World Vision shpall Emergjencën e Kategorisë së Parë

You are here

  • 27-11-19 |

World Vision shpall Emergjencën e Kategorisë së Parë

World Vision në Shqipëri ka shpallur Emergjencën e Kategorisë së Parë të përgjigjës pas tërmeteve të njëpasnjëshme që tronditën vendin, më 26 nëntor 2019. 

Një sërë tërmetësh goditën Shqipërinë, më I forti ndër to ishte ai me magnitudë 6.4 me epiqëndër rreth 20 milje, në perëndim të kryeqytetit Tiranë, midis Durrësit dhe zonës së Thumanës, rajone të cilat pësuan dëmtime shumë të rënda. Durrësi, Thumana, Tirana, Lezha dhe Kurbini janë zonat më të prekura më dëmtime në shtëpi, shkolla dhe ndërtesa.

Pas goditjes së fortë situata sizmike ka vijuar me një sërë pas goditjesh, ndër to dhe një me magnitudë 5.3, raporton Qendra Sizmologjike për Evropën-Mesdhetare. Në disa zona energjia elektrike është ndërprerë.  Shkollat janë mbyllur, ndërkohë ka ende njerëz nën rrënoja, mes tyre edhe fëmijë. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi herët në mëngjës që të paktën 600 njerëz janë dëmtuar dhe 22 persona kanë humbur jetën, megjithëse numrat pritet ende të jenë në rritje. Skuadrat e shpëtimit janë ende duke punuar në rrënoja duke kërkuar për të mbijetuar.

Qeveria Shqiptare, më 27 nëntor deklaroi Gjendjen e Jashtëzakonshme për rajonet e Tiranës dhe Durrësit. Popullsia në tre rajonet më të prekura (Durrës, Lezhë dhe Tiranë) përllogaritet në 1,293,050, midis të cilëve 309,319 janë fëmijë. Megjithëse numri zyrtar i popollsisë së prekur nuk është përcaktuar ende, parashikohet që rreth 65,000 njerëz (5% e popullsisë totale në këto tre rajonë) janë prekur nga tërmeti.

World Vision operon në Shqipëri që prej 1999 dhe punon me 50,000 fëmijë në 220 komunitete, përfshirë qytetet që të cilat janë prekur më së shumti nga tërmeti (Durrës, Tirana, Kurbin dhe Lezha). I gjithë stafi dhe fëmijët e regjistruar janë të sigurtë.

Që prej orëve të para të tërmetit World Vision Shqipëri ka mobilizuar burimet e tij dhe ka filluar t’ju përgjigjet nevojave të popullsisë më të prekur në Durrës dhe Thumanë në koordinim më Ministrinë e Infrastruktures në Shqipëri. Nga vlerësimi fillestar i nevojave popullsia në zonat e prekura është në nevoje urgjente për ushqim, ujë, strehim dhe nevoja jo ushqimore. World Vision Shqipëri ka ofruar deri në këto momente 600 batanije, 250 dyshekë, 200 jastëkë, 400 fletë, 755 pako ushqimore për fëmijët e prekur dhe familjet e tyre. Skuadra e World Vision është gjithashtu duke punuar të ndërtojë dy Hapësirat Miqësore për Fëmijët në kampet e ngritura pranë zonave të dëmtuara. 

 

Tungjatjeta.al

 
Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni