RE-IN-VEST/ Pas rikthimit nga emigrimi, Edmondi kërkon të rihapë servisin e kompjuterave

You are here

  • 09-03-20 |

RE-IN-VEST/ Pas rikthimit nga emigrimi, Edmondi kërkon të rihapë servisin e kompjuterave

“Pas kthimit nga Gjermania dua të rihap dyqanin tim, një servis kompjuterash pasi m’u desh ta mbyllja kur emigrova bashkë me familjen,”- thotë Edmondi, 41 vjeçari nga Rrësheni.

Edmondi është babai i dy djemve, 6 dhe 10 vjeç. Që pas rikthimit nga Gjermania ku emigroi për një jetë më të mirë, sot ai mban familjen me pak të ardhura të rastësishme që fiton nga ndonjë rregullim kompjuteri në shtëpi...

Rikthimi nga Gjermania

Përpara se të emigronte në Gjermani, Edmondi kishte një dyqan servis kompjuterash në Rrëshen me të cilin mbante familjen. Por, kur u largua nga Shqipëria ai i’a la biznesin e tij të vëllait me mendimin që, nëse gjërat nuk shkonin ashtu siç i kishte menduar, të mos humbiste punën e tij këtu. Në Gjermani ai qëndroi më shumë se një vit, por pasi i erdhi kërkesa e refuzimit për azil iu desh të kthehej në Shqipëri.

Kur mbërriti në atdhe, një ndër gjërat e para për të cilat u interesua ishte gjendja e biznesit të tij.

 “Përpara se të emigroja dyqani ka patur një punë të ngritur dhe me të mbaja familjen. Në Gjermani, shkuam për një mundësi më shumë për fëmijët e mi dhe me shpresën se do të bëhesha me dokumenta, nëse gjeja një punë në profesionin tim, por na erdhi kërkesa për refuzim dhe mu desh të kthehesha me familjen sërish në Rrëshen. Me vëllain kisha folur disa herë për biznesin, e dija që kishte probleme, por vetëm kur arrita këtu e pashë që biznesi ishte pothuajse  shkatërruar. Tatimet e kishin mbytur dhe puna kishte rënë shumë, pasi nuk ishte kujdesi dhe shërbimi që unë iu ofroja njerëzve,”- tregon Edmondi.

Pavarësisht kësaj, pas kthimit Edmondi u përpoq ta ngrinte sërish biznesin dhe për një vit bëri çdo gjë të mundur. Por, pronari ku kishte marrë dyqanin me qira i kërkoj atij që ta dorëzonte. Në këto kushte, ai pas një viti e mbylli dyqanin dhe prej asaj dite deri më sot, ai punon nga shtëpia.

E ardhmja jo e sigurtë...

Pas rikthimit nga emigrimi, familje e tij jeton në kushte jo të mira ekonomike. Gruaja kujdeset për dy djemtë, djali i tij i madh ka probleme me të folurën dhe i duhet një përkujdesje e veçantë. Edmondi nuk ka një punë të qëndrueshme, vetëm kur i sjellin ndonjë kompjuter në shtëpi, por kjo është e pamjaftueshme për të mbajtur familjen.

Ata që më njohin si punoj m’i sjellin kompjuterat, laptopet, celularët që t’i rregulloj në shtëpi dhe kështu nxjerr diçka të vogël, por përsëri nuk është njësoj si të kesh një dyqan tëndin ku je më i ekspozuar dhe ke më shumë mundësi pune. Me dyqanin dikur nxirrja një rrogë të mirë dhe mbaja gjithë familjen. Këtu në Rrëshen nuk ke shumë mundësi ku të punësohesh si IT, ndaj e vetmja zgjidhje është të hap sërish biznesin tim. Por nuk kam para, të paktën sa për të blerë bazën materiale si fillim, disa pjesë kompjuterash. Zgjodha të aplikoj tek idetë tuaja të biznesit dhe shpresoj që të më jepet kjo mundësi,”- thotë Edmondi.

Familja e Edmondit është bërë pjesë e projektit RE-IN-VEST në rrethin e Mirditës. Ajo po menaxhohet si rast dhe në kuadër të elementit të fuqizimit ekonomik, Edmondi është bërë pjesë e trajnimeve CEFE. Ekperienca e tij e mëparshme në biznes i shton atij mundësitë të jetë një ndër fituesit e ideve start up.

Një shpirt sipërmarrës

Edmondi na tregon se që i ri ka patur një dhunti për të rregulluar gjërat elektronike. Ai ka mbaruar shkollën e mesme të përgjithshme dhe nuk ka bërë as specializim dhe as shkollë për kompjuterat, e gjitha ka nisur si pasion dhe vullnet i tij dhe e ka përvetësuar në kushte shtëpie. Fati i tij i vetëm është që ka qënë ndër të parët që i ka rënë në dorë një laptop, në vitin 2003, dhuratë nga shoku tij i fëmijërisë që kishte emigruar herët në Gjermani.

Me mbarimin e shkollës së mesme Edmondi filloj të punonte në një kinkaleri ku shiste CD me muzikë dhe aty punoi për 5 vite, ndërkohë që shumë njerëz i dërgonin tek ai kompjuterat për t’i rregulluar. Me shtimin e kërkesave ai vendosi që në vitin 2010 të hapë një dyqan por i mungonin kushtet ekonomike. Fillimisht e hapi me një shokun e tij por me shtimin e punës vendosi të dilte më vete. Dhe kështu bëri, hapi dyqanin e tij dhe ngriti shumë punë. Aty tregon se ai nxirrte një rrogë të mirë dhe me këtë biznes mbante familjen. Në dyqan punoi deri në vitin 2015 kur vendosi të largohej nga Shqipëria drejt Gjermanisë bashkë me familjen në kërkim të një të ardhmje më të mirë për dy fëmijët e tij.

RE-IN-VEST

Projekti RE-IN-VEST është në fazën e shqyrtimit të aplikuesve për idetë start up të biznesit dhe në rrethin e Mirditës pritet që së shpejti të ketë 10 fitues, duke iu dhënë atyre mundësi të vetëpunësohen aty ku jetojnë dhe të përmirësojnë kushtet e tyre të jetesës.

World Vision përmes projektit RE-IN-VEST, të financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Albania po i vjen në ndihmë familjeve të rikthyera nga emigracioni në 13 bashki në Shqipëri, të cilat po përballen me probleme të mëdha sociale dhe ekonomike. Ky projekt po zhvillohet në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes.

Tungjatjeta.al

 
Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni