Të mbjellat/ Ujë vaditës për tokën sjell shpresë për familjet në Kuturman të Librazhdit

You are here

  • 27-08-20 |

Të mbjellat/ Ujë vaditës për tokën sjell shpresë për familjet në Kuturman të Librazhdit

Një kanal vaditës rreth 1 km i gjatë ka mundësuar furnizimin me ujë për 20 familje në fshatin Kuturman të Librazhdit, duke kthyer tek banorët shpresën për më shumë prodhime në tokat e tyre.

Kjo mbështetje na ka ardhur si dhuratë nga Zoti sepse ky vit ishte shumë më i vështirë për ne për shkak të pandemisë Covid 19. Burrat nuk emigruan dot fare, dhe nuk siguruam asnjë të ardhur prej andej. Jemi shumë falenderues për mbështetjen. Me këtë ndihmë do të mbjellim më shumë prodhime për vitin e ardhshëm,” shprehet Nafie Dishani, banore në fshatin Kuturman.

Që prej viteve 90’ kur ndodhi privatizimi i tokave bujqësore dhe sistemi vaditës doli jashtë funksionin, 20 familje në lagjen Dishani të fshatit Kuturman të Librazhdit vuajnë mungesën e furnizimit me ujë për të mbjellat e tyre.

Banorët tregojnë se prej shumë vitesh shpresa e tyre e vetme ka qënë tek Zoti dhe shiu por pavarësisht punës, në mungesë të ujit, tokat e tyre kanë mbetur pothuajse djerrë.

I kemi mbjellë tokat çdo vit me misër, grurë, jonxhë dhe perime të ndryshme po per shkak se nuk kemi ujë vaditës bimët mbesin të vogla dhe nuk të nxjerrin as mundimin, dhe as shpenzimin për farëra dhe pleh. Ne e mbjellim të gjithë tokën, me shpresë se do të bjerë shi që të marrim prodhim, por mbetet përsëri djerrë. Gjithë jetën kemi patur këto probleme me ujin, dhe ujin e pijshëm tani e siguruam,”- tregon Nafija.

Burrat e këtyre familjeve kanë zgjedhur emigrimin me sezone për të siguruar të ardhura për fëmijët e tyre. Kjo e ka vështirësuar rolin e gruas në familje e cila i duhet të kujdeset e vetme për fëmijët, shtëpinë dhe tokën. Pavarësisht lodhjes dhe mundimit ata tregojnë se për shkak të mungesës së ujit prodhimet e tyre janë të pamjaftueshme për të siguruar më shumë sesa vetëm ushqim për familjet e tyre.

Burrat emigrojnë çdo 3  muaj dhe ne këtu mbesim vetëm me fëmijët. Kam 4 fëmijë, ata kanë nevojë për kujdes dhe duan që babai i tyre të jetë në shtëpi sepse po rriten si jetime me prindërit gjallë. Kanë nevojë për të dy prindërit. Puna është se dhe me aq sa fitojnë nuk mbulojme dot asgjë, vetëm lajme borxhet, blejmë farëra, punojmë tokën, por pa ujin këto shpenzime shkojnë dëm. Tani që do të kemi mundësi vaditje djersa jonë nuk do shkojë më kot dhe burri mund të punojë këtu dhe të shesë nga produktet tona.  Do mbjell me shumë pemë frutore, ketu bëhet shumë qershia dhe kumbulla. Tani do të sigurojmë më mirë prodhime për femijet, jo vetëm për ushqimin por edhe për gjëra të domosdoshme për shkollën si: libra apo veshje të ndryshme,”- shprehet Suzana, 50 vjeçarja nga Kuturmani i Librazhdit.

Banorët janë mbledhur dhe me ndihmën e kryeplakut të fshatit shqetësimin e tyre e kanë sjellë pranë World Vision Albania, e cili ka mundësuar vendosjen e 1 km tub që çon ujë në tokat e tyre duke kthyer shpresën për më shumë të mbjella dhe prodhime në këtë fshat.

 “Tani na është kthyer shpresa sepse do të mbjellim më shumë sipërfaqe dhe presim më shumë prodhim. Burrat tanë ikin prej hallit në emigrim dhe fitojnë shumë shumë pak. Kjo tokë është e mirë dhe me ujin do të prodhojë shumë, dhe ne mund të fillojmë të shesim në treg si lagja tjetër që është mbështetur më parë me ujin vaditës. Me tokat më prodhuese, burrat tanë nuk do të emigrojnë më sepse më shumë do të fitojnë duke punuar dhe shitur prodhimin këtu,”- shton Nafija.

Ndërkohë, përmes programit për zhvillimin ekonomik të kësaj zone, 20 hektarë tokë është kthyer në tokë prodhuese dhe 350 banorë janë kthyer në përfitues direkt.Gjatë pandemisë Covid-19 u mbështetën edhe 30 familje të tjera me tuba për kanalin vaditës në fshatin Katund të Librazhdit, ku 7 hektare toke u kthyen në prodhuese dhe përfituan direkt 200 banorë të kësaj zonë.

242 familje nga Librazhdi dhe fshatrat përreth janë mbështetur me inpute bujqësore për t’ju ardhur në ndihmë banorëve të zonës të rrisin të mbjellat dhe prodhimet e tyre.

 

Tungjatjeta.al

 
Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni