“Qyteza e Fëmijëve” në Korçë, zgjedhja më e mirë për fëmijë dhe të rritur, ja risitë për këtë sezon

You are here

  • 30-11-20 |

“Qyteza e Fëmijëve” në Korçë, zgjedhja më e mirë për fëmijë dhe të rritur, ja risitë për këtë sezon

 “Nuk e mbaj mend si ka qenë jeta jonë si familje përpara Qytezës, por di të them që tani është shumë më mirë, jemi të qetë që vijmë dhe i sjellim fëmijët këtu dhe ne si prindër kalojmë kohë me njëri-tjetrin,”- thotë Aurela, një prej prindërve që frekuentojnë rregullisht “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë.

Aurela është mamaja e dy djemve, Davidi, 9 vjeç dhe Uesli, 4 vjeç. Davidi prej një viti merr pjesë rregullisht tek kursi i pikturës 2-3 herë në javë në Qytezë.

Ne më parë i conim fëmijët në qendra të ndryshme argëtimi në Korçë dhe paguanim shumë më shtrenjtë për më pak cilësi. Këtu çdo gjë është ndryshe. Lodrat prej druri janë shumë cilësore, dhe mjetet e tjera edukative. Ajo që na pëlqen është se i testojnë fëmijët për nivelin në të cilin janë dhe ne e kuptojmë nëse fëmijët tanë kanë talent në një drejtim të caktua,r pavarësisht dëshirave të mëdha që kanë,”- shton ajo.

Në qytezë fëmijët përveçse kënaqen, mësojnë, argëtohen, aftësohen në një drejtim të caktuar dhe informohen edhe për çështje të rëndësishme si të drejtat dhe mbrojtja e tyre.

Ndwra djemtë e saj janë familjarizuar aq shumë me miqtë e Qytezës saqë nuk duan të mungojnë asnjë ditë.

Unë kam zënë shumë shokë dhe shoqe të reja. Më pëlqen shumë biblioteka, programi i lego-ve dhe piktura,”- thotë Davidi.

Kurse Ueslit, vëllait të tij të vogël i pëlqejnë shumë eksperimentet shkencore që lidhen me biologjinë, kiminë, etj. Uesli është frekuentues i rregullt dhe në programin e Kinemasë për Fëmijë dhe vjen dy herë në javë për të ndjekur filmat më të fundit për fëmijë. Ai kalon shumë kohë dhe me kitet Montessori (lojërat edukative të çertifikuara që stimulojnë inteligjencën e shumëfishtë) që janë pjesa kryesore e edukimit dhe argëtimit të fëmijëve të moshës 3-6 vjeç dhe vdes të luajë tek kuzhina e fëmijëve duke mësuar më shumë për përbërësit apo mjetet që përdoren në gatim dhe ushqyerjen e shëndetshme.

Aurela vetë punon si mësuese dhe prej kohësh ajo ndjek rregullisht aktivitetet tek Qyteza ku teksa shoqëron fëmijët ajo angazhohet me bashkëshortin Endrin dhe organizohen në grupe dhe luajnë vollejboll me grupe çiftesh të tjera. Aurela dhe familja e saj kanë qenë pjesëmarrës të rregullt çdo fundjavë në programin “E shtuna me Familjen” që përmban një seri lojërash, sfidash, aktivitetesh që angazhojnë prindin dhe fëmijën dhe promovojnë familjen si një skuadër.

Në qytezë fëmijët përveçse kënaqen, mësojnë, argëtohen, aftësohen në një drejtim të caktuar dhe informohen edhe për çështje të rëndësishme si të drejtat dhe mbrojtja e tyre.

Kam folur kaq shpesh me mikeshat e mia për qytezen sa gjithmonë më pyesnin çfarë ka kaq të veçantë atje. Tani edhe ato vijnë këtu sepse këtu çdo gjë është ndryshe që nga mënyra si sillet stafi e deri tek mënyra sesi ju qasen fëmijëve tanë mësuesit, punonjësit e Qytezës. Kemi fatin të kemi një ndërtesë kaq gjigande sa kjo në Shqipëri , çdo gjë është kaq e bukur dhe e përshtatshme për fëmijët, kjo na lumturon shumë,”- tregon Aurela.

Qyteza numëron 1100 frekuentues të vegjël çdo muaj në 16 programe artistike, shkencore, kulturore, sportive dhe teknologjike. Qyteza vazhdon të përkthejë nevojat dhe interesat e prindërve por edhe dëshirat e fëmijëve në programe të reja. Risite për këtë sezon të ri janë: kursi Art&Craft, programi i catch-up classes në shkencë (të ndihmojmë fëmijët e vegjël të kuptojnë dhe përmirësojnë konceptet për shkencën). Për prindërit që shoqërojnë fëmijët e tyre në programet dhe kurset jashtë shkollore Qyteza ofron tashmë dhe lojerat e tavolinës si: shah, ludo, loja me shigjeta, etj që i luajnë vazhdimisht me miqtë e tyre sa herë që vijnë.

 

Tungjatjeta.al

 
Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni