World Vision Albania - në ndihmë të fëmijëve dhe familjeve të prekura nga tërmeti
“Kemi shpresë se pasgoditjet e tërmetit do të ndalojnë së shpejti, fëmijët do të na rikthehen në shkollë dhe do të gjejmë një vend të sigurtë ku të fusim kokën,” – thotë Vjolanda. Ajo është e ëma e dy vajzave dhe një djali.
Kanë kaluar disa ditë që nga dita që Shqipëria u godit nga tërmeti me magnitudë 6.4 ballë dhe pasgoditjeve që ende vazhdojnë.
“U ngrita dhe mora vëllain e vogël në krahë, por nga lëkundjet nuk mbajta dot ekuilibrin dhe u rrëzova, më ra si gjendje të fikti,” – tregon Rominda, më e madhja e tre fëmijëve. Ajo ishte në gjumë, në shtëpinë e saj në Durrës, kur zëri i tmerruar i së ëmës lajmëroi zgjimin e vrullshëm të Rominës, Kristjanës dhe Rivaldos. Tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter po trondiste themelet e shtëpisë së tyre.
E ëma, Vjolanda kujton: “Kërciti shtëpia dhe filloi të binte suvaja. Njëra nga dhomat u shkatërrua, por fatmirësisht, jo ajo që ishim ne. Sapo ndjeva lëkundjet e para, vrapova të hap derën, por sapo vura përpara fëmijët dera u mbyll sërish, s’kishim fuqi ta hapnim më dhe qëndruam aty derisa mbaroi tërmeti.”
Ajo përpiqej të mbante për vete e të mos e shfaqte frikën për jetët e fëmijëve, por përpiqej shumë të qetësonte dy vajzat dhe të birin që vazhdimisht e pyeste: ‘Do të vazhdojmë të jetojmë ne o ma?’
Pyetjet e djalit dhe lotët e së bijave ia shtuan ankthin, por vendosi që të mos dorëzohej, por të përpiqej. Sapo lëkundjet filluan të qetësoheshin, hapi derën, nxori jashtë fëmijët dhe për t’i mbrojtur nga vesa, i mbuloi me një mushama të hollë që e ruante në oborr nga tërmeti i shtatorit. “Gjithë njerëzit ndenjën jashtë. Ikën edhe dritat. Nuk guxova më të futem brenda, as atë ditë e as sot. Jemi vetëm me rrobat e trupit, shtëpia është e pabanueshme. Fëmijët më thonë nuk futemi më në atë shtëpi. Nuk shkoj dot as te familja ime se edhe atje janë dëmtuar shtëpitë. Por as këtë që është dëmtuar nuk kam mundësi ta rregulloj ”- thotë e menduar Vjolanda.
Nga ana tjetër e bija thotë se i mungon ndjesia e të qenit e sigurt në shtëpi. 15 vjeçarja ndër të tjera shton: “Kam frikë, por s’kam ç’bëj. Do të bëhem e fortë se motrën e vëllain i kam më të vegjël.”
U bënë disa ditë që ata nuk po shkojnë në shkollë, por kur shkolla të rifillojë e t’i kthehet normalitetit, ata ende nuk e dinë se kur do kthehen, por shpresojnë që të jenë aty që ditën e parë që mësimi do të rifillojë normalisht.
Ndërkohë që janë mbyllur operacionet e kërkim-shpëtimit me dhjetra banorë që kanë humbur jetën, qindra të dëmtuar e mijëra banesa të dëmtuara, World Vision Albania vijon të ofrojë mbështetje psiko-sociale për fëmijët përmes hapësirave miqësore në zonat ku janë strehuar bashkë me familjet e tyre.
Në këtë situatë emergjence, World Vision Albania iu ka ardhur në ndihmë banorëve që kanë humbur shtëpitë në zonat e prekura nga tërmeti dhe pas-tërmetet që tronditën Shqipërinë, #Durrës, #Thumanë #Kurbin #Lezhë #Tiranë.
Ne punojmë në mbi
220
komunitete
10
zona të Shqipërisë
25
Bashki
50,000
fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.
Ne punojmë në
10
Komuna
19
Komunitete