Si të flasim me fëmijët për situatat e emergjente që shohin në media

You are here

  • 27-04-20 |

Si të flasim me fëmijët për situatat e emergjente që shohin në media

Në situata emergjence, siç është pandemia botëre nga përhapja e koronavirusit te ri COVID-19, në lajme mbizotëron informacioni për këto ngjarje. Pamjet e rënda apo paraqitjet grafike të lajmeve mund të jenë shqetësuese për të rriturit që janë empatik, por ndërkohë për fëmijët e vegjël mund të jenë të frikshme, ose shumë stresuese.

Ekspertët thonë që prindërit duhet t’i mbrojnë femijët që të mos shohin lajme që janë shqetësuese. Por si të flasim me fëmijët për diçka të vështirë që ata e kanë parë, apo dëgjuar në lajme? Si t’i përgatisim fëmijët për detajet që mund të dëgjojnë gjatë bisedave? Si të flasim me ta për ngjarje që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e tyre të përditshme?

Skuadra e komunikimit dhe medias në World Vision International ka përvojë të gjerë në studimin dhe mbulimin e situatave emergjente dhe efektet e tyre te fëmijët. Skuadra gjithashtu përfshin prindërit dhe të afërmit që kujdesen për fëmijët, pasi mbi të gjitha #fëmijët dhe #familja janë arsyeja kryesore që ne bëjmë punën tonë humanitare.

Më poshtë janë këshilla nga skuadra jonë se si të flisni me fëmijët tuaj rreth fatkeqësive natyrore dhe emergjencave që paraqiten në lajme:

#1: Zbuloni çfarë dinë

Filloni duke bërë pyetje, të tilla si: “Me trego se çfarë di rreth…?”  pastaj mund të vijoni me pyetje të tjera si psh: “Si ndihesh për…?” ose “Përse mendon se ka ndodhur kjo gjë?” Në këtë mënyrë mund të zbuloni se fëmija juaj di më shumë nga sa mendoni ju, ose ka dëgjuar apo menduar diçka në mënyrë të pasaktë.

#2: Shpjegoni situatën në mënyrë të përshtatshme për moshën

Për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur, përdorni fjalë dhe shembuj që fëmijët i kuptojnë, në mënyrë sa më të thjeshtë edhe duke mos ndarë informacion të tepërt. Nuk është e thënë që ju t’i keni të gjitha përgjigjet. Nëse nuk jeni të sigurt pse ndodhi diçka, është mirë të thoni që nuk e dini. Por nëse jeni të shqetësuar për situatën, flisni për frikën dhe mendimet tuaja me një të rritur, jo me fëmijën tuaj.

#3: Ndihmoni fëmijën tuaj të ndihet i sigurt  

Qetësojini, përqafojini më shpesh dhe tregojuni fëmijëve tuaj se ju jeni aty për t’i ndihmuar ata që të jenë të sigurtë. Për shembull, nëse në ndonjë vend ka rënë termet dhe mund të bjerë tërmet edhe në vendin ku ju banoni, tregojuni fëmijëve se ju keni menduar për furnizime rezervë në rast emergjence, apo cilat janë gjërat që duhet të dinë ata në raste të tilla.  Në rastin e koronavirusit të ri, tregoni se si familja juaj po ruan sigurinë për të parandaluar përhapjen e virusit duke qëdruar në shtëpi, duke larë duart shpesh, duke pastruar më shpesh, duke mbajtur distancë nga njerëzit e tjerë në rrugë dhe duke mos luajtur me fëmijët e tjerë.  Ky është gjithashtu një moment i mirë për t’u lutur sëbashku, që Zoti të na largojë shqetësimet dhe të na japë qetësi dhe mbrojtje.

#4: Vizatoni

Merrni letër të bardhë dhe ngjyra. Disa fëmijë mund të mos duan të flasin për diçka që ata i frikëson, por mund të jetë më e lehtë që të vizatojnë. Këshilltarët e fëmijëve e përdorin shpesh këtë teknikë, të cilën ne gjithashtu e kemi parë të dobishme në Hapësirat Miqësore për Fëmijë tw World Vision që kemi krijuar në rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019.

#5: Jepuni një mundësi për të ndihmuar

Ju mund të jeni një model i një njeriu të mirë dhe bujar. Ftojini fëmijët të bëjnë diçka për të ndihmuar njerëzit që janë prekur nga situata. Mund të jetë diçka e vogël, psh. të thoni një lutje së bashku, ose fëmijët tuaj mund të dhurojnë një vlerë të vogël nga kursimet e tyre, për të blerë ushqime për ata që nuk munden.

Tungjatjeta.al

 
Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni