Një fillim i ri për Artin...

You are here

  • 24-01-20 |

Një fillim i ri për Artin...

Me të ardhurat që fitoj ndihmoj familjen dhe veten time. Tani që kam një punë, nuk jam i detyruar t’i kërkoj lekë mamit për çdo gjë, por shpesh e ndihmoj unë atë,” shprehet Arti, 19 vjeçari, i cili është #punësuar me ndihmën e projektit RE-IN-VEST në një kompleks në Përrenjas.

Arti është 19 vjeç dhe pasioni i tij më i madh është sporti, veçanërisht palestra, ku ai kalon pjesën më të madhe të kohës së lirë pas pune. Ai tregon se mundësitë për të bërë sport në zonën ku jeton janë të pakta sepse mungojnë hapësirat sportive, në ndryshim nga Gjermania, vendi ku ai kishte emigruar përpara tre vitesh bashkë me familjen.

Kishim dëshirë të jetonim atje. Ishim shumë mirë dhe i kishim të gjitha kushtet. Motra dhe unë vazhdonim shkollën, dhe tre ditë në javë ndiqnim një kurs për gjuhën gjermane. Fillimisht qëndruam në kamp dhe më pas na strehuan në një shtëpi në Gumbsheim, afër Frankfurtit. Unë dhe motra ishim përshtatur mjaft mirë dhe kishim krijuar edhe shoqëri në shkollë. Unë bëja sporte të ndryshme dhe më pëlqente shumë palestra. Çdo gjë po shkonte më së miri derisa për shkak të fluksit të emigrantëve nga vendet e tjera na erdhi refuzimi i kërkesës sonë për azil dhe u detyruam të ktheheshim në Shqipëri,” tregon i trishtuar Arti.

Familja e tij ka tre vite që është rikthyer në Përrenjas dhe prej kaq kohësh janë ende në kërkim të mundësive për punësim.

Kur u kthyem këtu çdo gjë dukej sikur nuk ecte, pasi nuk kishim as shtëpi. Jetojmë akoma me gjyshen dhe dajën dhe mundësitë për punë janë të pakta. Gjëja më e mirë është që më ka ndodhur pas rikthimit është që kam gjetur një punë me ndihmën e projektit të World Vision. Nuk kam një rrogë të madhe, por më ndihmon të heq shpenzimet që kam, dhe të ndihmoj familjen time sadopak,”- thotë Arti, i cili merr pjesë rregullisht në aktivitetet që Diakonia Agapes, ka organizuar për riintegrimin e  familjeve të rikthyera në këtë zonë në kuadër të projektit RE-IN-VEST.

Bashkë me motrën e tij, Arti është bërë pjesë edhe e kampeve verore për të rinjtë e rikthyer nga emigracioni me synim socializimin dhe argëtimin e tyre. Ata janë bërë pjesë e grupeve ‘Impact Club’ të cilët kanë si qëllim të ndihmojnë të rinjtë për të ngritur zërin rreth gjërave që i shqetësojnë në komunitetin e tyre.

Bisedën me ne Arti zgjodhi ta mbyllë me një mesazh për të gjithë bashkëmoshatarët e tij: “Mos u merrni me gjëra të cilat nuk i përkasin moshës tonë dhe për të cilat do të vijë një ditë që do të pendoheni. Mos krijoni debate me familjarët sepse ata janë të vetmit që na duan vërtet në këtë botë, por gjeni një punë dhe filloni të punoni e studioni njëkohësisht që nesër të jeni të zotët e vetes dhe familjes”.

World Vision përmes projektit RE-IN-VEST, të financuar nga Qeveria Gjermane dhe implementuar nga GIZ Albania po i vjen në ndihmë familjeve të rikthyera nga emigracioni në 13 bashki në Shqipëri, të cilat po përballen me probleme të mëdha sociale dhe ekonomike. Ky projekt po zhvillohet në partneritet me SHKEJ dhe Diakonia Agapes.

Tungjatjeta.al

 
Elvani, 8 vjeç
Librazhd

Diagnostikuar me autizëm. Me 400 lekë në muaj, do të bëhet e mundur të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore!

Ardiani, 8 vjeç e gjysmë
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Me 400 lekë në muaj do të mund të ndjekë një plan individual zhillimi, me ekip të specializuar!

Marigleni, 9-vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për seanca logopedie.

Jasmina, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Sindroma Rett, një sëmundje e rrallë gjenetike që e bën të sëmurin të humbasë të folurën, oreksin, përdorimin e duarve dhe shumë

Alesia, 9 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të shkoj në shkollë me makinë."

Selma, 4 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Spina bifida/Paraplegji.
Me 400 leke në muaj ajo do të fillojë të lëvizë dhe të artikulojë fjalët e para.

 

Soni, 11 vjeç
Shqipëri

Altin, 3 vjeç
Shqipëri

Altini e takojmë në oborrin e shtëpisë… Në muajin Shkurt ai bën 3 vjeç… Ka një buzëqeshje të ëmbël dhe kur qesh sytë e tij të mëdhej i nd

Oligerta, 14 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Ajo nuk flet, nuk reagon ndaj asgjëje, nuk lëviz asnjë gjymtyrë.

Gabriela, 15 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga çrregullimet e spektrit të autizmit.
“Me 400 lekë në muaj, unë do të mundem të mësoj gërmat e alfabetit".

Emanueli, 4 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Sindroma WEST (Encefalopati Epileptogjene). Me 400 lekë në muaj, ai do të mësojë të qëndrojë ulur

Arta, 7 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga paraliza cerebrale. Nuk mund të qëndrojë në këmbë për nje kohë të gjatë.

Arjani, 15 vjeç
Shqipëri

Vuan nga autizmi fëminor. Ka nevojë për shërbime logopodie.

Irena, 10 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga autizmi. Ka nevojë për trajtim të specializuar.

Ana, 15 vjeçe
Shqipëri

Diagnostikuar me Paralizë Cerebrale. Nuk mund te ecë dhe të flasë. Me 400 lekë në muaj do të marrë ndihmë te specializuar!

Juliani, 12 vjeç
Librazhd

Ai ka probleme me shikimin.
"Me 400 lekë në muaj, unë do të mund të shikoj më mirë".

Emiljano, 2 vjeç
Shqipëri

Vuan nga Paraliza Cerebrale. Me 400 lekë në muaj, ai do të mund të ecë.

Klajdi, 11 vjeç
Shqipëri

I diagnostifikuar me Paralizë Cerebrale/Paraplegji.  Me 400 lekë në muaj do mund të marrë seanca fizioterapie për të përmirësuar lëvizjet

Bruna, 7 vjeçe
Shqipëri

 Diagnostikuar me çrregullime të spektrit të autizmit.

Fjorida, 11 vjeçe
Librazhd

Vuan nga ischemia cerebrale e avancuar.
Me 400 lekë në muaj ajo do të mund fillojë të flasë më qartë.

Sara, 6 vjeçe
Shqipëri

Sara vuan nga Paraliza Cerebrle
​Me 400 lekë në muaj ajo do të marrë fizioterapi dhe do të ndiejë më pak dhimbje trupi.

Leonora, 16 vjeçe
Shqipëri

Vuan nga Epilepsi e gjeneralizuar. Ka nevojë për seanca logopedie.

Donaldi, 10 vjeç
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Jetë në plotësi për çdo fëmijë

Ne punojmë në mbi 

220

komunitete

10

zona të Shqipërisë

25

Bashki

50,000

fëmijë përfitojnë çdo vit nga programet e World Vision.

Ne punojmë në

10

Komuna

19

Komunitete

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Skënderbej”, Ndërtesa Gurten,
    Kati 2, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org
Kosovë
  • Rruga "Lorenc Antoni|, Nr.38, 10000
    Prishtinë, Kosovë
  • Tel: +381 (0)38 221 812

Na Ndiqni