Të rinjtë: Pasojat e pandemisë COVID -19 tek fëmijët në Shqipëri dhe Kosovë

You are here

  • 15-12-20 |

Të rinjtë: Pasojat e pandemisë COVID -19 tek fëmijët në Shqipëri dhe Kosovë

“60% e fëmijëve pohojnë se ndihen të stresuar pas izolimit nga miqtë dhe bashkëmoshatarët e tyre gjatë periudhës së karantinës, ndërsa 41.6% prej tyre deklarojnë se përvoja e ndjekjes së mësimit gjatë periudhës së pandemisë ka qenë stresuese,”- kjo ishte një ndër gjetjet e studimit “COVID-19 dhe fëmijët” që Florida, e reja nga grupi IMPACT në Durrës ndau me të pranishmit në seancën parlamentare me temë: “Pasojat e shkaktuara të pandemisë COVID -19 tek fëmijët”.

Ky takim u zhvillua virtualisht,  nën drejtimin e  z. Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit dhe njëherësh Kryetar i grupit të deputetëve “Miqtë e Fëmijëve”.

Tre të rinj, Florida, Antigona dhe Ergisi nga grupet “Impact” të World Vision në Durrës, Kurbin dhe Kamëz evidentuan në fjalën e tyre disa nga gjetjet e studimit duke u fokusuar tek varfëria e shtuar, martesat e hershme, rritja e nivelit të stresit si pasojë e izolimit social, mungesa e mundësive për arsim cilësor gjatë periudhës së të mësuarit në distancë dhe dhuna e shtuar fizike e emocionale gjatë kësaj periudhe.

Pjesë e këtij takimi ishin  përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit Rinisë dhe Sporteve, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, UNICEF, përfaqësues të OKB, World Vision, Save the Children etj.

Gjatë muajve Qershor- Korrik, 2020, World Vision në Shqipëri dhe Kosovë me mbështetjen e zyrës Rajonale të World Vision për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jugore, punoi për raportin: “COVID-19 dhe fëmijët”:

https://www.wvi.org/publications/albania/covid-19-and-children-how-global-pandemic-changing-lives-children-albania  

Si po i ndryshon jetët e fëmijëve në Shqipëri dhe Kosovë një pandemi globale? Ky studim përfshiu 477 fëmijë dhe të rinj të moshave nga 12- 16 vjeç nga të cilët 269 vajza dhe 208 djem nga Shqipëria ku tre prej tyre ishin dhe Florida, Antigona dhe Ergisi.

Në fund të fjalëve të tyre, tre të rinjtë ndanë rekomandime konkrete drejtuar politikëbërësve, agjensive, organizatave dhe institucioneve në takim duke kërkuar adresimin e problematikave që ata paraqitën dhe duke rekomanduar më shumë ndërhyrje për minimizimin e dhunës fizike dhe emocionale ndaj fëmijëve; arsim cilësor për të gjithë fëmijët, ulje të varfërisë, kujdes për shëndetin mendor dhe më shumë përfshirje në vendimarrje nga të rinjtë.


 

 

Tungjatjeta.al

 
Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni