Nevjoni, mësuesi model i të rinjve në Korçë

You are here

  • 05-12-20 |

Nevjoni, mësuesi model i të rinjve në Korçë

“Vullnetarizmi është një vlerë e shtuar në jetën time. Më ka bërë të jem më social dhe të jap ndihmën time aty ku mundem, sidomos tek të rinjtë që kanë nevoje që të kenë shembuj,”- kështu e nis rrëfimin e tij si vullnetar Nevjoni, mësuesi i dashur për të rinjtë e Libonikut në Korçë.

Mësues Nevjoni, prej dy vitesh është drejtues i klubit rinor në shkollën “Muharrem Veizi” në Libonik ku ai jep mësim. Sa herë ai hyn në shkollë rrethohet nga fëmijë e të rinj të cilët mezi presin të zhvillojnë takimet me të për temat e “IMPACT” Club . Ai është gjithmonë me fëmijët, kudo, edhe kur bën mbledhje me Qeverinë e Nxënësve, edhe kur angazhohet me fëmijët për panaire apo aktivitete të ndryshme.

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizimit, Nevjoni zgjodhi të ndaj historinë e tij me ne. Dëshira e tij për të ndihmuar të tjerët ka nisur që në fëmijëri…

“Fillimet e mia të para si vullnetar kanë qenë që në fillore, por që atëherë nuk e kuptoja rëndësine e të bërit punë vullnetare. Merrja gjithmonë pjesë në aktivitete të ndryshme që zhvillonte shkolla. Kjo vazhdoj deri në universitet kur unë kuptova çdo të thotë të jesh vullnetar, të bësh një punë vullnetarisht, pa qenë i detyruar ose pa marrë shpërblim, por thjesht të marrësh pjesë për të kontribuar me dëshirën tënde,”- thotë Nevjoni.

Ai na rrëfen nxitjet, dëshirat, arsyet dhe motivet që e kanë shtyrë që herët për të qenë gjithmonë aktiv dhe për të marrë përsipër në punë vullnetare vetëm për të mirën e komunitetit ku ai shërben.

“Fëmijëria ime ka qenë një fëmijëri normale, e qetë dhe e lumtur ku bashkëpunimi dhe marrëdhëniet me shokët e shoqet kanë qenë shumë të mira, ku  baza e gjithçkaje ishte puna në grup teksa ndihmomim njëri-tjetrin. Edhe unë e kam pasur modelin tim udhërrëfyes, ai ka qenë mësuesi im kujdestar në gjimnaz. Në themel kishte marrëdhënien bashkëpunuese me ne. Ka qenë një frymëzim për mua, që edhe unë në ditët e sotme me punën me fëmijët të jem sa më bashkëpunues dhe një shembull për tu ndjekur në të ardhmen,”- shton ai.

Duke qene se unë jam mësues, do të pëdorja një shprehje që e kam moton time: “Mësuesia nuk është një profesion, por është mision”, dhe na shpjegon se pikërisht tek kjo shprehje gjendet guximi dhe motivimi për t’u aktivizuar me të rinjtë, që ata të jenë sa më aktive, duke ofruar zgjidhje praktike ndaj problemeve që mund të ballafaqohen në komunitet.

Sot, mësues Nevjoni shprehet i kënaqur për nismat që ka ndërrmarrë me të rinjtë e grupit “Impact” ku numëron disa momente suksesi. Madje në periudhën e pandemisë ai si lider i grupit “IMPACT” ka marrë nismë për të ndihmuar edhe familjet në nevojë.

Arritëm të gjenim mbështetjen e menjëhershme të nxënësve, prindërve dhe mësuesve dhe për një kohë shumë të shkurtër arritëm që të grumbullonim shumë ushqime dhe rroba të cilat u shpërndamë tek familjeve në nevojë për t'i ndihmuar në plotësimin e nevojave më urgjente gjatë periudhës së izolimit nga pandemia Covid-19,”- thotë Nevjoni.

Ndërsa në qershor kur u lejua lëvizja për nxënësit më aktiv në bashkëpunim me World Vision mësues Nevjoni bashkë me të rinjtë kanë dhuruar edhe libra.

Angazhimi im si vullnetar në World Vision ka qenë për herë të parë në shtator të vitit 2017. Atë vit isha koordinator i Qeverisë së Nxënësve dhe aty kanë nisur bashkëpunimet e para. Bashkëpunimi është përforcuar akoma e më shumë me krijimin e grupeve “IMPACT”. Ka qenë një bashkëpunim shumë i mire. Falë këtij bashkëpunimi kam arritur të zgjeroj rrjetin social me njerëz që kanë interesa të njëjta. Falë bashkëpunimit dhe trajnimeve të ndryshme të zhvilluara nga World Vision kam arritur që aftësitë e mia t’i përdor në mënyrë më inotative. Ajo që vlerësoj te World Vision është se në qendër të tyre qëndron mbrojtja e fëmijëve dhe të gjithë fëmijët duhet të trajtohen njësoj,”- thotë Nevjoni.

Të rinjtë e grupit “IMPACT” me të cilët punon Nevjoni e konsiderojnë profesorin mbështetjen e tyre më të madhe.

Profesori më ka ndikuar shumë në aspektin e dashurisë për dijen dhe për të mësuar më shumë jo vetëm në lëndët që ai zhvillon por, edhe në lëndët e tjera. Ka qenë një mbështetje e madhe për të gjithë ne,”- shprehet Mateo, 17 vjeç.

Në fund, Nevjoni zgjodhi të ndaj një mesazh për të gjithë ata që duan të sjellin ndryshim në komunitetin ku jetojnë por nuk dine nga t'ia nisin:

“Për mua vullnetarizmi është më shumë se punë, është ndjenjë, solidaritet, dhembshuri dhe përkushtim. Kur bën punë vullnetare ndjehesh më mirë, human dhe qytetar më i denjë. Humanizëm do të thotë  të jesh njerëzor, të ndjesh për tjetrin. ta ndihmosh atë. Gjithësecilit do t’ja sygjeroja punën vullnetare sepse do të njohin më mirë veten e tyre, por dhe të tjerët duke e zgjeruar rrjetin e tyre social.

Le të jemi ne të parët që të bëjmë ndryshimin në komunitet dhe të jemi shembull me vepra për të tjerët. Bëj mire, sepse të kushton më pak sesa të bësh keq!”- e mbyll rrëfimin e tij Nevjoni.

Nevjoni është një nga 23 liderat e 13 klubeve rinore “IMPACT” me te cilat World Vision punon në Korçë. Programi i Rinisë në Korçë vijon punën me 150 të rinj nga 13 zona të ndryshme. Nevjoni dhe 2200 të rinjtë dhe lidera në të gjithë Shqipërinë po përpiqen të përmirësojnë jetën e komunitetit ku jetojnë përmes ndryshimeve socio-ekonomike duke qenë qytetare aktive.

 

 

 

Tungjatjeta.al

 
Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni