëshortes së tij, por ata edhe pse të shqetësuar nga kjo situatë, u munduan që fokusin kryesor ta mbanin tek mirëqenia psikologjike e familjes.

Distancimi fizik bëri njerëzit të ndjehen të izoluar dhe të vetmuar. 35% e të intervistuarave në familjet në Shqipëri, kanë raportuar nivele të larta stresi dhe ankthi.

"Fëmijët dhe ne si bashkëshortë ndjemë kënaqësi, u ndjemë me shpirtin plot kur ishim bashkë, edhe pse në mendjet tona vërtiteshin shqetësimet se si do ecnim përpara me këtë situatë izolimi, kur burimet e te ardhurave ishin shumë të kufizuara,”- rrëfen Elsa.  

Përreth 3 muaj, 180 familje, 782 pjesëmarrës (367 të rritur dhe 415 fëmijë) të organizuar në 28 grupe mbështetëse prindërimi u përfshinë  në “Stay at home family challenge”. 28 grupe mbështetëse prindërimi siguruan mbështetje sociale për prinderit gjatë periudhës së izolimit.

“Të shikoja fëmijët që kalonin kohe me babain e tyre duke luajtur, bërë shaka, duke shkëmbyer batuta, me ngrohu zemrën. Falë World Vision, unë me familjen time jam ndier e bekuar dhe shumë e lumtur gjatë kësaj kohe izolimi, stresi apo nevojshmërie për të gjetur punë/ burime për të ardhurat.Do të më mungojnë bisedat me familjet e tjera, por sic kemi premtuar ne do e vazhdojmë komunikimin dhe ndarjen e historive, të përditshmerisë sonë edhe më tej,”- e mbyll me optimizëm Elsa.

Tungjatjeta.al

 
Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni