Anteo nga Thumana: Endërroj të bëhem mjek që të ndihmoj të tjerët

You are here

  • 19-12-19 |

Anteo nga Thumana: Endërroj të bëhem mjek që të ndihmoj të tjerët

Anteo është ende fëmijë, por për mënyrën se si i zgjedh fjalët kur afrohesh të bashkëbisedosh me të, të duket si djalë i rritur. Këtë vit është ai në klasën e 7-të, është nxënës i shkëlqyer në mësime dhe beson se dhe këtë vit do ia dalë të marrë fletë ladvërimi për përpjekjet e tij.

E ka marrë për gjashtë vjet rresht, besoj se do t’ia dali edhe këtë vit”- thotë krenare e ëma, Mandelina.

Anteo është diagnostikuar me paralizë celebrale inferiore e moderuar dhe qëndron në karrige me rrota. Atë bashkë me nënën e tij e takojmë brenda Hapësirës Miqësore për Fëmijë të hapur nga World Vision në Shëngjin dhe në këtë vend ai argëtohet dhe ndërvepron me të gjithë.

Përpara datës 26 Nëntor, Anteo bashkë me famijen jetonte në Thumanë, por pas tërmetit që goditi këtë zonë, shtëpia e tyre është shkatërruar dhe ata janë transferuar së bashku me shumë famije të tjera, në Shëngjin.

Këtu nuk kam shumë frikë, sepse në Thumanë bien shumë tërmete, ndërsa këtu bien më rrallë dhe pak më të lehtë. Atë ditë jam trembur shumë, në shtëpi ishte mami, babi dhe motra. Po lëkundej gjithçka, suvatimet na binin nëpër turp, raftet binin përtokë, nuk dilnim nga të dilnim. Mezi kemi dale, sepse kati i parë u shkatërrua“- tregon Anteo.

Nëna e tij Mandelina e shoqëron të birin kudo dhe është e kujdeshme për çdo gjë që ndodh me të. Frika e saj më e madhe ishte është që ata mund të mos ia kishin dalë mbanë të dilnin nga shtëpia, pas goditjes së fuqishme.

“Na ka dash Zoti fort!” janë fjalët që ajo përsërit shpesh, kur kujton se sa e vështirë ishte që të dilnin jashtë bashkë më fëmijët dhe me bashkëshortin, i cili është operuar prej pak kohësh në zemër.

Në Hapësirën Miqësore Anteo duket i qetë dhe nëna e tij pranon se është një vend ku ai ka dëshirë të rikthehet.

“Kënaqem këtu, kam takuar shumë shokë dhe kushërinj që janë nga Thumana, por kam takuar dhe shumë miq të rinj”- pranon Anteo. Ai angazhohet në aktivitete si krafte, apo viziatime, ndërsa pranon se pëlqen të ngjyrosë.

 “Më pëlqen të ngjyros, por gjëja që më pëlqen më shumë është të mësoj”- tregon ai shumë sinqerisht.

Anteo e do shumë shkollë, në ditët e parë të qëndrimit kur shkollat ende nuk ishin hapur, pranon se një ndër gjëra që e ka lumturuar më shumë ka qenë fakti që mësueset dhe drejtori i shkollës kanë ardhur për ta takuar.

 “Lënda e preferuar është matematika dhe ëndrra ime është që kur të rritem të bëhem mjek”- pranon Anteo e pyesim për shkollën. Arsyeja se përse dëshiron të bëhet mjek është sepse do t’u vijë në ndihmë fëmijëve dhe njerëzve të sëmurë. Është një ëndërr e bukur, thellësisht prekëse që tregon për një shpirt altruist.

Një festë suprizë për ditëlindjen

Ditëlindja e 13-të për Anteon nuk ishte e zakonshme… Ndryshe nga vitet e kaluara ai nuk e ka festuar atë në shtëpi, sepse tashmë ajo është shkatërruar si pasojë e tërmetit.

World Vision në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, kanë organizuar për të një festë suprizë. Në këtë festë kanë qenë të pranishëm rreth 50 fëmijë shokë nga Thumana, por dhe shokë të rinj të njohur më Hapësirën Miqësore për Fëmijë.

“Faleminderit që e bëtë këtë ditë kaq të bukur”- ishin fjalët Anteos mes emocioneve. 

Mbi 100 fëmijë janë strehuar bashkë me familjet e tyre në një kompleks në Shëngjin pas humbjes së shtëpive. Për këta fëmijë, gjatë orëve të padites dhe në ditët e pushimit në Hapësira Miqësore për Fëmijë është menduar një program me aktivitete argëtuese dhe edukuese, me synimin për t’ju ofruar atyre mbështetje psiko-sociale.

Tungjatjeta.al

 
Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni