RE-IN-VEST/ Trajnimet me nënat e rikthyera në Dibër zhvillohen në grupe online

You are here

  • 08-05-20 |

RE-IN-VEST/ Trajnimet me nënat e rikthyera në Dibër zhvillohen në grupe online

“U zgjova sot me mirënjohje, me shumë mirënjohje, dhe jo vetëm sot! U zgjova sot duke qenë mirënjohës dhe falenderues pafund Zotit, që më ka falur gjërat më të bukura në jetë. U zgjova duke thënë: Zot jam falenderues për gjithçka më ke fal, për shëndetin mbi të gjitha. E falenderova me gjithë zemër për fëmijët e mi, për shëndetin dhe buzëqeshjen e tyre,”- shkruan Silvana, një prej nënave, pjesë e grupit të trajnimeve online që po zhvillohen këto ditë në qarkun e Dibrës me nënat e rikthyera nga emigracioni.

Silvana së bashku me 14 nëna të tjera i janë bashkuar grupit të nënave të rikthyera nga emigracioni, pjesë e projektit RE-IN-VEST, të cilat pas kthimit në Shqipëri po përballen me shumë vështirësi në aspektin social dhe ekonomik në familjet e tyre. 

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 dhe respektimit të rregullave të distancimit fizik, trajnimet me nënat po zhvillohen online dhe synojnë diskutimin rreth temave dhe sfidave të ndryshme që po hasin në familje si, mirënjohja, disiplina, komunikimin me fëmijët, informimi mbi çështje të prindërimit pozitiv, marrëdhëniet në familje, etj.

Grupet e trajnimit po drejtohen nga koordinatorët përkatës në çdo bashki ku punon projekti, të cilët çdo ditë ndajnë temat në grup dhe iu japin nënave detyra në formën e lojërave të ndryshme. Një ditë më pas nënat ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre me njera-tjetrën në grup. Kjo shërben si një formë nxitjeje që nënat të ndihen më mirë dhe të marrin mbështetje në lidhje me sfida e njejta që kanë kaluar në jetë.  

Diskutimet në grup janë pritur nga nënat me shumë entuziazëm dhe janë një mënyrë socializimi në grup ndërkohë që vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët dhe familjen.

World Vision përmes projektit RE-IN-VEST të financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Albania përmes programit “Migracion për Zhvillim”, i vjen në ndihmë familjeve të rikthyera nga emigracioni në 13 bashki të vendit. Ky projekt po zhvillohet në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes me qëllim riintegrimin socio-ekonomik të familjeve të rikthyera nga emigracioni.

Tungjatjeta.al

 
Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Ardiani, 8 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

179

komunitete

8

zona të Shqipërisë
përmes programeve

19

Bashki
përmes programeve dhe projekteve

me mbi 60,000

fëmijë

Ne punojmë në

2

Komuna

22

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000 Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni