Edhe unë në shkollë…

You are here

  • 08-03-19 |

Edhe unë në shkollë…

Alda është e vetmja ndër 5 motra që ia ka dalë të shkojë në shkollë. Është në klasën e 10-të gjimnaz në fshat të Lezhës, por ta bindje babain e vajzës ta regjistronte në shkollë, nuk ka qenë e thjeshtë, as për arsimtarët e as për stafin e World Vision.

"Unë jam vajzë dhe kam të drejtë të vijoj shkollën!"- thotë Alda.

Në familjen e saj kryefamiljari vendos për gjithë pjesën tjetër të familjes, e veçarërisht për vajzat. Sipas tij, të bijat nuk duhet të arsimohen sepse shkolla nuk është e rëndësishme për një vajzë të mirë.

Megjithatë mësuesit janë të lumtur që këmbëngulja e bisedat e vazhdueshme më familjen nuk shkuan dëm. 15 vjeçarja është një ndër nxënëset më të mira të klasës, veçanërisht në lëndët shkencore: matematikë, fizikë dhe kimi. Por ashtu sikurse Alda, edhe ëndrra e motrës së saj të madhe ishte që të vazhdonte shkollën e mesme, por në vend që të ulej në bankat e shkollës, ende pa mbushur 17 vjeç ‘u premtua’ për nuse.

Alda është shumë e ndrojtur, por kjo nuk e pengon që t’i tregojë Eldës, të vetmes shoqe që ka, për të motrën. E ka të vështirë ta kapërcejë faktin se i ati e ndaloi të parëlindurën e familjes të ulej në bankat e shkollës e t’i siguronte një të ardhme më të mirë. Por frika më e madhe e Aldës është se i ati mund të bëjë të njëjtën gjë edhe me motrat e tjera. T’i ndalojë të ndjekin shkollën! Megjithëse ajo vetë ia ka dalë...së paku për gjimnazin...nuk resht dot së menduari për fatin e të motrave.

Në fshatrat e Lezhës dikur ishte mentaliteti, kushtet ekonomike apo largësia nga gjimnazi më i afërt që i pengonte të rinjtë, e veçanërisht vajzat, të ndiqnin shkollën.

Për të fuqizuar vajzat nëpërmjet edukimit, një ndër nismat ishte ajo e të rinjve të Torovicës të mbështetur nga World Vision, e cila në tetor 2017 finalizua me rihapjen e gjimnazit 20 vite pas mbylljes.

"Pavarësisht nëse je djalë apo vajzë ne gëzojmë të njëjtat të drejta"- thotë Alda, e cila shpreson shumë që edhe motrat të ndjekin shkollën e mesme, e pse jo edhe studimet universitare.

*Alda dhe Elda nuk janë emrat real të vajzave.

Tungjatjeta.al

 
Arta, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Alesia, 9 vjeçe
Librazhd

Vuan nga paraliza cerebrale.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Soni, 11 vjeç
Librazhd

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Ka kaluar temperaturë të brendshme. Diagnozë e papërcaktuar.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Librazhd

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Jasmina, 7 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Gabriela, 15 vjeçe
Librazhd

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Emiljano, 2 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Emanueli, 4 vjeç
Librazhd

Vuan nga encefalopatia dhe paraliza e gjymtyrëve të poshtme. Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndr

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Arjani, 15 vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Bruna, 7 vjeçe
Librazhd

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Oligerta, 14 vjeçe
Librazhd

Ka zhvillim të vonuar. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Selma, 4 vjeçe
Librazhd

Vuan nga Spinofibi ( deformime të shtyllës kurrizore).

Irena, 10 vjeçe
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Marigleni, 9-vjeç
Librazhd

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Altin, 3 vjeç
Librazhd

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Donaldi, 10 vjeç
Librazhd

Leonora, 16 vjeçe
Librazhd

Vuan nga encefalopatia epileptogjene. Ka nevojë për seanca logopedie.

Sara, 6 vjeçe
Librazhd

Sara vuan nga encefalopatia dhe epilepsia.

Klajdi, 11 vjeç
Librazhd

I diagnostifikuar me Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet e tij.

Ana, 15 vjeçe
Librazhd

Diagnostikuar me epilepsi. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

13

Bashki

32,000

fëmijë janë pjesë e programit të Letërkëmbimit.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Mujo Ulqinaku Nr. 1, Qyteza Pejton
    Prishtina 10000, Prishtinë, Kosovë, 10000
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni