Çfarë duhet të dimë rreth Covid-19?

You are here

  • 12-03-20 |

Çfarë duhet të dimë rreth Covid-19?

Pyetjet më të shpeshta të qytetarëve...

Prej disa ditësh Shqipëria dhe Kosova kanë hyrë në hartën e vendeve të prekura nga COVID-19. E ndërsa, ditën e djeshme Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka kategorizuar si pandemi përhapjen e këtij virusi, pyetjet dhe dilemat më të shpeshta e qytetarëve në lidhje me COVID-19 janë të shumta. Marrja e informacionit, rritja e vigjilencës dhe ndjekja me rigorozitet e masave parandaluese të këshilluara nga autoritetet zyrtare shëndetësore janë domososhmëri në këtë momente. Lidhur me pyetjet dhe përgjigjet më të shpeshta World Vision në faqen ndërkombëtare www.wvi.org, ka publikuar një material që informon dhe përmbledh disa nga çështjet më të rëndësishme lidhur me Covid-19.

Harta e shpërndarjes së COVID-19 në botë më datë 12 mars 2012

Hartën me të dhënat e përditësuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë mund ta gjeni në:https://experience.arcgis.com/experience/685d0ace521648f8a5beeeee1b9125cd 

A është virusi i rrezikshëm?

Virusi i përket një familjeje virusesh ku bën pjesë gripi i zakonshëm, po ashtu edhe viruse më të rrezikshëm si SARS dhe MERS, por ka ende shumë për të mësuar në lidhje me virusin. Statistikat aktuale dëshmojnë se në vende që kanë shërbime të përparuara shëndetësore ka një vdekshëmri 2-3% të të prekurve me COVID-19. Shkalla e vdekshmërisë së të prekurve nga koronavirusi i ri në vende me sisteme shëndetësore më të dobëta pritet të jetë më e lartë. Personat më të rrezikuar janë të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike shëndetësore. Për një pamje më të qartë, rastet e gripit sezonal aktualisht janë shumë më të larta se sa numri i rasteve me koronavirus, megjithatë rastet e vdekshmërisë nga gripi sezonal janë shumë më të ulëta (rreth 0.1%) krahasuar me COVID-19.

Cilat janë simptomat?

Simptomat më të zakonshme janë: temperaturë, kollë, ethe, dhimbje trupi si dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të vështira, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni dhe sindromë të rëndë akute të frymëmarrjes.

A duhet të vendosin njerëzit maska?

Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se personat e shëndetshëm duhet të vendosin maska vetëm nëse kujdesen për një person të dyshuar me infeksionin e COVID-19. OBSH pohon se maska mjekësore nuk nevojitet, duke qenë se nuk ka evidenca në lidhje me efektshmërinë e saj për të mbrojtur persona jo të sëmurë.

Megjithatë, maskat duhet të vendosen në disa shtete në përputhje me zakonet e tyre kulturore. Në rastet kur përdoren maskat, duhet të ndiqen praktikat më të mira në mënyrën se si vishen, hiqen, hidhen dhe veprimet pasuese lidhur me higjenën e duarve.

Vini re: World Vision inkurajon blerjen e maskave nga profesionistët e shëndetit dhe jo për përdorim të gjerë publik, për të parandaluar kështu mungesën e maskave për mjekët dhe infermierët të cilët kanë vërtetë nevojë.

A mund të kurohet virusi?

Ashtu si edhe gripi i zakonshëm, nuk ka një mjekim specifik të rekomanduar për të parandaluar apo trajtuar koronavirusin e ri. Megjithatë, personat e infektuar nga virusi duhet të kujdesen për të trajtuar simptomat, kurse personat e sëmurë rëndë duhet të marrin kujdes mjekësor të specializuar. 

Lexoni më shumë: https://www.wndetvi.org/coronavirus-health-crisis/coronavirus-qa

Tungjatjeta.al

 
Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni