Të rinjtë e grupit 'Impact' pjesë e RE-IN-VEST në Kamëz zbukurojnë oborrin e shkollës me stola dhe lule

You are here

  • 17-06-20 |

Të rinjtë e grupit 'Impact' pjesë e RE-IN-VEST në Kamëz zbukurojnë oborrin e shkollës me stola dhe lule

‘Duam të bëjmë një ambjent miqësor me kushte të përshtatshme për të gjithë nxënësit e shkollës sonë si dhe komunitetit përreth. Pushimin e gjatë tani do ta kalojmë tek këto stola të bukur.’- thotë Krisela nga Kamza e cila shprehet e gëzuar që nisma e grupit të saj u vu në jetë.

Krisela dhe 19 të rinj të shkollës 9-vjeçare ‘Kamëz e Re’ janë pjesë e grupit ‘Impact’ të krijuar falë projektit RE-IN-VEST që po punon në këtë bashki për riintegrimin e familjeve të rikthyera nga emigracioni.  Nën drejtimin e mësueses lider nxënësit e moshave 14-15 vjeç pasi janë njohur me programin rreth temave mbi qytetarinë aktive dhe emigracionin kanë vendosur që nismën e tyre t’ja dedikojnë shkollës duke zgjedhur që të zbukurojnë oborrin e saj.

Ata kanë pajisur me stola të rinj oborrin e shkollës në të dy anët, si dhe e kanë zbukuar atë me vazo me lule me qëllim rritjen e ambjenteve të gjelbërta dhe ndërgjegjësimin e komunitetit për t’u kujdesur për lulet dhe ambjentin përreth.

‘Në stola do të pikturojmë dhe shkruajmë mesazhe sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për gjithëpërfshirjen, kujdesin ndaj ambjentit, apo tema të tjera për qytetarinë aktive’ – shprehet e lumtur Erisa e cila na tregon se ajo dhe shokët e saj janë të kënaqur që arritën të finalizojnë më sukses nismën e tyre.

26 grupe ‘Impact’ me nga 20 të rinj po realizojnë idetë e tyre për çështje në ndihmë të komunitetit. 520 të rinjtë janë pjesë e familjeve të rikthyera nga emigracioni në 13 bashki të vendit, të cilët falë projektit RE-IN-VEST janë mbështetur për të dhënë një kontribut të vlefshëm në komunitetin, që i rrethon.

World Vision përmes projektit RE-IN-VEST të financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Albania përmes programit “Migracion për Zhvillim”, i vjen në ndihmë familjeve të rikthyera nga emigracioni në 13 bashki të vendit. Ky projekt po zhvillohet në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes.

 

Tungjatjeta.al

 
Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni